Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi i “Rai 3”, Bardhi publikon videon: Koha kur narkotrafikantët kushtëzojnë veprimet e qeverisë duhet të marrë fund

2024/04/22 at 12:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Media italiane RAI 3 konfirmon denoncimin e Bardhit: Olsi Rama lëvizte me trafikantët e drοgës, emri i tij u fshi nga dosja gjyqësore!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të një investigimi ditën e djeshme nga emisioni “Report”, në Rai 3, ku u publikuan dokumentet që konfirmonin se Olsi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar.


Gazment Bardhi e konsideron si vërtetim të denoncimit të tij investigimin e djeshëm të Rai 3, duke shtuar se “Investigimi i djeshëm i medias italiane rikonfirmon se e vërteta as nuk fshihet, as nuk mund të izolohet”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Investigimi i programit televiziv shtetëror Italian “Rai 3”, për lidhjet e forta të krimit të organizuar me qeverisjen e Edi Ramës, është dëshmi e vërtetësisë së shqetësimit të opozitës në këto 11 vjet. Shembulli më domethënës i kësaj lidhje është ndërtimi për herë të parë në Shqipëri i Laboratorit më të madh në Ballkan të përpunimit të kokainës në Xibrakë. Policia dhe Prokuroria në atë rast kanë dështuar me dashje hetimin e plotë të rastit!

Dokumentet e konfirmuara dje nga investigimi i “Rai 3”, pohojnë hijen e dyshimit mbi rolin e Olsi Ramës në trafikun ndërkombëtar të kokainës që planifikohej të realizohej përmes Laboratorit të Xibrakës. Nga dokumentet e hetimeve të prokurorisë rezulton se vëllai i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar, persona që janë gjykuar tashmë pjesërisht dhe që kanë qenë në prani direkte të Olsi Ramës gjatë disa kontrolleve të policisë.

Roli i personave të paidentifikuara me dashje nga Policia dhe Prokuroria ka mbetur ende i pazbardhur. Është e domosdoshme që pa asnjë vonesë SPAK të rihapë procedimin penal 335/1-2016, të cilin Edi Rama do të dëshironte ta varroste përgjithmonë. Kjo është arsyeja pse ai bëri gjithcka për të izoluar lajmin mbi denoncimin dhe mohoi çdo kontroll të Parlamentit mbi këtë çështje, duke shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Por ndërsa në Shqipëri ia arriti përmes personit ndaj medias dhe propagandës ta izolonte, me shpresën se SPAK nuk do të veprojë, dokumentet e publikuara dje nga programi më i rëndësishëm investigativ “Report”, në një nga mediat me serioze shtetërore italiane “Rai 3”, pohuan edhe më fuqishëm vërtetësinë e denoncimit të bërë nga ana jonë.

Investigimi i djeshëm i medias italiane rikonfirmon se e vërteta as nuk fshihet, as nuk mund të izolohet. Koha kur anëtarët e mafias shqiptare apo narkotrafikantët kanë përfaqësuesit e tyre brenda institucioneve, dhe kushtëzojnë veprimet e qeverisë, duhet të marrë fund. Shqipëria nuk ka të ardhme tjetër përveç rrugës europiane, me luftë reale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pa devijime, dhe pa mbyllur sytë ndaj njerëzve të veshur me pushtet nga Edi Rama!



Ju sugjerojmë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Para
BE zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

BE zyrtarisht kushtëzon integrimin e Serbisë me normalizimin e raporteve me Kosovën

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, prokuroria e Shkodrës i sekuestron pasuritë

“Të shkosh në Gjermani do të pish kafe si lëng gështenje!”- Rama të rinjve: Në Shqipëri e pi në diell, edhe në ditë pune 

Programi Kombëtar për kujdesin e shikimit/ Rama: Mbi 55 mijë fëmijë kanë kryer kontrolle të rregullta përgjatë vitit mësimor 
















TE FUNDIT

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
23 Dhjetor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi...

Lexo më shumë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com