Sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula ka mbërritur në Tiranë. Ajo do të jetë e ftuara e nderit në mbrëmjen e ambasadorëve, që do të mbahet në 7 tetor në “Pallatin e Brigadave” në Tiranë. Burime për Opinion.al na kanë zbuluar që kjo mbrëmje do të moderohet nga Arbana Osmani, ndërsa pjesa e kulinarisë i është besuar masterchef-it, Renato Mekolli. Inva është shfaqur mbrëmë në një event në Tiranë dhe ja tek e shohim krah këngëtares, Jonida Maliqi.