Kryeministri Rama reagon lidhur me projektin e resortit të të dhëndrit të ish-President Trump për resorted në Sazan.
Gjatë fjalës së tij, Rama thotë se projekti është vetëm një propozim.
Ai theksoi se nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para.
Pyetje: Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?
“Ne nuk zgjedhim persona, ne në bazë të legjislacionit shqiptar, i referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen. Transforimi i Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit Mesdhetar, është ambicie e kahershme. Për hir të së vërtetës e kanë pasur ambicie dhe qeveri paraardhëse. Më parë ishte e paimagjinueshme që të afroheshin investitorë të fuqishëm. Ne jemi absolutisht që kemi një propozim.
Propozimi nuk është ende në procesin e domosdoshëm ku duhet të kalojnë disa shkallë. Është bërë një aplikim në projektin AIDA. Nëse projekti përputhet me vizionin tonë dhe nëse projekti i plotëson kushtet dhe përputhet me vizionin për këtë zonë, atëherë do të çohet para”, tha ai./Opinion.al