Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimi në Sazan dhe Zvërnec, arkitekti tregon se si lindi ideja për të investuar në Shqipëri

2024/05/20 at 11:17 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Investimi në Sazan dhe Zvërnec, arkitekti tregon se si lindi ideja për të investuar në Shqipëri

Për Qeverinë e Shqipërisë, investimet e pritshme të, Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump në ishullin e Sazanit është një mundësi “e artë” për t’i dhënë një tjetër nivël zhvillimi turizmit në vend.

Për investimin në ishullu ka folur për emisionin “Opinion”, arkitekti që ka ideuar projektin e Sazanit dhe Zvërnecit, Asher Abehsera.

Ai tregon se si u krijua për herë të parë ideja për të investuar në vendin tonë dhe si u vendos që investimet të kryheshin në Sazan.

Abehsera thekson se Shqipëria ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për shkak të pozicionit gjeografik.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Ju jeni arkitekt…

Abehsera: Ne jemi një grup projektuesish, planifikuesish, ndërtuesish…

Fevziu: Jeni të bazuar në qytetin e Nju Jorkut?

Abehsera: I kemi bazat në Shtetet e Bashkuara. Kemi një zyrë në Nju Jork dhe një zyrë në Majami.

Fevziu: Për sa kohë jeni përfshirë në këtë punë?

Abehsera: Në këtë industri?

Fevziu: Po.

Abehsera: Do të thosha për 18 vite.

Fevziu: 18 vite.

Abehsera: Po.

Fevziu: Si u përfshitë në këtë projekt, projektin e Sazanit dhe Zvërnecit?

Abehsera: Kjo erdhi nëpërmjet një miqësie. Miku im i mirë Xharedi, me të cilin jemi partner për një kohë të gjatë, erdhi me një mik të tij në rajon. Ishin në një anije, në një jaht, dhe panë ujërat e bukur e thanë: le të ndalemi në këtë rajon. Dhe një mik i tij i tregoj këtë xhevahir të magjishëm në mes të Mesdheut.

Fevziu: Mendoni që Sazani është vërtetë një xhevahir në Mesdhe?

Abehsera: Absolutisht. Absolutisht që është.

Feziu: Pse? Mesdheu është i mbushur me ishuj, ishuj të bukur.

Abehsera: Mendoj se keni një bashkim… Si fillim keni pozitën gjeografike në hartë. Sazani është oazë e bukur brenda një ishulli, brenda në ujit ku shikoni detit Jon dhe atë Adriatik që takohen. Në fakt mund të shikoni nuancat e ndryshme të ngjyrës blu duke puthur njëra tjetrën.

Fevziu: Po.

Abehsera: Në anën tjetër…

Fevziu: Në njërën anë është blu më e errët ndërsa deti Adriatik ka nuancë tjetër bluje.

Abehsera: Kur mendoni për perspektivën… Nga ana gjeografike është në Shqipëri por në të vërtetë ndodhet midis Italisë dhe Greqisë dhe Malit të Zi, pra keni xhevahir të pazbuluar në mes të detit i cili të jep ndjesinë: çfarë është kjo? Është si poezi sepse kur dilni dhe filloni të ecni në kodër aty fillon të ndodh magjia.

Fevziu: Dua ta nis direkt me projektin por në fillim, pa kaluar aty dua t’ju pyes, a keni folur me Xhared Kushner-in? Është një mik apo është vetëm biznesi që ju bashkon?

Abehsera: Xharedi është një mik shumë i mirë të cilin e admiroj vërtetë dhe me të cilin bëjmë biznes.

Fevziu: Jeni partner në biznesi. Kur e vizituat Shqipërinë për herë të parë?

Abehsera: Shqipërinë për herë të parë e vizitova para një viti e gjysmë.

Fevziu: Para një viti e gjysmë. Dinit ndonjë gjë për Shqipërinë përpara se të vinit këtu?

Abehsera: Asgjë.

Fevziu: Asgjë. Dhe cila ka qenë përshtypja juaj e parë?

Abehsera: Kur erdha këtu?

Fevziu: Po.

Abehsera: U mrekullova. Mu duk një vend shumë romantik. I thash njerëzve, që gjëja e parë që më pëlqeu ishin njerëzit. Më pëlqejnë shumë shqiptarët. Më pëlqen eleganca, arsimi, mënyra se si sillen. Mendova se ishte një vend jashtëzakonisht shumë i bukur qoftë nga ana estetike por ndjeva po ashtu emocionin e gjërave që do të vijnë.

Fevziu: Ju keni vizituar vetëm Vlorën, Sazanin dhe Zvërnecin apo tërë…

Abehsera: Kam vizituar tërë bregdetin.

Ju sugjerojmë

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
Aktualitet

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

2 Janar, 2026 9:24 pm
Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
Aktualitet

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

2 Janar, 2026 7:57 pm
U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
Bota

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

2 Janar, 2026 6:55 pm
Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

2 Janar, 2026 6:33 pm
Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Kryesore

Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet

2 Janar, 2026 5:11 pm
Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër
Bota

Zbulohet si nisi zjarri që i mori jetën 47 personave brenda lokalit në Zvicër

2 Janar, 2026 4:31 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Orikum/ Burri vret gruan dhe më pas vetëvritet në garazh

2 Janar, 2026 3:16 pm
Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë
Aktualitet

Korçë/ Prezencë akulli në rrugë, Policia apel qytetarëve: Përdorni zinxhirë

2 Janar, 2026 1:54 pm
Auto-Skicë
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën çifti i bashkëshortëve

2 Janar, 2026 10:53 am
Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Para
“Punimet në Sazan dhe në Zvërnec mund të zgjasin 10 vite”, Arkitekti: Ne kemi nisur nga puna…

“Punimet në Sazan dhe në Zvërnec mund të zgjasin 10 vite”, Arkitekti: Ne kemi nisur nga puna...

Çfarë do të ruani dhe çfarë nuk është e nevojshme të ruhet nga ishulli i Sazanit? Ja si përgjigjet arkitekti Asher Abehsera

Çfarë do të ruani dhe çfarë nuk është e nevojshme të ruhet nga ishulli i Sazanit? Ja si përgjigjet arkitekti Asher Abehsera

Investimi në Sazan/ A do të jetë një zonë vetëm për të pasurit? Flet arkitekti

Investimi në Sazan/ A do të jetë një zonë vetëm për të pasurit? Flet arkitekti

TE FUNDIT

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse

Dëborë dhe akull në veri, thirrje për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve në këto akse
2 Janar, 2026

Prefekti i Qarkut Shkodër informon se gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në...

Lexo më shumë

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale

Prince Caffe: Lajm i rremë i porositur, ne bashkëpunojmë me brende globale
2 Janar, 2026

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet...

Lexo më shumë

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore

U tall me nënshtetësinë e tij franceze,Clooney- Trump: Ta bëjmë Amerikën madhështore
2 Janar, 2026

Aktori i njohur hollivudian George Clooney ka reaguar ashpër ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit kritikoi vendimin...

Lexo më shumë

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit
2 Janar, 2026

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com