Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iran/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja pëson vdekje klinike

2023/10/22 at 3:02 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Iran/ U dhunua nga policia për shkeljen e ligjit të hixhabit, adoleshentja pëson vdekje klinike

Një vajzë adoleshente iraniane, e cila ra në koma në fillim të këtij muaji pas një konfrontimi të dyshuar me zyrtarët policorë për shkeljen e ligjit të hixhabit, ka pësuar vdekje në tru, raportuan të dielën shtetërore iraniane.

“Hollësitë e fundit rreth gjendjes shëndetësore të Armita Gervanadit tregojnë se vdekja në tru është e sigurt për të, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor”, tha rrjeti i lajmeve i Republikës Islamike të Iranit.

Armita dhe dy shoqet e saj tentuan të futeshin në një stacion metroje në Teheran nw fund tw shtatorit, ku u ndaluan nga oficerët e policisë për shkak se nuk e kishin veshur hixhabin, bartja e të cilit është detyrim në Iran.

Oficerët e rrahën Armitën, 16-vjeçe, së cilës i ra të fikët më vonë pasi kishte hyrë në një tren.

Ajo u dërgua në spitalin e Forcave Ajrore, Fajr, në periferi të Teheranit, ku ka rënë në koma që nga 1 tetori, sipas grupeve për të drejtat e njeriut dhe gazetarëve të cilët pretendojnë se Armita është viktima më e fundit e ligjit brutal detyrues të Iranit për bartjen e shamisë së kokës.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA, pretendon se Armita e kishte humbur vetëdijen pasi i kishte rënë shtypja e gjakut dhe si pasojë e kishte përplasur kokën në skajin e vagonit të metrosë.

Pamjet e publikuara nga IRNA prej kamerave të sigurisë, të cilat duket se janë ndrequr, e shfaqin një grup vajzash pa hixhab, apo shaminë e kokës, duke u futur në vagon. Pothuajse menjëherë, njëra nga vajzat zmbrapset dhe del jashtë vagonit. Ajo e tërheq jashtë vagonit një vajzë tjetër, e cila duket të jetë pandjenja.

Hyrja e stacioneve të metrosë në Teheran shpesh ruhet nga zyrtarë policorë, apo punonjës të kompanisë, të cilët ua ndalojnë hyrjen grave që nuk i përmbahen kodit të veshjes islamike.

Hengaw, një grup me bazë në Norvegji, i cili i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, e ka hedhur poshtë versionin zyrtar të ngjarjeve. Ky grup tha më 3 tetor se Garavandi ishte viktimë e “një sulmi të rëndë fizik” nga anëtarët e policisë famëkeqe të moralit dhe se ajo u sulmua për shkak se “nuk iu përmbajt ligjit për hixhabin”./REL

Etiketa: hixhabIranpolicivdekje klinike

Ju sugjerojmë

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

13 Nëntor, 2025 12:11 am
Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
-U tha në Opinion

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

12 Nëntor, 2025 11:04 pm
VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
Kronikë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

12 Nëntor, 2025 8:22 pm
A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
Sport

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

12 Nëntor, 2025 7:55 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Jemi të gatshëm për rifillimin e bisedimeve me Ukrainën

12 Nëntor, 2025 7:30 pm
Gjyqi/ Netanyahu falenderon Trump: Do e bëjmë Lindjen e Mesme të Madhe Sërish!
Bota

Trumpi kërkon zyrtarisht faljen e Netanyahut

12 Nëntor, 2025 6:54 pm
“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein
Bota

“Ka kaluar orë në shtëpinë time me të”, emri i Trump përmendet në e-mailet e Epstein

12 Nëntor, 2025 5:52 pm
Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën
Aktualitet

Veliaj në burg, Rama: Kushtetuesja t’i japë mundësinë të bëjë detyrën

12 Nëntor, 2025 5:25 pm
Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti
Kryesore

Rama zbulon skemën: Si do rriten pensionet në mënyrë progresive vit pas viti

12 Nëntor, 2025 4:52 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Sylvinho për “Corriere”:Arritja në Kupën e Botës me Shqipërinë është bërë një mision

12 Nëntor, 2025 4:51 pm
Para
Qëlloi aksidentalisht me armë zjarri, kapet shoferi i “BMW-së” në Sarandë

Vlorë/ 3 të rinj detyrojnë 26-vjeçaren të përdorë drogë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me të

Po trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Po trafikonte armë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

“Nuk kam pasur as taka futbolli”, flet Jasir Asani: Pagesat ja dorëzoj babait

“Nuk kam pasur as taka futbolli”, flet Jasir Asani: Pagesat ja dorëzoj babait

TE FUNDIT

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin

Aeroporti i Vlorës, Valon Ademi tregon momentin e thyerjes me Pacollin
13 Nëntor, 2025

Në intervistën për “Opinion” në Tv Klan ku Valon Ademi tregon versionin e tij për aeroportin e Vlorës, pas atij...

Lexo më shumë

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës

Ademi rrëfen marrëveshjen e parë me Pacollin për aeroportin e Vlorës
12 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, 12 nëntor, në studion e Opinion ishte biznesmeni Valon Ademi, për të dhënë versionin e tij lidhur...

Lexo më shumë

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës

VIDEO/ Vrasja në Rinas, tre persona qëllojnë njëkohësisht me armë drejt makinës
12 Nëntor, 2025

Opinion.al ka siguruar një tjetër video të atentatit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilamndo Dani dhe mbeti i plagosur...

Lexo më shumë

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta

A po kthehet Messi në Barcelonë? Ja çfarë thotë presidenti Laporta
12 Nëntor, 2025

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka hedhur poshtë çdo mundësi që Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou” në formë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com