Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investime qindra miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

2025/03/05 at 11:09 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Investime qindra miliardë euro për mbrojtjen në Gjermani

Partitë CDU, CSU dhe SPD kanë rënë dakord që të shfuqizojnë kufirin e borxheve shtetërore lidhur me shpenzimet për mbrojtjen.


Ndërsa 500 miliardë euro duhet të investohen për ripërtëritjen e infrastrukturës së vjetëruar.

Nën presion të madh, Unioni CDU/CSUdhe SPD po zhvillojnë bisedime paraprake për një koalicion të mundshëm. Por tema për mungesat e mëdha në buxhet ka përparësi. Është vërtetuar se në katër vitet e ardhshme 130 miliardë euro nuk do të mund të mbulohen nga të hyrat buxhetore.

Ekonomistët gjermanë kanë llogaritur se armatimi shtesë i Bundeswehr-it do të kushtojë 400 miliardë euro në vitet e ardhshme. Në të njëjtën kohë, nevojiten rreth 500 miliardë për të rindërtuar infrastrukturën e vjetëruar. Këto para do të shkonin për riparimin dhe ndërtimin e rrugëve, urave dhe hekurudhave.

“Frena e huamarrjes”

Partnerët e mundshëm të koalicionit tani kanë vendosur të veprojnë. Të gjitha shpenzimet e mbrojtjes mbi një për qind të prodhimit të brendshëm bruto do të përjashtohen nga kufizimet për huamarrjen e re të qeverisë, të njohur si “frena e borxhit”.

Ky rregull parashikon frenimet e futjeve në borxhe mbi një nivel të caktuar të të ardhurave. Ndryshimi i këtij rregulli u njoftua nga kreu i CDU-së dhe kancelarit të ardhshëm Friedrich Merz.

“Duke marrë parasysh kërcënimin për lirinë dhe paqen tonë në kontinentin tonë, mbrojtja jonë duhet të udhëhiqet nga parimi se duhet të financohet gjithçka që është e nevojshme”, tha Merz.

Riparimi i rrugëve, hekurudhave dhe urave

Përveç kësaj, do të krijohet një “fond i posaçëm” prej 500 miliardë eurosh për një periudhë 10-vjeçare, 100 miliardë nga shuma totale i dedikohet landeve.

Landet do të lejohen të marrin borxhe në një shkallë më të ulët – deri në 0.35 për qind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto. Deri më tani, ky ka qenë privilegj vetëm i shtetit federal.

Socialdemokratët dhe Kristiandemokratët do të paraqesin një kërkesë në Bundestag javën e ardhshme për ndryshimin e dispozitës kushtetuese për kufirin e huamarrjes. Në Bundestagun aktual ekziston një shumicë, për të cilën besohet se do të ketë dy të tretat për ndryshime kushtetuese, pasi edhe të Gjelbrit kanë bërë me dije se do ta votojnë ndryshimin.

Parlamenti i ri u zgjodh më 23 shkurt, por deri në seancën e parë më 24 mars, parlamenti i vjetër ka të drejtë të marrë vendime. Në parlamentin e ri, për të arritur shumicën prej dy të tretave do të duheshin edhe vota nga e Majta apo nga AfD. E Majta kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) në përgjithësi kundërshton ndryshimin e “frenave të borxhit”.

Fondi i posaçëm

Këto janë shuma të mëdha parash. Për shembull, buxheti total i Gjermanisë vitin e kaluar ishte 467 miliardë euro. Pjesa e kredive ishte vetëm 25 miliardë euro, pjesa tjetër mbulohej nga të ardhurat. Kështu, buxheti u miratua sipas rregullave që kufizojnë huamarrjen e re.

“Fondet e posaçme” janë pjesë e financave të shtetit që menaxhohen veçmas nga buxheti normal dhe për rrjedhojë nuk i nënshtrohen “frenimit të huamarrjes”.

Këto shuma nuk duhet të miratohen çdo vit në parlament, por vetëm një herë, me një shumicë prej dy të tretash në të dy dhomat e Parlamentit – Bundestag dhe Bundesrat. Që nga ai moment, shpenzimi i atyre parave mund të zgjasë me vite.

Nuk janë asete, janë borxhe

Kritikët thonë se një gjë e tillë është një lloj buxheti në hije dhe këtë e quajnë si një “kontabilitet kreativ”. Gjykata Federale e Auditorëve në raportin e saj të vitit 2023, që kontrollon shpenzimet e fondeve buxhetore, ka përpiluar një raport mbi “asetet e veçanta” në të cilin thuhet se është më e saktë të flitet për “borxhe të veçanta”.

Ndër modelet më të njohura të tilla deri tani ishte Fondi i Stabilizimit të Tregut Financiar, i krijuar gjatë krizës financiare globale në vitin 2008. Në atë kohë, shuma e kredisë arrinte në 90 miliardë euro. Në vitin 2020, Fondi i Stabilizimit Ekonomik u krijua për të zbutur pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë së koronavirusit.

Ky fond luajti një rol kyç pasi socialdemokratët fituan zgjedhjet e vitit 2021 dhe formuan një qeveri koalicioni me Liberalët (FDP) dhe të Gjelbrit. Shuma e kredisë prej 60 miliardë eurosh nuk u përdor gjatë pandemisë. Qeveria e re ka ridrejtuar fondet për mbrojtjen e klimës. Opozita kristiandemokrate ka paraqitur një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se ky është anashkalimi i “frenave të borxhit”. Më pas, kjo pjesë e kredisë nuk mund të aktivizohej.

100 miliardë dollarë për Bundeswehr-in do të shpenzohen në 2027

Dy fonde speciale u krijuan në vitin 2022. I pari ishte pasojë e sulmit rus në Ukrainë. Bundestagu ka vendosur të modernizojë ushtrinë gjermane të lënë pas dore prej dekadash, me kredi të reja në vlerën 100 miliardë euro. Këto para do të shpenzohen deri në vitin 2027. Një fond i dytë special u krijua në 2022 për të stimuluar dhe mbështetur ekonominë gjermane gjatë krizës energjetike.

Gjykata Federale gjeti në raportin e saj se shuma e “aseteve të veçanta” më të mëdha – fondet e ngarkuara me kredi – arrin në rreth 869 miliardë euro. Vetëm një e dhjeta e kësaj shume mbulohet nga të ardhurat reale. Potenciali i borxhit të këtyre fondeve speciale arriti në 522 miliardë euro. Kjo është pesë herë më shumë se kreditë e planifikuara për buxhetet mes viteve 2023 dhe 2027, të cilat ishin parashikuar sipas rregullave të “frenave të borxhit”.

Shpenzimet e mëdha

Kreditë e reja do të çojnë në një rritje të ndjeshme të huamarrjes. Në vendet e Bashkimit Evropian, borxhet nuk kalojnë 60 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Nëse një vend merr hua përtej këtij kufiri, ai është i detyruar të reduktojë borxhin e tij dhe të përballet me gjoba financiare. Ato për vendet me borxh midis 60 dhe 90 për qind janë 0.5 për qind në vit.

Përveç kësaj, kreditë merren në tregun financiar, ndaj paguhet edhe interesi bankar. Gjermania ka shkaktuar 1.7 bilionë euro borxh gjatë dekadave të fundit. Vitin e kaluar nga buxheti është dashur të ndahen 33 miliardë euro për pagesat e interesave. Një vit më parë, kjo shumë ishte 39 miliardë euro, pasi normat e interesit u rritën për shkak të inflacionit.

Juristët dhe ekspertët financiarë paralajmërojnë se akumulimi i ri i borxheve do të rrisë ndjeshëm barrën e buxhetit me interesat e kredive. Situata buxhetore do të bëhet kështu më e ngushtë, duke kufizuar më tej hapësirën politike për manovrim./DW



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

23 Korrik, 2025 3:27 pm
BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
Aktualitet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

23 Korrik, 2025 2:57 pm
Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
Sport

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

23 Korrik, 2025 2:36 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

23 Korrik, 2025 2:18 pm
Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor
Aktualitet

Zjarret në vend/ Kreu i Emergjencave Civile: Njerëzit, shkaku kryesor

23 Korrik, 2025 1:56 pm
Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut
Politikë

Berisha në krah të Veliajt dhe Metës: Sjellje çnjerëzore brenda burgut

23 Korrik, 2025 1:53 pm
Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein
Bota

Presidenti amerikan fyen gazetarin, CNN publikon video të reja të Trump dhe Epstein

23 Korrik, 2025 1:33 pm
U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë
Kronikë

U rrëzua nga shkëmbi, humb jetën turistja holandeze në Himarë

23 Korrik, 2025 1:29 pm
Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”
Kryesore

Celibashi vendosi, kush e mori mandatin e deputetit të “Nisma Shqipëria Bëhet”

23 Korrik, 2025 1:22 pm
Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza
Bota

Mbi 100 organizata kërkojnë masa urgjente për të ndalur urinë në Gaza

23 Korrik, 2025 1:17 pm
Para
SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, GJKKO pushon çështjen për kryebashkiakun e Libohovës

Tre kallashnikovë, 3320 fishekë luftarakë dhe 20 dokumente të falsifikuara/ Arrestohen tre persona në Elbasan

Tre kallashnikovë, 3320 fishekë luftarakë dhe 20 dokumente të falsifikuara/ Arrestohen tre persona në Elbasan

Bërnabiç: Kërkesa e Kosovës për t’u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE

Bërnabiç: Kërkesa e Kosovës për t'u bërë mysafire speciale, jashtë agjendës së Komitetit Politik të KiE
















TE FUNDIT

Aksident në Bulqizë/ Dy të vdekur dhe një i plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
23 Korrik, 2025

Dy persona humbën jetën këtë të mërkurë në Bulqizë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur, si pasojë e një aksidenti...

Lexo më shumë

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet

BE i hap rrugë Shqipërisë për grupkapitullin e fundit, Rama: Shqipëria nuk ndalet
23 Korrik, 2025

Bashkimi Europian i ka dhënë “dritën jeshile” Shqipërisë për të hapur grupkapitullin e fundit negociues. Bëhet fjalë për grupkapitullin e...

Lexo më shumë

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah

Manaj transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmuesi pjesë e ekipit Al Sharjah
23 Korrik, 2025

Rey Manaj befason me të ardhmen. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të transferohet te Al Sharjah, në Emiratet e Bashkuara...

Lexo më shumë

Thesari në SHBA konfirmon 100 miliardë dollarë të ardhura nga tarifat

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
23 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara  të Amerikës kanë mbledhur së fundmi gati 100 miliardë dollarë nga tarifat, tha sekretari i Thesarit, Scott...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com