Ambasadori Soreca prezantoi sot në shpërndarjen e fondeve në kuadër të marrrëveshjes IPA 2. Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për mbarëvajtjen e reformës në drejtësi.
Soreca tha se nga 42 milionë euro për reformën, 32 milionë do ti shkojnë buxhetit të shtetit. Ai theksoi se kjo mbështetje vjen në një moment të rëndësishëm pasi pritet ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë.
“42 mln euro për t’u siguruar që Reforma në drejtësi do të vazhdojë dhe ajo është e ardhmja duke përfshirë këtu 34 mln me anë të të cilave i jepet një kontribut i drejtpërdrejt buxhetit të Shqipërisë dhe këto fonde janë bazuar plotësisht në rezultatet e strategjisë së drejtësisë. Sa më shumë zbatohet kjo strategji, aq më shumë para do të kalojnë.
Mbështetja mbulon të gjitha fushat dhe institucionet e sistemit e sistemit të drejtësisë. Po ashtu vjen në një moment shumë të rëndësishëm dhe të bërë të mundur dhe për të siguruar pra ngritjen e shpejtë dhe të plotë të institucioneve të reja dhe ne më padurim e presim këtë gjë” tha Soreca.
Ai përmendi gjithashtu se ky program i kushton rëndësi të veçantë luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Javët dhe muajt në vijim do të jenë kyçe për Shqipërinë pasi jemi shumë afër krijimit të SPAK dhe BKH. Gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm dhe ata që punojnë në fushën e sundimit të ligjit po diskutojnë tashmë se si mund të ndiqet në mënyrën më efikase lufta kundër korrupsionit dhe ndaj krimit të organizuar. 20 mln euro në dispozicion të prokurorisë për të arritur rezultate në goditjen e rrjeteve kriminale” deklaroi ambasadori i BE-së.
Projekti IPA 2 do të financojë edhe sektorë të tjerë veç zbatimit të ligjit. Soreca tha se UKT-të e bashkive do të përfitojnë fonde për të ndihmuar ngritjen e infrastrukturave.
“Ajo që dëshiroj të them është që partneriteti ynë shkon tej zbatimit të ligjit. Mbështetje mjaft e madhe do të jepet për mjedisin dhe përmirësimin e cilësisë së ujit. Ndihma do ti jepen infrastrukturave bashkiake për ujërat e zeza dhe po ashtu për funksionimin e UKT-së. 6 mln euro do të jepen për rehabilitimin e Bylisit këtij vendi kaq unik për Shqipërinë dhe Europën” deklaroi Soreca. /Opinion.al