Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimi tek Gjiri i Lalzit, hetuesit: Biznesmeni amerikano – libanez u rrah nga banorët

2016/09/12 at 3:54 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Si u përpoq policia të banalizonte rrahjen e biznesmenit që po investon miliona euro

Dyshimet se rrahja barbare e biznesmenit amerikano – libanez pranë kryqëzimit të Lakansit, ditën e shtunë, nuk ka qenë ngjarje e rastësishme, kanë ngushtuar rrethin e hetimeve.

Burime nga grupi hetimor thanë se pista kryesore e hetimit mbetet ajo e konfliktit për shkak të investimit që po kryente Fadi Mitri në zonën e Gjirit të Lalzit.

Kjo është prona prej 28 hektarësh, në të cilën kompania Omnix Albania, me administrator biznesmenin libanez, do të investojë rreth 200 milionë euro për ngritjen e një kompleksi turistik multifunksional.

Kjo pronë, në vitin 2011 u bë shkak për një protestë të banorëve të Gjirit të Lalzit, të cilët prishen edhe rrethimin e saj.

Hetuesit dyshojnë se janë pikërisht banorë të kësaj zonë, ata që e kanë dhunuar biznesmenin ose që kanë paguar persona të posaçëm për ta dhunuar.

Kjo e dyta është pista më e besueshme, pasi biznesmeni i dhunuar dhe shoferi i tij kanë deklaruar në polici se njëri nga agresorët e ka filmuar ngjarjen, ndoshta për t’ua treguar porositësve.

Ata i kishin thënë gjithashtu atij të ndërpriste punimet dhe të largohej nga Shqipëria.

Për policinë, ngjarja është e lidhur me investimin. Në versionin e parë, policia tha se konflikti ndodhi pas një aksidenti rrugor, por tashmë kjo pistë është rrëzuar nga hetuesit.

Problemet me pronën duket se janë bërë shkak edhe për vonesën e punimeve.

Një vendim i qeverisë i marrë në Gusht të këtij viti për shpyllëzimet, përcakton se sipërfaqja pyjore prej 28 hektarësh në ngastrat 70 A, B, C, D, të ekonomisë pyjore rrotull, do të përdoret nga shoqëria “Omnix Albania”, për ndërtimin e një kompleksi turistik rezidencial.

Policia e Durrësi dhe ajo e Tiranës që po kryejnë hetimin për këtë ngjarje të rënda kanë shoqëruar 12 persona. /Tv Klan

Etiketa: biznesmengjiri i lalzitrrahje

Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Aksidentohet rëndë futbollisti, shihni si është bërë makina

Aksidentohet rëndë futbollisti, shihni si është bërë makina

VIDEO/ Të martën nis viti i ri shkollor, vazhdojnë radhët për librat që mungojnë

VIDEO/ Të martën nis viti i ri shkollor, vazhdojnë radhët për librat që mungojnë

Sot 18 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

Sot 18 vjet nga vrasja e Azem Hajdarit

TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com