Te Fundit

IPPR: OBSH dhe Kina mund të vepronin më shpejt kundër COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:54 - 19/01/21 |
Opi Nion

Paneli i Pavarur për Gatishmërinë dhe Reagimin ndaj Pandemisë (IPPR) ka deklaruar se Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Kina mund të kishin vepruar më shpejtë për të izoluar COVID-19.

Sipas raportit të IPPR, një vlerësim i “fazës së hershme të shpërthimit të COVID-19, tregoi se duhej të veprohej më shpejt”.

Për herë të parë, koronavirusi u zbulua në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019 dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shendetësisë që të shpall në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.

Që atëherë, shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim “transparent” për origjinën e koronavirusit.

Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Wuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht se e ka origjinën aty. Sipas Universitetit, Johns Hopkins, deri më 18 janar mbi 93 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, prej të cilëve mbi 2 milionë kanë vdekur.

IPPR është një organ i themeluar nga OBSH në Asamblenë e 73-të Botërore të Shëndetit në maj 2020, ku shtetet anëtare miratuan një rezolutë të rëndësishme që i bëri thirrje OBSH-së të fillojë një vlerësim të pavarur dhe gjithëpërfshirës të mësimeve të nxjerra nga reagimi shëndetësor ndërkombëtar ndaj COVID-19.

Pas