Aktualitet

Investimet për Portin e ri të Durrësit, Balluku: Punësohen 10-12 mijë persona



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:39 - 04/11/22 |
Opi Nion

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në një dalje për mediat këtë të premtë bëri me dije se është hedhur një tjetër hap me projektin e ri turistik të Portit të Durrësit.

Balluku tha se është nënshkruar një marrëveshje mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company për ndërtimin e ballinës ujore te Portit të Durrësit si të portit të jahteve.

Më tej ministja u shpreh se investimi do të jetë 2 miliardë euro dhe do ta çojë turizmin në Shqipëri në një nivel ndërkombëtar.

“Sot gjatë mbledhjes së radhës së Këshillit të Ministrave kemi miratuar marrëveshjen kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company. Kjo është një marrëveshje kuadër e cila lidhet me ndërtimin e ballinës ujore te Portit të Durrësit si edhe me Portin e jahteve. Forma e bashkëpunimit të shtetit në këtë investim u miratua përmes pjesëmarrjes së shtetit përmes një shoqërie tregëtare të përbashkët me investitorin privat kushtëzuar ky vendim nga arritja e një marrëveshjeje të vlefshme mes palëve. Dy miliardë euro do të jetë investimi në portin e Durrësit. Parashikohet në mënyrë direkte dhe indirekte punësimi i 10 mijë deri në 12 mijë personave. Ky është një projekt që nuk do të ndikojë vetëm në qytetit e Durrësit por do ta vendosë Shqipërinë në hartën globale të turizmit”, tha Balluku.

Pas