Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri, po vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmën ndaj personave të prekur nga tërmeti.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se ditën e djeshme Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës./Opinion.al
Reagimi
Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nëntorit. Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës. #ShbaQendronKrahShqiperise./Opinion.al