Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Shqiptari kampion noti në Belgjikë, ja reagimi negativ i prindërve belg

2016/08/09 at 11:09 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Shqiptari kampion noti në Belgjikë, ja reagimi negativ i prindërve belg

Intervistoi Aurora Allushaj/ Gazetare e pavarur Bruksel Belgjike


Historia e familjes Vata është një histori emigrimi ndryshe nga të tjerat. Tonin Vata ka lënë Shqipërinë në vitin 1998 dhe vetëm një vit më vonë Freskita bashkëshortja i është bashkuar në Belgjikë. Aty ku kanë lindur 3 vite më vonë binjakët Gjon dhe Mark. Ata na presin në shtëpinë e tyre në periferi të Anderlechtit, njërës prej lagjeve të Brukselit. Një familje shkodrane që ende kultivon më së miri traditat dhe mirësinë e vendlindjes. Arsyeja e kësaj vizite në këtë familje shkodrane të Brukselit është fakti se Marku, një nga binjakët është shpallur kampion i Belgjikës në not. Një krenari më shumë pë shqiptarët e këtushëm.

Tonin Vata, kryefamiljari e nis rrëfimin me ëndrrat e prera në mes të babit të tij Gjok Vatës, e më pas edhe ëndrrën e tij, futbollin. Por gjithçka duket më e thjeshtë disa dekada më vonë ku Gjon Vata tashmë 14 vjeç konfirmohet kampion i Belgjikës në not. Ndërkohë me të njëjtat ritme ecën edhe binjaku i tij Marku, i cili pasi ka luajtjur për 5 vjet me FCM Brussels ka kaluar për 2 vite tek skuadra elitë e Anderlecht, ndërsa tani ai është transferuar tek skuadra e Alost, gjithashtu një nga më të mirat në Belgjikë.

Si kanë nisur Gjoni dhe Marku të merren me sport?

Ka qenë vullneti i tyre aspak të ndikuar nga ne. Në fakt kemi qenë pak të ndarë në ide, unë kam dashur gjithmonë që ata të merreshin me sport ndërkohë që Freskita (bashkëshortja) ka kërkuar t’i futen botës së artit. Që në vegjëli ajo i ka çuar në kurse piano, kanto etj, por nuk ia ka dalë dot (buzëqesh). Unë kam qenë futbollist por gjërat nuk shkuan ashtu siç unë doja.

Marku që 3 vjeç e donte shumë topin, luante shumë dhe kështu kuptuam se ai kishte talent, ndërkohë që Gjoni ka qenë më i fshehur. Shumë herë në familje pyesnim çfarë do bëhet ky djalë? Në moshën 6 vjeçare kemi shkuar në Itali me pushime. Ai nuk dilte nga deti, gjatë gjithë kohës notonte. Kur u kthyem në Belgjikë ime shoqe e regjistroi në pishinën e Molenbeekut.

A mund të na tregoni pak ecurinë e Gjonit? Si arriti deri tek titulli kampion?

Siç po tregoja dhe pak më sipër Gjoni e filloi notin në moshën 7 vjeçare në pishinën e Molenbeek, ku menjëherë është spikatur nga mësuesja e tij. Ka ndenjur 3 vite në këtë klub, më vonë ka kaluar me CNBA-në (klubi më i mirë që ka Belgjika). Në 2013 kur ishte vetëm 11 vjeç pas 3 muajsh në këtë klub ka marrë pjesë në kampionatin e Belgjikës. Ka arritur rezultate shumë të mira, i shtatëmbëdhjeti në kampionat si dhe i dymbëdhjeti në 200 metër. Shumë e çuditshme për një fillestar. Në vitin 2014 ka marrë medalje bronxi në 100 metër stili flutur e vetëm një vit më vonë medalje argjendi në 200 m shpinë. Pak ditë më parë ai ka marrë 3 medalje, dy herë kampion i Belgjikës në 100 e 200 metër flutur dhe 100 metër shpinë medalje argjendi .

Si është të jesh prind i kampionëve?

Tonini: Është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një prindi. Për mua fëmijët e mi janë gjithmonë kampion, me apo pa tituj, më mjafton impenjimi i madh që japin për të arritur gjithçka kanë. Çdo gjë që kemi ka shije djerse, kjo është fitorja më e madhe.

Freskita: Unë çoja Gjonin gjithmonë në pishinë, një mësues noti më tha një ditë se ju keni një thesar që duhet ta vlerësoni. Në ato moment nuk ja vura re, por tani e kuptoj çfarë ka dashur të thojë. Me të vërtetë Gjoni është një thesar.

A kanë pasur ndonjë episod racizmi fëmijët tuaj?

Belgjika nuk është vend ku racizmi ndihet shumë. Por episode ka pasur. Vjet pas fitores së Gjonit ku zuri vendin e dytë në Belgjikë nuk e vendosën foton e tij në gazetën e sportit. Madje më i rëndë ishte reagimi prindërve të tjerë të cilët në shtator kur Gjoni u kthye në stërvitje nuk na flisnin më. Madje në fillimet e tij në skuadër e lanë me fëmijët më të vegjël por falë karakterit të tij dhe vendosmërisë është këtu ku e shohim sot.

Fëmijët tuaj janë në rrugë të mbarë për të arritur në nivele edhe më të larta. Si do t’i këshilloni ju nëse do të duhet të përfaqësojnë ngjyrat e flamurit shqiptar apo atij belg?

Tonini: Fëmijët e mi janë rritur me frymën patriotike, këshilla ime dihet që është dhe do jetë gjithmonë Shqipëria. Për Markun mendoj mund të jetë më e thjeshtë falë dhe niveleve në të cilat është futbolli shqiptar në këto momente. Ndërkohë që për Gjonin gjërat duken pak më të vështira. Kemi ndjekur kushtet në të cilat stërvitej Luiza Gega, është një turp i vërtetë.

Freskita: Sigurisht që do ju këshilloja Shqipërinë. Edhe pse më ka lënë shije të hidhur mos reagimi i Federatës Shqiptare të notit, kam gjetur kontaktin e tyre në internet dhe ju kam shkruar por nuk kam pasur asnjë përgjigje.

Sa e ndiqni jetën politike e shoqërore në Shqipëri ?

Mundohemi të freskohemi me informacion sa të mundim dhe interneti na ndihmon për këtë. Por koha që kemi në dispozicion është shumë e vogël. Stërvitjet e fëmijëve na zënë fundjavat dhe një pjesë të mirë të pasditeve javore. Jemi gjithmonë të angazhuar, aq sa shpesh miqtë tanë mërziten për mosprezencën tonë në festa, dhe ndonjëherë nuk na kuptojnë kur ju themi se kohën e kemi me pakicë.

Freskita: Të gjithë mundohemi të informohemi nga interneti. Një pakt i padiskutueshëm në familjen tonë është se brenda mureve të shtëpisë nuk flitet gjuhë tjetër veç se shqip. Madje Marku ka pasur shpesh probleme me mësuesen e historisë. Ai nuk pranon dot versionin e servirur mbi Kosovën apo Shqipërinë. Ai nuk pranon të dëgjojë nga mësuesja se Aleksandri i Madh ishte maqedonas, Marku studion me shumë dëshirë historinë e Shqipërisë.

marku2

marku1

Intervista e Gjon dhe Mark

Cilat janë synimet tuaja? Ku doni të arrini?

Gjon: Sa më larg. Unë do t’i përdor të gjitha fuqitë e mia.

Mark: E njëjta gjë edhe për mua. Impenjim dhe stërvitje…besoj se do më çojnë larg.

Nëse një ditë do ju kërkonin Shqipëria dhe Belgjika për të garuar në kompeticionet ndërkombëtare cila do të jetë zgjedhja juaj?

Gjoni: Me zemër do të garoja me Shqipërinë edhe pse me sa di kushtet në të cilat stërviten sportistët shqiptarë janë shumë të vështira.

Marku: Pa u menduar fare, Shqipërinë me zemër dhe me mendje. Futbolli shqiptar është në nivele shumë të mira.

Sa e ndieni veten shqiptarë?

Ne jemi Shqiptarë edhe pse të lindur e rritur jashtë!

Nëse një mik i juaj belg do të kërkojë të vizitojë Shqipërinë ku do ta çonit?

Gjoni: Det e male, Shqipëria ka gjithçka.

Marku: Në Shqipëri, aty ka diell dhe det.

 

marku4

marku5marku55

marku3

Marku dhe Gjoni, nipër të kantautorit të njohur Gjok Vata

Marku dhe Gjoni janë nipër të Gjok Vatës kantautorit të njohur shkodran. E ndërsa jeta për Gjokën nuk ka qenë e thjeshtë duket se nipërit e tij po ecin drejt rrugës së suksesit me më pak probleme. Gjatë periudhës 1945-‘90, nëpërmjet akuzave të montuara, Gjoka vuajti disa vite burg, ndërsa persekutimi nuk iu nda deri me rrëzimin e komunizmit. Por edhe pse nën presion të vazhdueshëm ai ia doli të ishte prezent në skenën e artit shqiptar. Në vitet e rinisë, mbi libretin e Nikollë Dakës dhe koreografinë e Filip Gjergjit, Gjoka kompozoi tablonë muzikore “Klasë e Lavdishme” e cila u nderua me çmim në lëvizjen kulturore të qytetit dhe më vonë në atë kombëtare në Korçë. “Çuditërisht” ndër afishet e shfaqjes shkruhej –nga kompozitori Kolë Vata. Njëkohësisht ai vazhdon të shkruaj poezi të cilat i botonte në rubrikën e poetëve të rinj në revistën kulturore NENTORI. Në një konkurs me rastin e përvjetorit të vdekjes së poetit Naim Frashëri, ai merr çmim të parë me një poezi prej 20 vargjesh. Në vitin 1963, me nxitjen e Preng Jakovës, kompozon (tekst e muzikë) disa këngë për fëmijë për festivalin kombëtar si Pema dhe Fëmija dhe një vit më vonë Mirë se vjen dallandyshe, ku vlerësohet me çmime të dyta.

Gjatë jetës së tij artistike, Gjoka ka kompozuar rreth 100 këngë, dy nga të cilat i ka kënduar duet me të bijën në festivalin e këngës. Në vitin 1993 ai kompozon “Baladën e Mërgimtarit” (tekst e muzikë) si kolonë zanore të dokumentarit “Armiku im” që është xhiruar në Shqipëri për TV –në italiane RAI, që më pas bëri xhiron e Europës duke u vlerësuar shumë nga kritika gjermane. Me vonë, në Radio – Shkodra, në një projekt të ideuar nga kompozitori Zef Çoba, Gjoka drejtoj dhe komentoj rreth 40 emisione mbi historikun e muzikës klasike. Në korrik të vitit 2000 ai u nderua nga bashkia e Shkodrës me titullin: “Krenaria e Qytetit” me motivacionin: për cilësi të lartë në fushën e krijimtarisë muzikore dhe te interpretimit, duke dhënë një kontribut të çmuar ne fizionominë e artit tonë kombëtar.

marku7marku88marku8

belgjiaaamedaaamarku7aaa

 

Etiketa: belgjikekampionMark Gjoninoti


Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
E “shumëzoi me asgjë”, ja përgjigjia e Ronaldos për Mourinjon

E "shumëzoi me asgjë", ja përgjigjia e Ronaldos për Mourinjon

Ja pse ata që vrapojnë shumë rrezikohen nga melanoma

Ja pse ata që vrapojnë shumë rrezikohen nga melanoma

Armëmbajtja, Presidenti dekreton ligjin për uljen e dënimit

Nishani kthen në punë kryetarët e grupeve parlamentare, ja pse

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com