Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

2025/06/20 at 9:12 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Iran-Izrael: A ka diplomacia ende një shans?

Tre ministra të Jashtëm evropianë takohen të premten në Gjenevë me homologun iranian.


A mund të arrihet progres?

Presioni intensiv ushtarak mbi Teheranin mund ta lehtësojë këtë.

Në Gjenevë takohen të premten (20.06.) ministrat e Jashtëm të të ashtuquajturit “E3” – Gjermania,  Franca  dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët diskutojnë të ardhmen e programit bërthamor iranian me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi. Pritet që të marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul foli në programin gjerman të ARD-së rreth kërcënimit që paraqet Irani,  i cili prek jo vetëm Izraelin,  por “edhe ne”. Ndërsa Irani kohët e fundit e ka ngadalësuar programin e tij bërthamor, pasurimi “padyshim ka vazhduar” dhe është “shumë mbi nivelet civile”.

Pra, çfarë roli ndërmjetësues mund të luajë Gjermania dhe çfarë pritjesh kanë ministrat e E3 në Gjenevë?

Röttgen: “Ndryshim i vërtetë” në politikën e Lindjes së Mesme

Norbert Röttgen, nënkryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, i cili shpesh e kishte kritikuar qeverinë e koalicionit të mëparshëm gjerman për politikën e saj të paqëndrueshme ndaj Iranit, e sheh tani Gjermaninë në një “pozicion të qartë”.

Kancelari Merz ka “marrë drejtimin” dhe e ka bërë të qartë se rreziku buron nga Irani, pasi ky vend po përpiqet të bëhet një fuqi bërthamore.

Kjo është një pikë thelbësore dhe “ndryshim i vërtetë nga politika e mëparshme në Lindjen e Mesme”, tha Röttgen. Por nëse do të ketë edhe një ndryshim të vërtetë në në negociata në Gjenevë mbetet e paqartë.

Po pse të vazhdojnë negociatat kur diplomacia nuk ka qenë në gjendje ta ndalojë programin bërthamor të Iranit në të kaluarën?

“Ne duhet të provojmë se jemi ende të aftë të zgjidhim konfliktet në këtë botë në mënyrë diplomatike”, thotë zëdhënësi i politikës së jashtme të SPD-së, Adis Ahmetoviç.

Regjimi iranian duhet të rikthehet në tryezën e negociatave. Gjermania gëzon besim të madh në Lindjen e Mesme, edhe për shkak të rolit të saj në negociatat për marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, sipas Ahmetoviç.

Gjermania luajti një rol kyç në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhjetë vjet më parë. Përveç vendeve të E3, pjesë e grupit negociator në atë kohë ishin gjithashtu SHBA-të, Rusia dhe Kina.

Trump do “kapitullim pa kushte”

Politikani i Partisë së Gjelbër dhe Zvendëspresidenti i Bundestagut, Omid Nouripour, tha për programin e mëngjesit të ARD, se i konsideron përpjekjet diplomatike “shumë të mira dhe të rëndësishme”.

Ai beson se ky mund të jetë shansi i fundit “për të parandaluar shpërthimin e madh”. Ai vetë erdhi në Gjermani me familjen e tij nga Irani në moshën 13 vjeç.

Po ndërsa evropianët duan të flasin për programin bërthamor të Iranit që të përdoret vetëm për qëllime civile, Presidenti i SHBA-së Trump foli së fundmi për “kapitullim pa kushte”. Irani duhet ta braktisë plotësisht programin e tij bërthamor.

“Ka shumë pasiguri tek kjo pikë”, thotë Nouripour. “Pra, pyetja është nëse evropianët do të negociojnë në një mënyrë që i kënaq amerikanët.”

Edhe pse diplomacia evropiane ka hasur shpesh në limitet e saj në të kaluarën, eksperti i politikës së jashtme Röttgen megjithatë i sheh bisedimet në Gjenevë si një mundësi, pasi situata e Iranit tani është e ndryshme dhe ekzistenca e regjimit të mullahëve është e kërcënuar. Ndoshta braktisja e programit bërthamor është aktualisht “e keqja më e vogël”, thotë Röttgen.

”Regjimit duhet t’i jepet mundësia. Është mirë që evropianët ia ofrojnë atë.”/DW



Ju sugjerojmë

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
Bota

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

25 Shtator, 2025 8:28 pm
Vdekja e Navalnyt, Biden: SHBA po shqyrton sanksione shtesë kundër Rusisë
Bota

Donald Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

25 Shtator, 2025 7:38 pm
Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit
Politikë

Zëdhënësja e PL ironizon Silva Cakën: Paska aplikuar në “Shkollën” e Korrupsionit

25 Shtator, 2025 6:51 pm
Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza
Bota

Italia dhe Spanja, anije ushtarake për të mbrojtur ndihmat në Gaza

25 Shtator, 2025 6:42 pm
Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi
Rajoni

Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

25 Shtator, 2025 6:26 pm
VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median
Bota

VIDEO/ Ish-presidenti i Francës u dënua me 5 vite burg, bashkëshortja sulmon median

25 Shtator, 2025 5:26 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Durrës/ Përplasi me makinë një 55-vjeçar, dyshohet se donte ta vriste

25 Shtator, 2025 4:47 pm
Para
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza

Durrës/ Përshtatën vilën me qira për shfrytëzim prostitucioni, arrestohen 4 kineze

Trump e konsideroi një “shënjestër të lehtë”/ Khamenei: Beteja fillon

Khamenei: Izraeli po ndëshkohet tani. Përgjigjja më e vogël ndaj krimeve të kryera

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj

Fushë-Krujë/ Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali. Detajet nga ngjarja
















TE FUNDIT

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
25 Shtator, 2025

Ilir Alimehmeti ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me zgjedhjet që priten të zhvillohen për bashkinë e Tiranës. Ai...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
25 Shtator, 2025

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati,  ka kritikuar qëndrimet e Shqipërisë në raport me konfliktet dhe zhvillimet ndërkombëtare, Në emisionin “Opinion”,...

Lexo më shumë

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
25 Shtator, 2025

“Çfarë po ndodh me Palestinën”, është tema që po diskutohet këtë të enjte në emisionin “Opinion”. Për përplasjet mes Izraelit...

Lexo më shumë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë

Presidenti i Polonisë: Trump po ia lë Evropës luftën në Ukrainë
25 Shtator, 2025

Retorika ndryshuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me mundësinë e Ukrainës për të rifituar të gjitha territoret...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com