Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Spiunët e Sigurimit të Shtetit në administratë, ja si do të zbulohen me ligjin e ri

2018/02/04 at 8:15 PM
në Politikë
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista/ Spiunët e Sigurimit të Shtetit në administratë, ja si do të zbulohen me ligjin e ri

Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit do të kërkojë nga Parlamenti ndryshimin e ligjit aktual, për të bërë të detyrueshëm verifikimin e të gjithë zyrtarëve të lartë të shtetit.


Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, në një intervistë për “Panorama” ka theksuar se ky institucion, i krijuar prej një viti, vepron vetëm në bazë të kërkesave të institucioneve apo të individëve për t’i verifikuar nëse ata kanë qenë bashkëpunëtorë apo të përndjekur nga ish-Sigurimi i Shtetit në vitet 1944-1991. Duke qenë se këtij certifikimi, drejtuesit ekzistues të institucioneve të drejtësisë apo të të tjerave mund t’i shmangen, Sula ka theksuar se do të kërkojë nga ligjvënësit që të ndryshohet ligji, në mënyrë që verifikimi i këtij institucioni të jetë i detyrueshëm.

Kryetarja e Autoritetit ka sqaruar se ky institucion ka certifikuar deri më sot vetëm 5 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, ndërkohë që gjatë fushatës elektorale vetëm dy parti politike kërkuan verifikimin e kandidatëve të tyre. Sipas saj, vetëm Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit dhe Aleanca Popullore për Drejtësi e Bilal Kolës hynë në zgjedhjet e 25 qershorit me kandidatë të certifikuar, që s’kanë qenë “spiunë” të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Është për t’u vlerësuar dhe përshëndetur fakti, që shumë institucione apo dhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me iniciativën e tyre kanë venë në lëvizje Autoritetin për zhvillimin e procedurave ligjore të procesit të verifikimit të figurave të tyre, pavarësisht faktit se kjo procedurë nuk është detyrim i përcaktuar në ligjin 45/ 2015. E ftojmë çdo deputet të bëjë aplikimin direkt në Autoritet, ashtu si po veprojnë kolegët e tyre”, ka thënë Sula.

Zonja Sula, a ka realizuar Autoriteti i Dosjeve verifikim të së shkuarës së anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë?

Pranë Autoritetit, për qëllime të transparencës, gjatë fushatës elektorale, siç dhe ju evidentoni, paraqitën kërkesë për të verifikuar figurën e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, datë 25 qershor 2017, vetëm dy subjekte politike zgjedhore të regjistruara në KQZ për këto zgjedhje:a) subjekti politik zgjedhor Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 144 kandidatëve për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (dy deputetët e zgjedhur të PDIU-së, në Qarkun e Elbasanit dhe një deputete e zgjedhur në Qarkun e Dibrës dhe zëvendësuesit e tyre, kanë kaluar procesin e pastërtisë së figurës së tyre), b) subjekti politik zgjedhor Aleanca Popullore për Drejtë- si, 141 kandidatëve për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Theksoj se jemi të fokusuar në zbatimin korrekt, profesional dhe teknik dhe padyshim larg ngjyrimeve politike, të detyrimeve dhe përgjegjësive ligjore që ligji 45/ 2015 i ngarkon institucionit tonë. Ndërkohë, inkurajojmë kërkesat për verifikim nga të gjithë kandidatët për detyra të larta publike, si një gjest i shkëputjes morale nga e shkuara diktatoriale dhe solidaritet ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Një gjest, i cili e rrit besimin e publikut ndaj institucioneve të një shteti demokratik, që garanton të drejtat e njeriut.

Përveç, periudhës së fushatës elektorale ku vetëm dy forca politike kërkuan verifikimin e kandidatëve, a ka pasur kërkesa personale nga deputetë për t’u njohur me dosjet e tyre apo nëse kanë qenë të vëzhguar nga regjimi i kohës? Cilët prej tyre janë njohur me dosjet apo kanë kërkuar të verifikohen?

Procesi i verifikimit të kandidatëve për t’u zgjedhur është mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm, jo vetëm për dinjitetin e tyre, por dhe për vetë rëndësinë e figurës që ata përfaqësojnë në foltoren e Parlamentit apo në organet e qeverisjes vendore, si kryetarë bashkie apo këshilltarë qarku. Sa më sipër, vetëm katër kërkesa personale i janë paraqitur Autoritetit nga deputetët aktualë të Kuvendit të Shqipërisë, përkatësisht nga z.Romeo Gurakuqi, z.Myslym Murrizi, z.Sadi Vorpsi, kërkesa këto të legjitimuara në mbledhje të Autoritetit dhe për të cilat është kryer procesi i verifikimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të këtyre deputetëve dhe, së fundmi, kërkesa e paraqitur nga z.Enkelejd Alibeaj, e cila është në proces shqyrtimi dhe verifikimi. Kërkuesit, në rastin konkret deputetët e sipërcituar, janë njohur me rezultatin e verifikimit të kryer nga Autoriteti sipas dokumentacionit të administruar prej saj, ku vlen të përmendet pastërtia e figurës së tyre, referuar dispozitave të ligjit 45/2015. Gjithashtu, jo si kërkesë individuale e paraqitur nga vetë deputetja znj.Valendina Duka, por si kërkesë e ardhur nga Rektorati i Universitetit të Tiranës, si dekane e Fakultetit të Histori-Filologjisë, është kryer edhe procesi i verifikimit të pastërtisë së figurës së kësaj deputeteje, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit për të.

Autoriteti i Dosjeve mundet me iniciativën e tij të verifikojë deputetët e Kuvendit?

A keni kontratë me liderët e partive, që ata të nxisin deputetët për ta kërkuar një verifikim të tillë? Në zbatim të nenit 30 të Ligjit 45/2015, Autoriteti ka detyrimin t’i përgjigjet çdo kërkese të paraqitur nga kandidatë për t’u zgjedhur për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetarë dhe kryetarë këshilli qarku, në lidhje me ekzistencën për ta të informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet për qëllime të transparencës së figurës, gjatë fushatave elektorale. Është për t’u vlerësuar dhe përshëndetur fakti, që shumë institucione apo dhe katër deputetë të Kuvendit të Shqipërisë me iniciativën e tyre kanë vënë në lëvizje Autoritetin për zhvillimin e procedurave ligjore të procesit të verifikimit të figurave të tyre, pavarësisht faktit se kjo procedurë nuk është detyrim i përcaktuar në ligjin 45/ 2015. E ftojmë çdo deputet të bëjë aplikimin direkt në Autoritet, ashtu si po veprojnë kolegët e tyre. Ndërkohë që legjislatori nuk e ka parashikuar rolin e Autoritetit për të iniciuar kryesisht procedurën ligjore të verifikimit të figurave të deputetëve aktualë në Kuvendin e Shqipërisë, i ka lënë hapësirë të plotë hulumtuesve. Kështu, në funksion të veprimtarisë hulumtuese dhe kërkimit shkencor, me qëllim rishqyrtimin historik të veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit apo të edukimit qytetar, Autoriteti vë në dispozicion, mbi bazë kërkese, dokumentet që disponojmë, kjo në bazë të rregullave të përcaktuara qartë, që respektojnë privatësinë e qytetarëve. Në këtë kuadër, me kënaqësi vëmë re që numrin i kërkesave për qëllime hulumtimi sa vjen dhe rritet me hulumtues brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu kemi firmosur marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë që do të mund të shfrytëzojnë arkivat që disponojmë, duke fituar kohën e humbur.

Lidhur me emërimet në administratën publike, a kërkohet për drejtuesit e rinj të verifikohen nga Autoriteti i Dosjeve, para se të emërohen?

Vlerësojmë pozitivisht ecurinë e procesit, që ka marrë vëmendjen e duhur të opinionit publik në përgjithësi dhe të institucioneve kushtetuese dhe autoriteteve publike në veçanti, në institucione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe drejtues të përfaqësive diplomatike, si dhe trupës së lektorëve në arsimin e lartë dhe Akademinë e Shkencave. Sa më sipër, legjislatori në nenin 29 të Ligjit 45/2015 ka parashikuar institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, të cilat i drejtohen Autoritetit me kërkesë, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish–Sigurimit të Shtetit, kur kjo kërkohet para procesit të emërimit apo ngritjes në detyra të caktuara të kandidatëve, detyra këto të parashikuara në ligj. Natyra e kërkesave të institucioneve kushtetuese apo autoriteteve publike, është verifikimi i figurës së kandidatëve/ zyrtarëve, përpara procesit të emërimit apo ngritjes në detyrë, në kuadër të transparencës dhe në funksion të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale, sipas legjislacionit përkatës (ligjit të tyre organik nëse ka dhe ligjit tonë 45/2015). Për ilustrim, mjafton të përmendim se: -në mbledhje të Autoritetit janë trajtuar me përparësi, paraprakisht dhe legjitimuar 49 kërkesa shumë-emërore, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, duke filluar nga Presidenca, Parlamenti, Avokati i Popullit, institucionet e arsimit të lartë, Akademia e Shkencave, ministritë si dhe subjektet zgjedhore, për verifikimin e figurës së kandidatëve/ zyrtarëve, për t´u emëruar ose ngritur në detyrë, apo për t´u zgjedhur etj., kur kjo kërkohet në kuadër të vlerësimit, të cilë- sive etike, morale dhe profesionale të tyre, sipas legjislacionit përkatës. Për 48 kërkesa shumë-emërore është përmbyllur procedura mbi bazën e vendimmarrjes së Autoritetit në kohë reale. Kërkesa e ardhur nga Ministria e Europës në lidhje me verifikimin e Shërbimit të Jashtëm është ende në plotësim të dhënash dhe do të kalojë në proces verifikimi e vendimmarrje në mënyrë parësore. Në total, deri sot, kanë kaluar në filtrin e verifikimit të pastërtisë së figurës 837 kandidatë apo zyrtarë, përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, apo kandidatë për deputetë në zgjedhjet që sapo lamë pas, në kuadër të transparencës së fushatës zgjedhore, apo personel në detyrë të kërkuar nga institucione të veçanta. Vlejnë për t’u përmendur edhe verifikimet e kryera në kuadrin e Reformës në Drejtësi: 1. procedura e vlerësimit të cilësive etiko-morale të kandidatëve për t’u zgjedhur si anëtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si dhe gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, që përbëhej nga një listë me 207 emra kandidatësh, 2. procedura e vlerësimit të cilësive etiko-morale të 51 kandidatëve për t’u zgjedhur si anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga radhët e avokatisë, nga radhët e shoqërisë civile, nga radhët e pedagogëve të fakulteteve juridike dhe shkollës së Magjistraturës.

Për drejtuesit e administratës që nuk e kanë kaluar këtë proces, a do të këtë një fazë të dytë riverifikimi? E konsideroni të nevojshëm?

Siç kemi theksuar edhe më lart, Autoriteti vihet në lëvizje vetëm mbi bazën e një kërkese të paraqitur nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike dhe ka detyrim ligjor për t´iu përgjigjur çdo kërkese të paraqitur nga institucionet kushtetuese dhe autoritetet publike, lidhur me ekzistencën e informacioneve në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, për verifikimin e figurës së kandidatëve para emërimit apo ngritjes në detyrë, për pozicione pune të caktuara dhe të parashikuara nga ligji 45/2015. Për t´iu përgjigjur pyetjes suaj, si Autoritet jemi angazhuar për të promovuar shërbimet e ligjit, sepse nevojitet angazhim institucional dhe vullnet i përbashkët për realizimin e qëllimit që i ngarkon ligji nr. 45/2015 Autoritetit, në procesin e verifikimit të kandidatëve/zyrtarëve përpara emërimit apo ngritjes në detyrë, ku përfshihen dhe drejtuesit e administratës, që nuk e kanë kaluar ketë proces. Është bërë një punë intensive për të promovuar shërbimet tona, për të qartësuar procedurat, duke i lehtësuar aplikimet edhe me metoda online, të cilat janë provuar tashmë si efikase. I jemi drejtuar me shkresë subjekteve që përcakton ligji, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë popullarizimin e proceseve si dhe të promovojmë vlerën e madhe publike që ka verifikimi i figurave publike, me durim e këmbëngulje, përmes kontakteve bilateraleve apo thirrjeve në media. Po ashtu, kemi shqyrtuar praktikat më të mira të vendeve të Europës Lindore, si Bullgaria dhe Rumani, që ndryshe nga Gjermania që nuk ka pasur nevojë ta detyrojë verifikimin, e ka ndjerë nevojën që mekanizmat detyruese të verifikimit dhe transparencës të përcaktohen në ligj. Pas një viti ekzistence të institucionit, jemi të gjithë të qartësuar për përmirësimet e mundshme të tij dhe do të punojmë me ligjvënësit që t’i japim një frymëmarrje edhe më të madhe institucionit tonë, përmes amendimeve të ligjit. Si institucione tepër specifike, të gjithë homologët tanë na kanë treguar për dinamikë të shpejtë dhe nevojë për ta përshtatur ligjin e tyre me nevojat e shoqërisë, duke i rritur edhe efikasitetin. Vetë gjermanët e kanë amenduar ligjin e tyre tetë herë./Panorama Fation Binjaku

Etiketa: Dosjet e SigurimitSpiunet e Sigurimit


Ju sugjerojmë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve
Politikë

Integrimi, Barbullushi: Shqipëria, vend i spikatur në hartën mendore të europianëve

4 Qershor, 2025 7:34 pm
Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Politikë

KAS vendos hapjen e 229 kutive të 11 majit

4 Qershor, 2025 5:27 pm
Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan
Kryesore

Ministri Hoxha pret në takim Të Ngarkuarën me Punë të SHBA, ja për çfarë diskutuan

4 Qershor, 2025 4:50 pm
Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
Kryesore

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

4 Qershor, 2025 1:51 pm
Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë
Politikë

Pas dështimit në zgjedhjet e 11 majit, Basha mbyll zyrat e partisë

4 Qershor, 2025 1:15 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!
Politikë

“Politika jonë e bipolarizuar dhe agresive”, Luarasi: Opozita duhet të reflektojë!

3 Qershor, 2025 7:34 pm
PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri
Kryesore

PPE pranon kërkesën e Berishës: Mision faktmbledhës do të dërgohet në Shqipëri

3 Qershor, 2025 5:51 pm
11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës
Kryesore

11 maji/ Berisha kërkesë në PPE: Dërgoni një mision fakt-mbledhës

3 Qershor, 2025 4:36 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
Foto/ Deputetët e torturuar gjatë hetuesisë komuniste, publikohen imazhet e rralla

Foto/ Deputetët e torturuar gjatë hetuesisë komuniste, publikohen imazhet e rralla

Investigimi/ Stafet e Qendrave Shëndetësore do të punojnë për Vilma Nushin e konceisioneve të Ramës

Investigimi/ Stafet e Qendrave Shëndetësore do të punojnë për Vilma Nushin e konceisioneve të Ramës

Vrasja e Devi Kasmit/ Dëshmia e Dinellarit: Ja si e bleva furgonin për llogari të Hoxhallarit

Vrasja e Devi Kasmit/ Dëshmia e Dinellarit: Ja si e bleva furgonin për llogari të Hoxhallarit
















TE FUNDIT

KAS “rrëzon” PD-në/Kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
5 Qershor, 2025

Rrëzohet kërkesa e Partisë Demokratike nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11...

Lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë

Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës/ Rrugët që bllokohen sot e nesër në Tiranë
5 Qershor, 2025

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës, Policia e Tiranë ka njoftuar për akset rrugore që bllokohen në...

Lexo më shumë

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia

Veliaj: Ashensor në pallatin ku banon, për të moshuarit 100% financim nga Bashkia
5 Qershor, 2025

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që të aplikojnë në Fondin e...

Lexo më shumë

KAS vendos edhe për Dibrën/Hapen 44 qendra votimi për votat preferenciale të PD-ASHM

KAS rrëzon kërkesën e PD për të hapur 43 kuti në Vlorë: Të këqyren vetëm 4
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur të hapë kutitë e votimit në qarkun e Dibrës. Do të rinumërohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com