Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investigimi/ Bashkëshorti i prokurores Ornela Rrumbullaku me pasuri off-shore

2018/05/18 at 3:43 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Investigimi/ Bashkëshorti i prokurores Ornela Rrumbullaku me pasuri off-shore

Biznesi i basteve, i konsideruar nga agjencitë të rëndësishme ndërkombëtare si “lavatriçe parash të pista”, është më pak i kontrolluari nga autoritetet shqiptare. Mungesa e kapaciteteve njerëzore, por, sidomos, mungesa e dëshirës së institucioneve, ka krijuar për një pjesë të kompanive të basteve “parajsën shqiptare”.

“Lajme.al” ka realizuar një investigim, në bazë të të cilës krijohen dyshime të forta se dy kompani bastesh, me shumë mundësi fiktive, kanë krijuar një sistem për pastrim parash.

Në janar 2015, biznesmeni Alban Mësonjësi, bashkëshort i prokurores në Durrës, Ornela Rrumbullaku, merr një transfertë prej 125 mijë dollarësh. nga një kompani në Qipro, e njohur si “parajsë fiskale” për krijimin e kompanisë së basteve “Timbast”.

Në Prill 2015, i njëjti biznesmen merr një transfertë prej rreth 100 mijë euro, nga një kompani e regjistruar në Panama, një tjetër vend i konsideruar “parajsë fiskale”, për krijimin e kompanisë “24Bast”.

Të dyja kompanitë, sipas dokumentave zyrtare të dorëzuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, kanë selinë në të njëjtën adresë. Ato kanë pasur të dyja të njëjtin administrator, Alban Mësonjësi. Dhe, siç do të shihet më poshtë gjatë investigimit të “Lajme.al”, ato të dyja nuk kanë ushtruar asnjë aktivitet tregtar, kanë bilance zero dhe, në vitin 2016, administratori ka dhënë dorëheqjen nga të dyja kompanitë.

Të gjithë lëvizjet krijojnë dyshime të forta se regjistrimi dhe më pas largimi i administratorit dhe ortakut kryesor, Alban Mësonjësi, nga “Timbast” dhe “24Bast” janë veprime fiktive, duke krijuar një skemë pastrimi parash.

Kompania e basteve “Timbast” regjistrohet në QKR, në dt. 06.01.2015. Ortaku kryesor dhe administrator është biznesmeni Alban Mësonjësi, me 40 % të pjesëve në kapital. Në statusin e kompanisë, është shënuar se ortaku Mësonjësi ka derdhur shumën 20 milion lekë të reja për “kapital fillestar”. Kjo shumë, siç rezulton nga dokumentat, nuk është pasqyruar në asnjë dokument zyrtar.

Atij iu bashkuan në krijimin e kësaj kompanie bastesh edhe një shtetas qipriot dhe një kompani qipriote, vend i njohur si “parajsë fiskale”. Më konkretisht, bashkë-ortak me Mësonjësin ishin Charino Holding co.Limited, me seli në Nikosia, Qipro, si edhe shtetasi qipriot Christoforos Varianos, konkretisht me nga 23% dhe 20% të kapitalit. Pjesa tjetër përbëhej nga një ortak shqiptar dhe një maqedonas.

Pak ditë para regjistrimit të Timbast, në llogarinë e biznesmenit Alban Mësonjësi transferohet shuma prej 125 mijë dollarësh, nga kompania qipriote Charino Holding co.Limited. Më pas, kompania nuk kryen asnjë aktivitet financiar.

Në bilancin e dorëzuar një vit pas krijimit në QKR, në mars 2016, kompania “Timbast” shënon në të gjitha rubrikat vlerën ‘zero”, pra, asnjë aktivitet. Për më tepër, në pasqyrat e bilancit nuk shënohen as shumat financiare që janë derdhur nga ortakët për krijimin e kapitalit fillestar. Madje, nuk gjendet as shuma prej 125 mijë dollarë, e cila i ishte transferuar administratorit Alban Mësonjësi.

Në datë 25.04.2016, administratori Alban Mësonjësi jep dorëheqjen nga detyra e administratorit, ndërkohë që “Timbast” vijon të jetë ende me statusin “Aktiv”, por nuk ka asnjë lloj veprimtarie tregtare.

Në mënyrë identitike është vepruar edhe me krijimin dhe veprimet e mëtejshme me kompaninë “24Bast”. Kjo kompani regjistrohet në QKR në dt. 13.05.2015, me ortak kryesor dhe administrator Alban Mësonjësi, i cili ka 40% të pjesëve në kapital. Edhe për këtë kompani, sipas statusit të saj, ortaku kryesor Mësonjësi ka derdhur shumën 20 milionë lekë të reja për “kapital fillestar”. Njëlloj si në kompaninë “Timbast”, edhe në bilancet e kompanisë “24bast” nuk gjendet askund e pasqyruar se Alban Mësonjësi të ketë derdhur këtë shumë parash.

Në kompaninë “24Bast”, atij i bashkohen si ortakë dy kompani me seli në Panama, e konsideruar gjithashtu si “parajsë fiskale”. Kompanitë panameze “Trillado Enterprises” dhe “Atilova Enterprises” kanë përkatësisht 23% dhe 20% të pjesëve në kapital.

Kompania “Atilova Enterprises” përfaqësohet nga qiprioti Christoforo Varianos, me të cilin Alban Mësonjësi kishte krijuar edhe “Timbast”. Edhe kompania “24Bast” ka të njëjtën adresë me “Timbast”. Pra, adminstratori Alban Mësonjësi ka regjistruar dy kompanitë e basteve në të njëjtën adresë, duke krijuar kështu dyshime të forta se gjithçka është fiktive.

Pak ditë para regjistrimit në QKR të kompanisë së dytë të basteve, “24Bast”, kompania panameze “Trillado Enterprises”, nëpërmjet përfaqësuesit të saj Richard Buiteman, transferon në llogari të administratorit Alban Mësonjësi shumën prej 100 mijë eurosh, me shënimin “për kapital fillestar”.

Njëlloj si në rastin e kompanisë së parë, “Timbast”, edhe kompania “24Bast” rezulton që nuk ka kryer asnjë aktivitet tregtar. Në raportin e bilancit vjetor, dorëzuar në QKR në mars 2016, të gjithë rubrikat e kompanisë “24Bast” janë shënuar me “zero”. Pra, zero aktivitet, por në bilanc nuk gjendet e deklaruar as transferta me 100 mijë eurosh, të cilët i janë derdhur Alban Mësonjësit nga kompania panameze “Trillado Enterprises”.

Në të njëjtën ditë që dha dorëheqjen nga kompania e parë, “Timbast”, pra në 25.04.2016, administratori Alban Mësonjësi jep dorëheqjen edhe nga ‘24Bast”.

Vlera totale e transaksioneve, të deklaruara si të kryera nga “Timbast” dhe “24Bast”, pra, transfertat bankare, por edhe shumat që secili ortak ka shënuar si të paguara për “kapitalin fillestar”, arrijnë në vlerën e rreth 1 milion eurove. Kjo shumë, as nuk është deklaruar dhe as nuk rezulton si e qarkulluar, në bazë të dokumentave zyrtare të dorëzuar në QKR. Pra, dyshimet krijojen që, me këtë manovër mund të jenë pastruar rreth 1 milion euro.

Burimi: Lajme.al


Etiketa: Alban Mesonjesidyshimekompani basteshoff-shoreOrnela Rrumbullakutransferta


Ju sugjerojmë

Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

2 Shtator, 2025 8:12 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

2 Shtator, 2025 6:51 pm
Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë
Aktualitet

Zbulohet varri i parë monumental i periudhës romake në Bulqizë

2 Shtator, 2025 1:35 pm
Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit
Aktualitet

Rama dhe Berisha homazhe në nder të Dhimitër Anagnostit

2 Shtator, 2025 12:09 pm
Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti
Aktualitet

Homazhe në nderim të regjisorit të madh, lamtumirë Dhimitër Anagnosti

2 Shtator, 2025 11:33 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Dhimitër Anagnostit, e marta shpallet ditë zie kombëtare

2 Shtator, 2025 9:20 am
Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve
Aktualitet

Rama: Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

2 Shtator, 2025 9:00 am
Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë
Aktualitet

Berisha mesazh ngushëllimi për Anagnostin: Dielli perëndoi për kolosin e regjisë

1 Shtator, 2025 12:58 pm
“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK
Aktualitet

“U intimiduan dëshmitarët”, Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

1 Shtator, 2025 12:53 pm
Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë
Aktualitet

Profil/ Kush ishte Dhimitër Anagnosti, realizoi 14 filma dhe 10 dokumentarë

1 Shtator, 2025 9:40 am
Para
Tragjike në Vlorë/ Maturantja humb ndjenjat në klasë, ndërron jetë rrugës për në spital

Transportonin dru kontrabandë, aksidentohen rëndë dy persona. Policia nuk raporton ngjarjen

Audiopërgjimi i vëllait të Xhafës, dëshmitari merret në pyetje nga Krimet e Rënda

Albert Veliu mbi 5 orë përpara prokurorëve. Çfarë deklaroi “dëshmitari X”?

Çfarë ndodh kur bëhen bashkë Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj?

Çfarë ndodh kur bëhen bashkë Oriola Marashi dhe Beatrix Ramosaj?
















TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Atyre që shqetësohen për karriget u them…

Rama në Fier: Pavarësia e plotë energjetike e Shqipërisë është afër
2 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike. Teksa publikon pamjet nga punimet...

Lexo më shumë

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë

“Pezulloni furnizimet me energji në Ukrainë”, kërkesa e Putin për Sllovakinë
2 Shtator, 2025

Gjatë takimit në  Pekin, presidenti rus, Vladimit Putin i ka kërkuar kryeministrit sllovak, Robert Fico që të pezullojë furnizimet me...

Lexo më shumë

Zjarret në vend, qeveria shpërblen policët, zjarrfikësit dhe efektivët e FA

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
2 Shtator, 2025

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar shpërblimin me 1 deri në 3 paga mujore të efektivëve të...

Lexo më shumë

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën

Dhjetë vjet nga vdekja e vogëlushit sirian, imazhi që tronditi botën
2 Shtator, 2025

Ishte 2 shtatori 2015, kur trupi i Alan Kurdit, i veshur me një bluzë të kuqe dhe pantallona të shkurtra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com