Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Ylli Polovina: Pse e shkruajta letrën kundër Kadaresë në ‘71

2016/11/21 at 6:59 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista/ Ylli Polovina: Pse e shkruajta letrën kundër Kadaresë në ‘71

Publicisti Ylli Polovina tregon rrethanat e letrës drejtuar Ramiz Alisë në vitin 1971 për librin e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”, të cilin e cilësonte si surrealist. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Polovina, në atë kohë mësues i letërsisë, shprehet pasi ka lexuar romanin e Kadaresë, ka parë se në të ka pasur devijime nga rregullat e realizmit socialist, duke e cilësuar si surrealist.


Student i Ismail Kadaresë në ato vite, leksionet ndaj letërsisë dekadente dhe surrealiste i kishte marrë nga vetë shkrimtari i njohur, i cili jepte mësim në fakultet, ndërsa sot tek lexon letrën e tij, Polovina e vlerëson atë naivitet dhe pasojë e doktrinimit të tij ideologjik. Në rrëfimin e tij për letërsinë e Ismail Kadaresë, Polovina shprehet se ka qenë ndër mbështetësit e tij më të zjarrtë, i cili ka ndikuar dhe në krijimtarinë e tij të mëvonshme.

Jeta e Polovinës, si mbrojtës i flaktë i Kadaresë në vitet e mëvonshme, ka dhe paradokset e saj, ai do të largohej nga mësues në qytet për t’u dërguar në fshatin më të largët, Tërpan, sepse i ishte kundërvënë Plenumit të Katërt të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Studiuesi Dashnor Kaloçi ka botuar një letrën tuaj, të cilën ju në 1971 ia dërgonit Sekretarit të KQPPSH, Ramiz Alia, për librin e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”. Çfarë ishte kjo letër dhe nga e morët spunton për të?

Letra ime e 28 qershorit 1971, pra e mbi 45 viteve më parë, ka këtë histori: Pas studimeve universitare në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në Tiranë, ajo është hartuar në muajt e parë të punës si mësues në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat, në rrethana konkrete që nuk i mbaj mend, por i panxitur prej kurrkujt. E kam bërë me kokën time dhe për pasojë mbetem përgjegjës i plotë për të.

Ajo nuk iu adresua Enver Hoxhës, por sekretarit të KQ për arsim-kulturën, Ramiz Alisë, i njohur ato kohë si mbështetës i intelektualëve, i interpretuar në qarqet letrare edhe si përkrahës i Kadaresë. Unë sapo lexova librin “Kronikë në gur”, nën një impuls emotiv, e konsiderova këtë botim jo në përputhje me rregullat e realizmit socialist, madje e vlerësova si surrealist.

Propozova edhe heqjen e tij nga qarkullimi. Pas pak muajsh, në leximin e dytë dhe të tretë, ndodhi çuditërisht e anasjellta, u binda se ai libër qe shumë i përputhshëm me lexuesin shqiptar të kohës dhe pa asnjë rrezik për sistemin politik që kishim. Kështu u prodhua kjo letër, të cilën për herë të parë e rilexova kur këto ditë e bëri publik shtypi. Një fragment i saj ka dalë në shtyp disa vite të shkuara kur një përmbledhje e përzgjedhur posaçërisht si e kolegut Dashnor Kaloçi, pra për të vërtetuar se Ismail Kadare ka qenë i sulmuar vazhdimisht prej regjimit dhe njerëzve të tij, u botua prej studiuesit dhe ishdrejtorit të Arkivave të Shtetit Shqiptar, Shaban Sinani.

Nga leximi i plotë pas pothuaj një gjysmëshekulli i kësaj letre, pashë me trishtim dhe irritim jo vetëm gjendjen e rëndë të indoktrinimit tim ideologjik të atëhershëm. Me pak fjalë, ajo është një letër e shkruar me naivitet. Tek e shoh nuk më besojnë sytë, edhe pse kjo është e vërteta dhe prej Kaloçit letra është përcjellë në mënyrë korrekte.

Sqaroj se këtë kohë unë isha jo vetëm autor i një vëllimi poetik me stil krijimi bashkëkohor (“Nëpër stacione”), por lexues në tri gjuhë të huaja i letërsisë më të avancuar të Perëndimit, e cila, duhet thënë se ato vite, deri në 1973, vinte lirisht në Bibliotekën Kombëtare. Ndërkohë për letërsinë, e cila atëherë quhej dekadente, pra edhe për vetë surrealizmin, leksionet shpjeguese dhe kritikuese na i jepte në fakultet vetë Ismail Kadare.

Kritikat tuaja kishin të bënin me Kadarenë si një shkrimtar modern, apo me veprën e tij “Kronikë në gur”?

Vetëm me këtë libër. Unë vetë jam një krijues i formuar prej shkollës së tij dhe nuk besoj se do të isha ky i tanishmi, autor i 25 librave, katër botuar në gjuhë të huaj, sikur letërsisë sonë t’i mungonte Ismail Kadare. Ndoshta e dini se veçanërisht në vitet shtatëdhjetë ne ishim të ndarë në prokaderistë dhe antikaderistë.

Qe pluralizmi i vetëm që ekzistonte në Shqipëri dhe tolerohej prej partisë së vetme në pushtet. Edhe vetë Enver Hoxha, që për arsye pushtetmbajtjeje manovronte me të dy krahët, fshehurisht anonte nga prokaderistët. Gjirokastriti i shumëfuqishëm, përveçse e përdorte talentin e bashkëqytetësit, për t’ia transmetuar dhe përhapur imazhin përtej kufijve, ka pasur adhurim për rrëfimin dramatik dhe magjik që tradita gjirokastrite e ka si asnjë qytet tjetër.

Unë përherë dhe shumë vendosmërisht isha në grupin e prokaderistëve. Këtë nuk e dinë vetëm miqtë e mi, por edhe qindra nxënësit e gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” të viteve 1971-1974, prej të cilëve në fillim vjeshtë, pas një mbledhjeje pa pushim prej nëntë orësh, autoritetet politike të rrethit, me akuzën se i isha kundërvënë Plenumit të Katërt të Komitetit Qendror (këtë karakteristikë e kam në zotërim bashkë me të gjithë dosjen time të periudhës 1971-1991) më transferuan “për të njohur jetën” në një prej fshatrave më të largët të Beratit, në Tërpan, duke e njoftuar opinionin se “Ylli Polovina nuk ka për ta parë më kurrë me sy Beratin”.

Gjatë tetë viteve në këtë gjendje, pas jo pak veprimeve të mia vetëshpëtuese, sepse në ndonjë rast kam qenë edhe i rrezikuar, një kuadër i ri partie i rrethit, djalë beratas liberal dhe kulturëdashës, Abdyl Pilafi nguli këmbë të rikthehesha në qytet dhe të punoja si drejtor i Kinoklubit “Tekstilisti”.

Theksoj se kur isha në raporte të mira me PPSH-në dhe po ashtu problematike me të, unë asnjëherë nuk jam lëkundur dhe dyshuar te drejtësia e saj gjer në messhkurt 1991, ku, falë ndikimit të Lëvizjes së Dhjetorit, fillova të kuptoj të vërtetën. Unë dikur e kam dashur shumë, gjer në vetësakrifikim Partinë e Punës.

Lexuam në rrjetin social FB se menjëherë e keni pranuar letrën si të gabuar dhe i keni shprehur falënderimet Shaban Sinanit, Dashnor Kaloçit dhe gazetës “Tema”.

Pavarësisht prej motiveve shtyrës, transparenca para opinionit publik nuk duhet kurrë dekurajuar. Ndërkohë përse të mos e falënderoja historishkruesin Kaloçi, prej të cilit për herë të parë mora vesh se në arkiv kishte lexuar një material të vitit 1973, hartuar kush e di prej cilit institucion, por drejtuar Komitetit Qendror të PPSH-së, ku denoncohesha për krijimtari dekadente dhe jo në përputhje me realizmin socialist.

Kështu, unë kuptoj më mirë çfarë më ngjau pas Plenumit të Katërt, si edhe shoh me sy më vlerësues tri novela të mia të pabotuara, të shkruara gjatë periudhës ’71-’74. Ato janë mjaft “surrealiste”.

Cili ka qenë qëndrimi i Ismail Kadaresë ndaj kësaj letre? A ka pasur ai dijeni për të?

Unë e kam shkruar atë letër me dashuri të sinqertë për Ismail Kadarenë, edhe pse ajo, e shprehur sipas dogmës staliniste të ruajtjes së kuadrit, propozonte një blof, siç qe heqja profilaktike e librit “Kronikë në gur” nga qarkullimi.

Në to ndodhen shprehjet dashamirëse për Kadarenë: “tek i cili kemi drejtuar sytë tanë” dhe “tani për tani sulmi në shtyp kundër Kadaresë, mund të mos provokohet, por gjithçka të lihet pa rënë në sy, se na intereson të mos njolloset si personalitet”. Nderimi për Ismail Kadarenë tek unë ka qenë jo vetëm konstant, por që prej viteve gjashtëdhjetë, përfshi edhe 1971 e më pas, në rritje të vazhdueshme.

Ai ka dy cilësi të bukura: është talenti letrar më i madh në të gjithë historinë e shqiptarëve, si edhe vepron si patriot i rreshtit të parë. Në dy prej librave të mi, “Ditari i Romës”, 2000, dhe “Shqiptarët, diamantet e pagdhendur”, 2015, për këtë kontribut të tij kam me dhjetëra faqe. Në statusin tim në FB këto ditë shpërndava edhe një foto të bërë në 1986, në Berat, kur në detyrën time të kryetarit të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, e ftova Kadarenë për t’u takuar dhe biseduar me krijuesit.

I kam shkuar në shtëpi për t’i bërë ftesën. Më ka pritur me mjaft mirësi. Në Romë, në vitin 1999, kur punoja në ambasadën tonë, e kam shoqëruar, bashkë me ambasadorin Leontiev Çuçi dhe kolegun Visar Zhiti, në veprimtarinë e marrjes së çmimit “Feronia”. Me leje të tij, i kam bërë me kamerën personale edhe një filmim të gjatë. Vajza jonë e dytë, e cila jeton në Romë dhe merr pjesë në qarqe artistike, kur ndesh pamjen e ndonjë libri të Kadaresë në italisht, me një ngazëllim gati fëminor më telefonon menjëherë.

E siguroj si të vërtetë lexuesin e “Panorama” edhe për këtë hollësi: në bibliotekën e time, për fat shumë të pasur, të drejtën për një raft të vetëm për secilin prej tyre, e kanë Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Enco Biaxhi dhe Bruno Vespa. Përse Ismail Kadare është sulmuar kaq shumë, por nuk është dënuar dhe persekutuar si mjaft bashkëkohës të tij? Kjo kërkon shumë analizë dhe paraqitje korrekte provash.

Po ashtu, edhe mjaft paanësi dhe respekt për Kadarenë. Me të kaluarat e personave veprohet me dashuri. Mbase një kontribut modest në këtë do të ketë në të ardhmen edhe një projektlibër i imi, i cili do të përpiqet të dëshmojë si u bë “rokada” e pushteteve në vitin ’90 dhe si disa nga mbështetësit e beniaminët më të fuqishëm të gjysmëshekullit të shkuar po ia dalin të ushtrojnë sundim edhe në gjysmën tjetër të viteve dymijë. Për këtë kanë sipërmarrës të panevojshëm për larjen e imazhit të shkuar të tyre, duke nxirë të tjerat.

Me këtë rast shpreh mosdakordësinë time ndaj çdo përpjekjeje falsifikimi të veprës dhe jetës së Ismail Kadaresë, si gjoja disident politik dhe i përndjekur posaçërisht nga regjimi komunist.

Tani mund të më jepni leje të them edhe dy mendime të tjera?

Që kur studiuesi Shaban Sinani para disa motesh e botoi jashtë librin e tij dokumentar, ku ndodhej edhe letra ime, ajo tërhoqi vëmendje. Me të vërtetë, për shkak të frymës së saj lejfeniste, është spektakolare.

Por ajo që paraqiti Dashnor Kaloçi, ku ndodhet edhe kartela e fatit zyrtar të saj, provohet se Partia e Punës nuk është ndikuar fare nga unë, 23-vjeçari i provincës, dhe e tërë ajo “furtunë në gotë” ka përfunduar me një rekomandim “për lexim” në vetëm dy funksionarë, pa rol vendimmarrës.

Ajo letër mund të jetë akuzë për mua, 23-vjeçarin e asaj kohe, por aspak për PPSH-në. Historishkruesit Kaloçi, i cili përpiqet me mirësjellje të më lehtësojë sadopak nga përgjegjësia personale për atë letër, do t’i sugjeroja miqësisht të informohet më shumë për faktet historike, se mes pasaktësive të tjera p.sh. se ajo që botohet për herë të parë, ka edhe një tepër të rëndësishme:

Ismail Kadare ka qenë në Berat para se të rikthehesha e të emërohesha si mësues në gjimnaz, pra nuk jemi takuar kurrë në të njëjtin vend dhe kohë. Po ashtu, me cilësimin tim si “tepër aktiv në shtypin e shkruar” shpresoj të mos dëshirojë të lërë pas nëntekstin se më duhet kufizuar e drejta e të shkruarit.

Deri tani e kanë shpresuar shumë prej atyre që nuk përshtaten me lirinë e gjithsecilit qytetar. Transparencën e paanshme dhe shumë të dobishme ka kohë që e komprometon stili i persekutimit, pse jo edhe e ajo e linçimit publik.

ARISTIR LUMEZI/PANORAMA

 

 



Ju sugjerojmë

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë
Rajoni

Ministri i Jashtëm serb: S’do të ketë sanksione nga BE pas vizitës së Vuçiç në Moskë

10 Maj, 2025 2:17 pm
Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës
Aktualitet

Videoja e shqiptarit që voton në Gjermani,Celibashi:Historike përfshirja e diasporës

10 Maj, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës
Aktualitet

Zgjedhjet/ Proda-punonjësve të Policisë: Ligji, udhërrëfyes në përmbushjen e detyrës

10 Maj, 2025 2:01 pm
11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier
Aktualitet

11 Maji/ Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur edhe në Vlorë e Fier

10 Maj, 2025 1:50 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Aktualitet

Kreu i KQZ urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore

10 Maj, 2025 1:41 pm
Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës
Aktualitet

Korçë, shpërndahen materialet zgjedhore / Votojnë të dënuarat në burgun e Pojskës

10 Maj, 2025 1:11 pm
Para
Ish-kapiteni Lorik Cana publikon foton më të “ngrohtë” !

Ish-kapiteni Lorik Cana publikon foton më të “ngrohtë” !

Video/ Shqiptari tenton të grabisë biznesmenin e famshëm

Video/ Shqiptari tenton të grabisë biznesmenin e famshëm

FOTO&VIDEO/ 10 shtëpitë më të çuditshme që keni parë !

FOTO&VIDEO/ 10 shtëpitë më të çuditshme që keni parë !
















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com