Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rubena Moisiu: Mjekët thonë që kanë bërë zgjedhjen e duhur

2016/09/18 at 10:09 AM
në Aktualitet, Kronikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Rubena Moisiu: Mjekët thonë që kanë bërë zgjedhjen e duhur

“Çarja spontane e shpretkës, një diagnozë e pamundur për t’u dalluar te një grua shtatzënë çoi në vdekjen e Aida Çajkës dhe fëmijës së saj dy ditë më parë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Në një intervistë për gazetën, drejtoresha e spitalit, Rubena Moisiu, tregon me detaje ecejaket e së ndjerës në tre spitale në të gdhirë të datës 16 shtator. Moisiu thotë se ekipi mjekësor ka kryer veprimet e nevojshme për rastin, ndonëse, sipas saj, janë organet kompetente që do të japin verdiktin e saktë, pas shqyrtimit të plotë të materialeve.

Një paciente ka humbur jetën dy ditë më parë. A mund të na thoni si ka ndodhur ngjarja?

Pacientja është paraqitur te ne në 22:30 të mbrëmjes së 15 shtatorit me ankesa: vështirësi në frymëmarrje, nxirje rreth buzëve, dhimbje në regjionin e zemrës. Gjithë ekipi i rojës, përfshirë dhe reanimatorin e kanë parë dhe kanë menduar se ishin përpara një situate rrezik për infarkt të zemrës. Ndërkohë, barku ka qenë i qetë, nuk kishte dhimbje apo kontraksione për lindje.

Kjo ka qenë arsyeja që pacientja nuk ka pranuar të kryejë një vizitë të zakonshme vaginale sepse nuk kishte dhimbje barku, por në gjoks. Mjekët janë fokusuar te këto ankesa dhe kanë menduar për një infarkt, kanë bërë analiza të cilat janë në kartelë: të gjakut dhe ato biokimike. Më pas, një mjeke dhe infermier e kanë shoqëruar pacienten me ambulancë për në urgjencën e kardiologjisë së QSUT-së ku ka ndenjur për disa orë. Që atje reparti i kardiologjisë së QSUT-së e ka dërguar në sanatorium, pasi kanë menduar se mos ka problem nga mushkëritë.

Pasi ato kanë parë se është ulur kuadri i gjakut në analiza (i kanë rënë rruazat e kuqe të gjakut) e dërguan me urgjencë në maternitet me oksigjen dhe me mjekime për t’i mbajtur tensionin në nivel normal, pasi i kishte rënë shumë. Në orën 04:00 të datës 16 ka mbërritur në maternitetin tonë duke e çuar në reanimacion. Ajo që duhet theksuar është që në vizitën e parë foshnja ka qenë mirë, në të dytën kishte vdekur.

Familjarët kanë hedhur akuza për neglizhencë të shërbimit mjekësor. Sa qëndrojnë këto sipas jush?

Nuk është ashtu, sepse ata nuk kanë zbritur fare nga makina. Mjekët dhe personeli kanë zbritur me vrap, duke çuar edhe bombolën e oksigjenit, kur kanë parë që pacientja ishte me oksigjen, (sepse në fillim nuk e dinin se çfarë kishte makina brenda). Më pas e kanë dërguar direkt në reanimacionin e grave, ku ka filluar shërbimi me të gjitha mjetet e duhura që bëhet në këto raste.

Si e shpjegoni këtë rast? A mund të shpëtonte pacientja?

Arsyeja e hemorragjisë së brendshme ishte çarja spontane e shpretkës. Është vërtet një rast i rrallë. Në një grua shtatzënë mund të ndodhë 1 në 1 milion apo më rrallë akoma. Mund të jetë edhe çarje traumatike, por këtë nuk mund ta them unë. Mjekësia ligjore do ta vendosë nëse ka ndodhur nga trauma apo spontanisht.

Spitali i ofron mjetet e nevojshme për diagnostikimin e saj?

Po, por kjo nuk është lehtësisht e diagnostikueshme sepse me ekografi nuk shikohet asgjë sepse mbulohet nga mitra. Në 100% të rasteve me këtë lloj diagnoze, rukturë ose çarje e shpretkës, vetëm gjatë operacionit mund të shikohet burimi i gjakut.

Sipas asaj çfarë ju është thënë, mjekët kanë asistuar në kohë dhe a kanë ndjekur rrugën e duhur për mjekimin e saj?

Unë them që për momentin mjekët ngulmojnë që kanë bërë zgjedhjen e duhur, ashtu e kanë parë të arsyeshme. Ashtu thonë ata dhe ato të dhëna janë në kartelë. Ata janë marrë në pyetje, materialet dhe kamerat janë sekuestruar të gjitha. Shumë shpejt do t’i nxjerrin organet e drejtësisë./E.Domi/ Panorama

Etiketa: mjeketmoisiunena e vdekur

Ju sugjerojmë

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
Bota

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

24 Maj, 2025 10:46 pm
La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
Aktualitet

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

24 Maj, 2025 10:30 pm
Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
Aktualitet

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

24 Maj, 2025 10:10 pm
Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
Aktualitet

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

24 Maj, 2025 9:56 pm
Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë
Bota

Dita e dytë e këmbimit të burgosurve, Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë

24 Maj, 2025 9:41 pm
Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?
Aktualitet

Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

24 Maj, 2025 9:17 pm
Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike
Bota

Probleme në Festivalin e Filmit në Kanë, ndërpritet qëllimisht energjia elektrike

24 Maj, 2025 8:57 pm
Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet
Rajoni

Ulqinakët presin që miliarderi arab Alabar të tërhiqet nga marrëveshja për plazhet

24 Maj, 2025 8:40 pm
Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit
Sport

Euro U-17/ Grupi A, Shqipëria sfidon Francën në ndeshjen e fundit

24 Maj, 2025 8:16 pm
Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme
Bota

Ndërprerje masive të platformës sociale X, mijëra përdorues raportuan probleme

24 Maj, 2025 8:01 pm
Para
Kosovarët të armatosur si në kohë lufte

Kosovarët të armatosur si në kohë lufte

Tjetër sulm në SHBA/ Thërret “Allahu Ekber”, plagos me thikë 8 persona

Tjetër sulm në SHBA/ Thërret “Allahu Ekber”, plagos me thikë 8 persona

Arrestohen grabitësit shqiptarë, njëri i mitur

Arrestohen grabitësit shqiptarë, njëri i mitur

TE FUNDIT

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza

Izraeli vret nëntë nga dhjetë fëmijët e një doktoreshe në Gaza
24 Maj, 2025

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjeke dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj, thotë...

Lexo më shumë

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?

La gjurmë në kinematografinë shqiptare, kush ishte Piro Milkani ?
24 Maj, 2025

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i shquar shqiptar, Piro Milkani, një prej emrave më të rëndësishëm të...

Lexo më shumë

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT

Mësim dhe argëtim në spital, 2 klasa multidisiplinare në QSUT
24 Maj, 2025

Ky fëmijë vetëm 7 vjeç, për shkak të problemeve shëndetësore duhet të ndjekë terapinë kuruese pranë Pediatrisë së QSUT, duke...

Lexo më shumë

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani

Shuhet në moshën 86-vjeçare regjisori i njohur Piro Milkani
24 Maj, 2025

Regjisori i njohur Piro Milkani, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeç. Lajmi i hidhur është konfirmuar nga i biri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com