Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Rama nuk heq dorë nga shembja e Teatrit: “Është një varr në mes të Tiranës”

2018/07/31 at 9:33 PM
në Politikë
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Rama nuk heq dorë nga shembja e Teatrit: “Është një varr në mes të Tiranës”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetarin Lufti Dervishim në emisionin “Përballë” në RTSH ka  folur nëse mund të ketë një shkëmbim mes ligjit të magjistraturës dhe atij të Teatrit, por Rama tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi nuk kanë asnjë lidhje.


Më tej Rama u shpreh dhe për Teatrin duke e quajtur një godinë që është si një varr dhe një ngrehinë e vdekur në mes të Tiranës

Një nga kauzat publike të opozitës për javët e fundit ka qenë ligji për Teatrin. Jeni të gatshëm që në këmbim të ligjit për teatrin të merrnit për shembull ligjin për shkollën e magjistraturës.

Jo.

Quid pro quo- kokë për kokë.

Jo, sepse nuk ka asnjë lidhje.

Është një kauzë që opozita mendon se është në të drejtën e saj, është një kauzë që mendon të shënojë një fitore, po mbron një interes që e gjykon interes publik legjitim….

Patjetër që ka të drejtën e saj të përqafojë çdo temë.

Pse është “jo”-ja juaj kaq e shpejtë në këtë rast.

Ndërkohë që Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar, i duhet prej shumë kohësh, ndërkohë që tanimë është bërë një proces pozitiv me gjithë komunitetin dhe gjithë komuniteti i regjisorëve, aktorëve, dramaturgëve, protagonistëve që duhet t’i japin Shqipërisë një jetë teatrore më të pasur është i përfshirë plotësisht dhe është tërësisht i dakordësuar me ne për të ndërtuar Teatrin e ri Kombëtar, që do të ndërtohet në të njëjtin truall dhe pa cënuar asnjë metër të truallit ekzistues, me një partneritet që është i përcaktuar nga fakti se kompania që e propozon zotëron prokurorat për pronat private ngjitur dhe çfarë do të japë në këmbim shteti në këtë mes, qeveria dhe bashkia, është një truall mbrapa murit ekzistues të Teatrit ku sot ka makina të vjetra, makina që hyjnë dhe dalin dhe plehra në mes të Tiranës. Kështu që ky është një debat i kotë, kjo është një kauzë absurde, por opozita është në të drejtën e vet që ta vazhdojë këtë përpjekje absurde, ndërkohë që ne jemi në detyrimin tonë që të punojmë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam dhe për atë që duam për njerëzit e këtij vendi. Nuk besoj se opozita ka kredencialet për të dhënë opinione për repertorin e Teatrit apo për mënyrën se si duhet të zhvillohet një vepër nga pikëpamja arkitektonike apo urbanistike.

“Nuk do të ngurrojmë në asnjë rast për t’i dhënë të drejtë nëse kanë të drejtë dhe do të dëgjojmë me respekt çdo marrëzi, do çmojmë me kujdes çdo propozim. Do të shfrytëzojmë ne vetë, me dëshirën tonë, çdo rast për bashkëpunim, pa humbur kohë me konflikte të kota politike dhe sherre të ulta personale….as në Kuvend, as në media, as gjëkundi”. Zoti Kryeministër ky është një zotim i juaj publik për marrëdhëniet me opozitën më 27 gusht të vitit të kaluar, 11 muaj më parë. Pse i jeni shmangur?!

Jo nuk jam shmangur fare. Nëse ju gjeni një rast kur unë kam stimuluar sherrin apo kam stimuluar përplasjet, atëherë ma thoni dhe jam i gatshëm të reflektoj.

Po marr postimet e fundit në facebook, shkëmbimet me kryetarin e opozitës. Ju vetë thoni se nuk duhet të humbim kohë me konflikte të kota dhe sherre të ulta personale, as në Kuvend, as në medias dhe asgjëkundi.

Nuk ka asgjë. Më vjen keq, nuk ka asgjë personale. Unë e kam thënë dhe e përsëris dhe deri në provë të kundërt do të vazhdoj ta them që unë asnjëherë nuk i akuzoj dhe nuk i sulmoj personalisht kundërshtarët dhe asnjëherë nuk duhet ngatërruar ironia apo sarkazma me sulmin personal. Dhe beteja për vettingun nuk është një betejë e kotë. Dhe nëse opozita ka marrë përsipër të shfaqet përsëri edhe sot si forca kundër vettingut dhe të kthehet në një kënd fletërrufesh ku lexohen çdo ditë fletërrufe si ato dikur kundër imperializmit amerikan, kundër vettingut patjetër është detyra ime që…

… ju keni thënë se do të dëgjojmë me respekt “çdo marrëzi”. Nuk është respekt përgjigja që ju ktheni…

Pse?

Përderisa keni thënë se do të dëgjojmë me respekt….

Është respekt të dëgjosh çdo marrëzi, mospërfillja, mosdëgjimi dhe refuzimi për të dëgjuar është mungesë respekti.

Të qëndrojmë te çështja…

Fakti që merresh është respekt.

Le të qëndrojmë te çështja e Teatrit. Ju jeni njeri që besoni që e vërteta gjendet edhe tek pala tjetër. Nuk shikoni asgjë të drejtë në shqetësimet e ngritura për çështjen e teatrit, të paktën 15 pyetjet që vijnë nga komisioni europian, 9 pikat e ngritura nga Presidenti në kthimin e dekretit. Nuk ka asnjë të drejtë pala tjetër. E drejta është vetëm në anën e qeverisë?

 Ky është një diskutim që unë e kam zhvilluar para 20 vjetësh dhe ka 20 vjet që ka mbetur pezull. Këtu nuk ka asgjë të re për të zbuluar. Këtu nuk ka asgjë të re për të diskutuar. Këtu është shumë e qartë: po, jo. Do mbajmë këtë ngrehinë të marrë fund që nuk ka asnjë lidhje me një teatër të standarteve europiane dhe ku është shumë e thjeshtë…

Cili është halli i qeverisë? Thjesht paratë?

Këtu është shumë e thjeshtë. Nuk fton dot një trupë ndërkombëtare. Nuk vjen dot një aktor i huaj me reputacion që të marrë përsipër të hipë në atë skenë. Kaq. Eshtë elementare apo do të ndërtojmë një teatër të ri, modern dhe që të përmbushë standartet duke qenë një tjetër vlerë e shtuar për komunitetin, për artin dhe kulturën dhe për kryeqytetin. Kjo është shumë e thjeshtë.

Nuk kam gjetur asnjë zë kundër kësaj që ju thoni se duhet një teatër i ri, …

Patjetër…

Por çështja ndahet tek si? Vendi? Duhet ruajtur..

Ne nuk kemi asnjë luks dhe asnjë mundësi që të ruajmë një ngrehinë të tillë që nuk ka asnjë vlerë, në asnjë kontekst të trashëgimisë kultuore botërore dhe ta mbajmë aty si një ngrehinë të vdekur. Ta ruajmë aty për çfarë? Për të bërë çfarë? Çfarë mund të bëjmë aty? Ajo sot është në kushtet që duket si një varr, pa jetë dhe kush shkon atje, shkon o nga pasioni i madh për të luajtur në skenë, o nga inercia e së shkuarës për të shkuar e për të parë shfaqje, sepse dihet se në çfarë kushtesh zhvillohet jeta aty. Për çfarë dhe si mund të mbajmë ne një ngrehinë të tillë në zemër të Tiranës dhe të shkojmë të bëjmë një teatër diku tjetër?! Pastaj si do ta ndërtojmë ne një teatër të ri? Pse nuk është ndërtuar ky teatër i ri për kaq e kaq shumë vite?

Këto që thoni ju janë të drejta, por shqetësimi ka të bëjë me faktin se bëhet një ligj “sui generis” (unik), mënjanohet gara, fituesi i paracaktuar…

Së pari njëherë, çfarë gare do të bësh kur je i kondicionuar nga fakti që do të përfshish në këtë zhvillim prona që i zotëron dikush që ka emër dhe mbiemër. Çfarë gare do të bësh?! Së dyti, ligjet e veçanta për investime të mëdha janë rutinë në vende të tjera. Nuk ka asgjë të veçantë në kuptimin se nuk janë praktika kaq të rralla. Ligjet e veçanta janë për të mbrojtur investimet e mëdha. Ky është një investim i madh dhe nga ky investim i madh, shteti në të njëjtin vend ku ka teatrin do të marrë një teatër që do të jetë për publikun, do të jetë pronë e shtetit dhe për këtë shteti nuk do të paguajë asnjë kokërr leku. Ndërkohë që një teatër të ri, të atyre dimensioneve, shteti nuk e ndërton dot kurrë me hapësirën buxhetore që ka. Kurrën e kurrës. Se po të ishte, do të ishte ndërtuar. Ku është problemi këtu?

Problemi është te paratë. Nuk kemi para dhe do të bëjmë këtë zgjedhje?

Problemi është gjithmonë tek paratë, kur vendos për vepra publike dhe bota nuk është budallepsur që e ka krijuar këtë rrugë prej shumë e shumë vitesh. E kam thënë dhe e kam rithënë: këtu është bërë një gogol i pa kuptueshëm, partneriteti publik-privat. Gjermania, Gjermania që është vendi më i fuqishëm i Europës e ka rutinë ndërtimin e shkollave, ndërtimin e çerdheve, ndërtimin e spitaleve, ndërtimin e veprave publike kulturore me partneritet publik-privat. E ka rutinë. Nuk po flas për të tjera. Ku është problemi këtu? Dhe është shumë e thjeshtë…

Pyetja ishte…

Dhe është shumë e thjeshtë. Shteti…, se dëgjon lloj-lloj absurditetesh: “ia dhanë privatit”. Jo more zotëri. Shteti ka një interes publik të ketë një teatër. Nuk i ka mundësitë ta bëj. Atëherë çfarë mund të bëj shteti që ta bëj teatrin? Shteti fton një privat që është pronar apo posedues i prokurave të pronës, ngjitur me pronën që zotëron dhe aty në të njëjtin territor ndërton teatrin. Merr, përfiton një teatër që është një investim kolosal që nuk kishte për ta përfituar kurrë dhe në këmbim çfarë bën?! I jep atij privati një tjetër truall që nuk e ka sot në përdorim fare. Është një truall po them, parkim makinash të vjetra dhe plehra. Ku është problemi këtu?! Ku janë këto 200 milionë fitim që do të dilkan në një invesitm si ky? Ku janë? Si dilkan këto 200 milionë fitim, që po dilkan dhe po u vidhkan në këtë histori? Ku janë? Këto janë banalitete? Ndërkohë që ne fitojmë një gjë po, fitojmë Teatrin e Ri Kombëtar. Ku është problemi?

Pyetja ishte në kontekstin e bashkëpunimit me opozitën. Fidani i ullirit i mbjellë më 17 maj (2017) është ende gjallë apo është tharë?

Ullinjtë janë një pemë…

Simbol i paqes…

…janë një pemë që jeton gjatë….

…nëse zë rrënjë.

… kështu që besoj se do të vij dita për t’u rikthyer dhe për të ujitur atë fidan.

 

 

 

 

Etiketa: ramashembjateatrivarr


Ju sugjerojmë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Meta reagon nga burgu për buxhetin 2025: Më antisociali, shton varfërinë dhe korrupsionin
Kryesore

Ilir Meta kërkon lirinë në Gjykatën Kushtetuese

10 Korrik, 2025 6:59 pm
Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit
Kryesore

Konferenca në Romë, Rama ulet sërish në gjunjë para Melonit

10 Korrik, 2025 5:22 pm
Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë
Kryesore

Gjykata e Lartë e la në qeli, vjen reagimi i Veliajt dhe avokatëve ndërkombëtarë

9 Korrik, 2025 5:18 pm
Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike
Kryesore

Rama në Bashkinë e Durrësit, përfundon takimi për lirimin e hapësirave publike

8 Korrik, 2025 6:40 pm
11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..
Politikë

11 Maj,Salianji:Në Shqipëri nuk ka zgjedhje!PD duhet të gjejë zgjidhje të largojë..

8 Korrik, 2025 6:27 pm
A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji
Politikë

A do kandidojë në zgjedhjet e 2029? Ja si përgjigjet ish-deputeti Ervin Salianji

8 Korrik, 2025 6:18 pm
Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!
Kryesore

Konferenca e parë pas fitimit të lirisë, Salianji: Bëra burg për arsye politike!

8 Korrik, 2025 6:03 pm
Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Para
Dhuratat, mund të përmirësojnë por edhe mund të shkatërrojë një marrëdhënie

Dhuratat, mund të përmirësojnë por edhe mund të shkatërrojë një marrëdhënie

Video/ Historike, ekipi shqiptar siguron fazën e tretë të Champions League

Video/ Historike, ekipi shqiptar siguron fazën e tretë të Champions League

Fotot hot në plazh fusin në sherr aktoren turke me familjen, braktis shtëpinë

Fotot hot në plazh fusin në sherr aktoren turke me familjen, braktis shtëpinë
















TE FUNDIT

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik, 2025

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas,...

Lexo më shumë

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës

Kajak në Vjosë, aventure magjike në zemër të natyrës
13 Korrik, 2025

Është një mrekulli e natyrës në jug të vendit tonë. Vjosa që tashmë është park kombëtar, ndërsa një pjesë e...

Lexo më shumë

Shkaktoi aksidentin ku humbi jetën 18-vjeçari, arrestohet shoferi

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
13 Korrik, 2025

Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme, pasi një ditë më parë shkaktoi një aksident rrugor, në të cilin humbi...

Lexo më shumë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë

Fluks turistësh në bregdetin e Durrësit, shtohen të huajt që vijnë në vendin tonë
13 Korrik, 2025

Fluksi i turistëve të huaj në bregdetin e Durrësit dhe Golemit është shtuar gjatë dhjetëditëshit të dytë të korrikut. Pushues...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com