Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Trajneri i Partizanit: Mora sinjal pozitiv nga të rinjtë, Fili të besojë më shumë te vetja

2016/09/29 at 1:05 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Trajneri i Partizanit: Mora sinjal pozitiv nga të rinjtë, Fili të besojë më shumë te vetja

Trajneri Adolfo Sormani, pas fitores 5­-1 me Kevitanin në Kupë, u shpreh i kënaqur me atë që dhanë lojtarët e rinj. Italianit i ka pëlqyer reagimi i ekipit, si dhe ka dhënë mendimin e tij edhe për sulmuesit që shënuan dje, mes të tjerëve edhe për Azubel që debutoi me dy gola. Sormani i ka dhënë një përgjigje edhe Filit, që sipas trajnerit lojtari duhet të besojë më shumë te vetja. Edhe gjatë prononcimit të djeshëm për “Panorama Sport”, Adolfo Sormani është treguar filozofik në fjalët e tij, duke mos dhënë përgjigje direkte.


Ndaj Kevitanit, Partizani dhe Sormani kanë gjetur sulmuesit?

Jo, ne gjetëm golat sot (dje), kështu që është ndryshe nga sa më pyete. U treguam të zotë që të transformohemi në fushë dhe të fitojmë ndeshjen. Problem është kur nuk krijon asnjë shans për shënim. Prandaj, kur krijon raste shënimi, herët apo vonë do të vijë edhe goli.

Kundërshtari ishte i një niveli gati amator, jeni i kënaqur nga skuadra në këtë ndeshje Kupe?

Unë nuk mund të them amatorë, pasi në raste të tilla rëndësi ka përkushtimi i kundërshtarit gjatë ndeshjes. Por edhe ne kemi aktivizuar disa lojtarë të rinj. Më vjen mirë që ata treguan qëndrueshmëri dhe janë përmirësuar shumë gjatë këtyre tre muajve të fundit. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua në këtë takim.

Mund t’u besoni edhe në fundjavë ndaj Kukësit lojtarëve që shënuan sot (dje)?

Për kë e keni fjalën, pasi kjo varet se për kë bëhet fjalë… Për të katër lojtarët me tipare sulmuese që shënuan… Ne kemi shumë sulmues, jo vetëm tre që shënuan sot (dje).

Ndaj Kevitanit patën mundësinë për të luajtur dhe shënuan. Azubel shënoi dy gola në debutim, a është gati për këtë fundjavë?

Azubel luajti për herë të parë me Partizanin në një ndeshje zyrtare. Por i duhet akoma kohë që të përmirësohet, kryesisht në terma fizikë. E dimë që Azubel është një lojtar shumë i mirë dhe po mundohemi t’i lëmë kohë për të mbyllur boshllëqet që ka, në mënyrë që të jetë gati.

Thuhet se Realdo Fili nuk është i kënaqur për momentin, pasi nuk po e aktivizoni. Ka ndonjë problem mes jush dhe lojtarit?

Besoj se nuk ka lojtar që të jetë i kënaqur që qëndron në stol. Kështu që kjo nuk ka të bëjë vetëm me Filin, por me të gjithë lojtarët që nuk janë titullarë. Problemi është se trajneri ndodhet këtu dhe i takon atij që të bëjë përzgjedhjen. E rëndësishme është se unë besoj tek ai, si dhe e di se çfarë mund të bëjë, por Fili duhet që të besojë te vetja e tij.

Të shtunën ju pret transferta e Kukësit, një sfidë ku mund të themi se të dy ekipeve u nevojitet fitorja. Ju si e shikoni këtë takim?

Nevojitet, për mua nuk është një fjalë e mirë në futboll. Nevojitet, për mua nuk është asgjë. Dëshiroj, do të ishte fjala e duhur. Për mua kjo përbën një diferencë të madhe, prandaj me dëshirë ne duhet ta kërkojmë fitoren në çdo ndeshje. Këtë gjë u munduam ta bëjmë edhe në ndeshjen e fundit me Tiranën.

Sa e njeh Sormani Kukësin?

E njoh shumë mirë, ashtu siç i njoh të gjitha skuadrat e Superiores. Për këtë punë jam këtu dhe çdo ditë i studioj ato.

Në Kukës ju pret një fushë me bar sintetik, mund të jetë më mirë për Partizanin, pasi edhe përgatitjet i kryeni në terrene të tilla?

Fusha nuk bën ndryshim, pasi ajo mbetet e njëjtë për të dy ekipet. Bëhet fjalë për një lojë me dy skuadra, me nga 11 lojtarë që luajnë me një top dhe në një fushë të përbashkët. Kështu që fusha mbetet e njëjtë si për ne dhe kundërshtarin.

Çfarë rezultati prisni nga kjo transfertë?

Gjithmonë unë mundohem që të bëj më të mirën. Kështu që e di se kush është më e mira, por varet edhe nga disa faktorë dhe rrethana që vijnë gjatë ndeshjes. Për sot (dje) jam i kënaqur, pasi arritëm që të transformonim lojën tonë, gjë të cilën nuk e bëmë në ndeshjen paraardhëse. Po punojmë shumë për të shkuar te më e mira./ Panoramasport.com.al



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
Rrahja e biznesmenit, Rama tregon bisedën në zyrë me Faadi Mitrin

Rama: I mësova plehrat kur u bëra Kryeministër, as unë s’dija...

“Lux Air” i nxorri pengesa, FSHF fiton gjyqin me kompaninë ajrore luksemburgase

"Lux Air" i nxorri pengesa, FSHF fiton gjyqin me kompaninë ajrore luksemburgase

Intervista/ Devi Muka replika me Shkëlqim Muçan: Tirana ka të ardhme

Intervista/ Devi Muka replika me Shkëlqim Muçan: Tirana ka të ardhme
















TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com