Modelet e celularëve të rinj iPhone 8 Plus dhe iPhone X janë shumë më të mëdha se aparatet e vjetra iPhone 4 apo 5, prandaj edhe përdorimi i tyre mund të jetë pak i sikletshëm. Megjithatë n uk duhet të shqetësoheni sepse Apple ka menduar edhe për këtë. Në përditësimin e fundit iOS 11 kompania ka future një opsion shumë të dobishëm falë të cilit mund të shkruani mesazhe më thjesht.
Mjafton të mbani shtypur ikonën e emojit (ose të globit) që ndodhet në të majtë të butonit të hapsirës. Aty do t’ju shfaqen tre tastiera: një normale dhe dy të tjera të cilat e spostojnë tastierën majtas ose djathtas, – në varësi të dorës me të cilën e përdorni më shpesh. Nëse po përdorni një variant Plus të iPhone 6, 7 ose 8 rezultati do të jetë një tastier më e vogël se ajo aktualja.