Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi/ Punësimet në shtet, pa konkurs: Me urdhër të shefit

2018/03/07 at 10:45 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Investigimi/ Punësimet në shtet, pa konkurs: Me urdhër të shefit

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, institucioni që monitoron punësimet e administratës civile në Shqipëri, konkludon se 30 për qind e të gjitha marrëdhënieve të punës të verifikuara nga institucionet e shtetit janë kryer në mënyrë të paligjshme, me emërim të drejtpërdrejtë nga titullari i institucionit dhe pa konkurs.


Perceptimi për padrejtësi në procesin e punësimit dhe pushimeve nga puna në administratën shtetërore dhe në veçanti në atë pjesë të vogël të administratës që mbulohet nga statusi i nëpunësit civil është i gjithëpërhapur në Shqipëri, por tashmë një raport i dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë nga vetë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil e konfirmon këtë perceptim duke konkluduar se 30 për qind e të gjitha rasteve të inspektuara kanë zbuluar raste të punësimeve me “urdhër titullari” dhe jashtë procedurave të ligjit.

“Nga pikëpamja statistikore, rezulton se gjatë vitit 2017, në institucionet e kontrolluara, janë verifikuar marrëdhëniet e punësimit për 2803 punonjës në pozicione pune që janë pjesë e shërbimit civil, nga të cilat 1964, kanë qenë marrëdhënie të rregullta punësimi, të lidhura në një nga mënyrat që parashikon ligji për nëpunësin civil dhe 839 prej tyre, ose rreth 30% e pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil, kanë qenë të lidhura nëpërmjet një akti të thjeshtë emërimi, të nxjerrë nga titullari i institucionit, në kundërshtim me ligjin,” thuhet në raportin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Raporti 136 faqësh përgatitet çdo vit dhe dorëzohet në Kuvend që nga viti 2015, kur filloi funksionimi i ligjit të ri të nëpunësit civil, i cili u miratua në vitin 2013, por u shty në zbatim për dy vite me vendime të debatuara gjerësisht nga ana e qeverisë aktuale dhe akuzave se synimi i shtyrjes së zbatimit ishte krijimi i hapësirës ligjore për punësime politike.

Komisionerja aktuale, Pranvera Strakosha është zgjedhur me votat e shumicës parlamentare aktuale në vitin 2014.

Raporti i vitit 2017 flet haptazi për pozicione pune të plotësuara në kundërshtim me ligjin dhe e bërë kjo në shkallë të gjerë ndërsa thekson problemet e krijuara nga punësime të tilla si dhe nga fakti që ka vende të paplotësuara pune në administratën publike, gjë që krijon ngarkesë mbi të punësuarit e rregullt duke ndikuar “në rënien e nivelit të shërbimit ndaj qytetarëve, si në drejtim të cilësisë, ashtu edhe të zbatimit të afateve ligjore”.

Institucionet publike dhe kompanitë nën pronësi publike janë përgjegjës për rreth 164 mijë vende pune nga 600 mijë të punësuar me pagë që numërohen në vend. Institucionet e administratës qendrore kanë 81 mijë të punësuar dhe nga këto, rreth 9 mijë vetë i përkasin punonjësve me status të nëpunësit civil, status që përbën një gradë me nivel më të lartë mbrojtjeje ndaj shkarkimeve nga puna si dhe me kritere më të forta përzgjedhëse se sa punonjësit e shtetit pa status civil.

Raporti i komisionerit tregon se ky institucion ka verifikuar rreth një të tretën e të gjithë të punësuarve me këtë status, pra 2,803 punonjës dhe ka gjetur 839 të punësuar në mënyrë të paligjshme.

“Edhe pse ligji aktual për nëpunësin civil e konsideron si absolutisht të pavlefshëm aktin e emërimit, pa kryer më parë procedurat e konkurrimit, përsëri kjo praktikë aplikohet në një nivel relativisht të lartë, sidomos në institucionet e administratës vendore, ashtu si e analizuam edhe më sipër,” thuhet në raport.

Raporti nuk bën të ditur se në cilat institucione janë vërejtur këto raste të emërimeve të drejtpërdrejta nga titullarët e institucionit në kundërshtim me ligjin dhe as ndonjë masë të marrë kundër këtyre titullarëve.

Punësimet në administratën publike të mbështetësve politikë janë një debat i vazhdueshëm në Shqipëri. Edhe pushimet nga puna për të njëjtën arsye i kushtojnë shqiptarëve dhjetëramilionë euro në vit për shkak se të pushuarit nga puna zakonisht shkojnë në gjykatë ku marrin dëmshpërblime për pushime të padrejta dhe shpesh, urdhra për rikthim në punë. Megjithatë, rikthimi në punë me vendim gjykate rrallë herë zbatohet. Sipas raportit, gjatë vitit 2017 ka pasur vetëm një rast kur një i rikthyer me vendim gjykate e ka marrë me të vërtetë pozicionin.

Një investigim i mëparshëm i BIRN zbuloi se ndryshimet rrënjësore të strukturave të administratës publike janë rruga kryesore e ndjekur nga palët politike për të krijuar zhvendosje, transferime, pushime të drejtpërdrejta apo të tërthorta nga puna dhe krijim të vendeve vakante të punës që mund të plotësohen me të tjerë. /BIRN

Etiketa: punesimeshkelje ligjishtet


Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

24 Tetor, 2025 5:01 pm
Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij
Kryesore

Berisha thirrje për protesta brenda vendit dhe jashtë tij

24 Tetor, 2025 3:38 pm
Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision
Kryesore

Reforma zgjedhore/ Lapaj dhe Qori pjesëmarrës pa të drejtë vote në komision

24 Tetor, 2025 12:27 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Para
Artan Fuga: Dy fjalë për mësuesit që pranojnë mbathje, sutiena apo zarfe me lekë

Artan Fuga: Dy fjalë për mësuesit që pranojnë mbathje, sutiena apo zarfe me lekë

Era dhe Fatoni nuk qëndrojnë dot larg, kapen mat në Prishtinë

Era dhe Fatoni nuk qëndrojnë dot larg, kapen mat në Prishtinë

FOTO/ Përmbytje masive në Shkodër, fëmijët në shkollë me kamionat e ushtrisë

PERMBYTJA/ Nis evakuimi i banorëve, situatë kritike në disa fshatra të Shkodrës
















TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com