Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

2016/08/26 at 9:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista/ Rrëfehet Besnik Mustafaj: Ja pse ju bashkova kandidatit të PD-së në Dibër

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i tërhequr vitet e fundit nga aktiviteti politik, i është bashkuar fushatës së kandidatit të djathtë, Sherefedin Shehu, për Bashkinë e Dibrës.

Ai sheh shpresë për të djathtën, duke filluar nga Dibra dhe beson shumë te pozitiviteti i kandidatit të djathtë. Mustafaj shprehet ne nje interviste per “Panorama” se i është përgjigjur ftesave të përsëritura të kreut demokrat për të qenë prezent në aktivitetet publike të kësaj partie. Zoti Mustafaji, ju keni deklaruar sot se po angazhoheni në fushatën e kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës. A është ky një rikthim në politikën aktive pranë Partisë Demokratike dhe jo më si analist dhe vëzhgues? Unë kam ardhur në Dibër sot dhe do të qëndroj dy ditë dhe kam ardhur për të mbështetur Sherefedinin dhe për të mbështetur një ide të shpresës, të cilën e mora si jehonë që vjen prej dibranëve. Unë kam njerëz të familjes sime në Dibër, në kuptimin që kam edhe një lidhje personale me Dibrën, por unë kam ardhur të mbështes Sherefedinin, i bindur në vlerat e tij si person, por pse ta fsheh, i surprizuar nga ajo që po ndodh në Dibër, pasi ka realisht një lloj kthimi të shpresës. Mos harrojmë që të gjithë e përjetojmë si një mërzi të madhe humbjen e shpresës. Lindja e shpresës është një lajm i mirë dhe unë doja të shihja dhe ta prekja nga afër këtë realitet të ri, këtu në Dibër. Dibranët po reagojnë si njerëz që dinë të lindin shpresën.

Pas zhgënjimit, ju shihni shpresë duke nisur nga Dibra?

Po unë besoj se në masë të gjerë, ndër shqiptarët, konstatohet një zhgënjim i madh, një humbje shprese dhe një dëshpërim. Dhe çdo dritë që ndizet si kthim shprese duhet nxitur, duhet inkurajuar, duhet mbështetur dhe duhet t’i shërbejë kësaj mundësie që i jepet shoqërisë shqiptare.

Zoti Mustafaj, për ju personalisht, ky angazhim mund të konsiderohet një rikthim në politikën aktive?

Nuk mund të them se nuk po ndiej disa emocione, ndiej mjaft emocione që lidhem me kujtimet e mia personale në ngjarje të tilla, por nuk mund të konsiderohet në kuptimin e një vendimi që unë kam marrë për t’u kthyer në politikën aktive. Unë jam përpjekur ta mbaj vendin si demokrat, pranë demokratëve dhe në mbështetje të aspiratave të Partisë Demokratike për një Shqipëri normale.

Keni pasur takime apo konsulta me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për një angazhim tuajin më institucional në PD?

Jam këtu me zotin Basha, pimë një kafe, jo vetëm për vetëm, por me një grup të madh njerëzish dhe zoti Basha më ka ftuar disa herë që t’u bashkohem veprimtarive publike të Partisë Demokratike, gjë që unë e kam bërë me shkrime, por jo me prezencë dhe tani jam dhe me prezencën fizike.

Shikoni një frymë të re në PD, por dhe të mbështetësve të saj, duke filluar edhe nga këto zgjedhje të pjesshme?

Të shohim a do të jetë frymë, apo jo. Këtu ka një frymë të re. Do të shohim a do të jetë në gjendje Partia Demokratike ta shtrijë dhe ta përgjithësojë këtë frymë të re në gjithë Shqipërinë dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo është një sfidë shumë e madhe për Partinë Demokratike dhe personalisht për zotin Lulzim Basha.

Ka akuza nga PD­-ja se njerëz me pushtet dhe me para po influencojnë te vota e dibranëve. Ju e merrni këtë shqetësim nga dibranët?

Unë kam pak orë që kam ardhur këtu dhe nuk jam në gjendje ta them këtë. Ata që kanë bërë këto akuza, sigurisht bazohen në fakte. Unë nuk kam ardhur për të bërë denoncime, por për të mbështetur pozitivitetin që përfaqëson Sherefedin Shehu dhe besoj se ky pozitivitet po mbështetet nga dibranët dhe ky pozitivitet po bëhet faktor për fitoren e tij dhe ne duhet të përfitojmë nga ky shembull që vjen nga Dibra, që pozitivitetin në të gjithë debatin publik të skenës shqiptare ta bëjmë dominues, për t’u ngjallur shqiptarëve besimin te politika.

Po përjetojmë një periudhë kur shqiptarët e kanë humbur besimin te politika. A keni ju një konsideratë apo opinion për kandidatin e majtë për Bashkinë e Dibrës?

Nuk e njoh personalisht, nuk kam ç’të them për të, nuk kam dëgjuar fjalë të këqija. / Panorama.al Aristir Lumezi

Etiketa: Benisk Mustafaj

Ju sugjerojmë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!
Aktualitet

Debati për restaurimin e burgut të Spaçit, Ministria e Kulturës: Tymnajë dashakeqe!

6 Qershor, 2025 11:17 am
Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë
Bota

Pak bagëti e më shumë sakrificë! Kurban Bajrami reflekton sfidat e një bote në krizë

6 Qershor, 2025 11:16 am
Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën
Rajoni

Kosovë/Burri lidhet me kabllo elektrikë, kërcënohet me armë.. Ja çfarë i grabitën

6 Qershor, 2025 11:12 am
Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh
Aktualitet

Sot Bajram, qytetarët “dynden” drejt plazheve/ Radhë kilometrike automjetesh

6 Qershor, 2025 11:07 am
Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz dhe Valias, arrestohet 25-vjeçari

6 Qershor, 2025 11:05 am
Para
Kundër kujt qëllojnë me armë këta liderë politikë?

Tentohet vrasja e kancelares Angela Merkel

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

“Askush nuk e beson se jemi binjakë”, historia prekëse e dy vëllezërve

Champions League/ Xhaka vs Xhaka, Graniti flet për duelin e dytë me vëllain e tij

Champions League/ Xhaka vs Xhaka, Graniti flet për duelin e dytë me vëllain e tij

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
6 Qershor, 2025

Tedi Blushi, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, përcolli një mesazh urimi në emër të Ilir Metës nga Komuniteti...

Lexo më shumë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
6 Qershor, 2025

Përfaqësuesi i PD-së në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, Ledio Braho ka folur për Klan News sa i takon rinumërimit...

Lexo më shumë

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
6 Qershor, 2025

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona,...

Lexo më shumë

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
6 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një mesazhi për mediat,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com