Aktualitet

Investimet amerikane në Shqipëri, prioritet energjetika


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 06/02/21 |
el ida

“Potenciali për investime të mëdha amerikane në Shqipëri është real. Shqipëria ka fuqi punëtore të zgjuar dhe pozitë gjeografike strategjike. Sundim më i fortë i ligjit, transparencë & gjykata të pastra do tërheqin më shumë. Kjo është arsyeja përse Reforma në Drejtësi ka rëndësi. Demokracia, Mbrojtja dhe Biznesi janë të ndërlidhura”.

Është ky një postim në tuiter i Ambasadës Amerikane, që shoqëron një intervistë me John Jovanovic, drejtori i zyrës së përhershme të Korporatës Ndërkombëtare të Zhvillimit Financiar (DFC) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me qendër në Beograd.

Gjatë intervistës per “Monitor”, Jovanoviç u shpreh se objektivat kryesore të zhvillimit të SHBA-së për Shqipërinë janë të lidhura me sektorin e energjisë, ku përveç Skaviës parashikohet edhe një impiant i gazit në Vlorë.

Pjesë nga intervista

Cilat janë planet tuaja konkrete për Shqipërinë? Cilët janë sektorët që ju duken më tërheqës?

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në industri të ndryshme. Duke pasur parasysh objektivat tona të zhvillimit, një fushë kryesore e fokusit është sektori i energjisë. Shqipëria është e bekuar me një bollëk të energjisë së rinovueshme. Në fakt, ju prodhoni energji të mjaftueshme për të përmbushur kërkesën tuaj vjetore, pothuajse tërësisht nga burime të rinovueshme.

Le të ndalemi dhe të mendojmë rreth kësaj për një sekondë. Ju jeni të rrethuar nga vende që po përpiqen të largohen nga një sistem elektrik me bazë linjiti, për një sërë arsyesh shumë të mira, ku shëndeti publik dhe mjedisi janë përparësi kryesore. Në Shqipëri, DFC planifikon të ndihmojë në sjelljen e investimeve private, me synim zgjerimin dhe stabilizimin e energjisë së rinovueshme në të ardhmen dhe t’ju ndihmojë të bëheni një lider rajonal në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë.

A jeni i interesuar të financoni projektin e hidrocentralit të Skavicës? Nëse po, ju do ta financoni atë 100% apo do të ketë edhe të tjerë? Kredia do t’i jepet qeverisë shqiptare se do të jetë një kredi tregtare për kompaninë KESH (prodhimi i energjisë elektrike)?

Kolegët tanë në Bankën Amerikane të Eksport-Importit po luajnë rol kryesor në projektin e hidrocentralit të Skavicës. Ne jemi të kënaqur, që Bechtel, një kompani shumë e mirë amerikane me një histori të besueshme, që ndërton projekte në shkallë të gjerë në të gjithë botën, të angazhohet për Skavicën. Fakti që Banka Amerikane e Eksportit dhe Importit dhe Bechtel janë partnerë në këtë projekt duhet t’u japë njerëzve në Shqipëri një ndjenjë entuziazmi dhe optimizmi se një projekt strategjik si Skavica do të realizohet.

Një projekt specifik që ne po mbështesim në Shqipëri është plani për të kthyer Vlorën në një impiant energjie të gazit natyror, të mundësuar nga furnizimi me gaz nga Shtetet e Bashkuara. Nëse realizohet, Vlora ka potencialin për të ndihmuar në stabilizimin dhe sigurimin e së ardhmes së energjisë së rinovueshme në Shqipëri.

 

 

 

Pas