Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA NGA BURGU/ I dënuar për xhihadizëm, Fadil Myslimani: Tahirin e zunë mallkimet e mia. Do ju vijë dita Ben Blushit e Kastriot Myftarit që shanë Allahun

2018/01/18 at 9:59 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
INTERVISTA NGA BURGU/ I dënuar për xhihadizëm, Fadil Myslimani: Tahirin e zunë mallkimet e mia. Do ju vijë dita Ben Blushit e Kastriot Myftarit që shanë Allahun

Fadil Myslimani është dënuar për xhihadizëm dhe prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës. Sipas vendimit të gjykatës ai ka propaganduar dhe frymëzuar disa shqiptarë që të ndjekin rrymën tekfiriste dhe salafiste të islamit për t’u përfshirë në luftimet e xhihadistëve në Siri.


Ish-kuzhinieri i xhamisë pranë Unazës së re, tregon për gazetën “TemA” dhe nuk është penduar për veprimtarinë fetare, madje shprehet i gatshëm për të shkuar në Siri. Ajo që bie në sy është revolta ndaj polikanëve në vend, si Sali Berisha, Saimir Tahiri. Po kështu kërcënon edhe Ben Blushin e Kastriot Myftarin që si pas tij janë tallur me Allahun, duke ju kujtuar sulmin në revistën satirike franceze.

Cili është Fadil Myslimani? Çfarë bënit ju para se të prangoseshit nga policia?

Unë jam babai i pesë fëmijëve. Gjatë komunizmit isha një besimtar pa dije dhe pa rite fetare. Islamin kam filluar ta predikoj gjatë viteve ’90, kohë kur fillova që të njihem gjerësisht me të. Unë studiova ekonomi-agrare dhe kam punuar disa vite si ekonomist në Elbasan. Me ardhjen e demokracisë nuk mund të ushtroja dot profesionin tim pasi si besimtar nuk më lejohen disa gjëra, si p.sh kamata që është e ndaluar për t’u llogaritur. Më pas kam punuar thjesht si kuzhinier amator në disa shoqata dhe institucione fetare. Deri në momentin e arrestimit kam qenë i punësuar tek xhamia e Unazës së Re duke shërbyer ushqim për 20 nxënës dhe mësues kursesh.

Cilat ishin motivet që ju çuan pas hekurave?

Prej 1 400 ditësh qëndroj i robëruar dhe i afrohem varrit. Jam burgosur për politikë dhe reklamë mediatike. Ka qenë 11 mars i vitit 2014 kur forcat e policisë erdhën në xhami dhe më ndaluan me armë tek koka. Njëkohësish është terrorizuar pa arsye edhe familja ime në Elbasan. Ish-ministri Saimir Tahiri tregoi pak ditë më parë merakun për djalin e tij pasi rrezikonte arrestimin për ç’ka bërë. Po për fëmijët e mi kush mendoi kur policët me kallashnikovë mësynë në banesë për t’i burgosur babain? Unë i kam thënë në sallë gjyqi dhe fjala ime e ka ndjekur këto vite: “Nëse ke problem me myslimanët s’do gjesh vrimë ku të futesh!”Rrjedhimisht sot po kërkon vrimë por nuk mund të fshihet dot bashkë me Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Këta të fundit janë betuar dhe kanë vjedhur popullin për vite me radhë. Ata do ta paguajnë po nuk u penduan, qoftë këtu qoftë në botën tjetër. Amerikës po i del bota prej duarve ndaj edhe kërkoi arrestimin tonë.

A i keni bërë thirrje besimtarëve mysliman që të shkojnë në Siri dhe të luftojnë krah terroristëve të ISIS? Ka pasur dëshmi në gjyq që e kanë pohuar këtë gjë ndaj jush…

Para se të shkonin dhjetëra shqiptarë për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë atje, dua t’ju kujtoj se ka qenë vetë ish-kryeministri Sali Berisha që ka bërë thirrje i pari në vitin 2012 për të shkuar dhe për të ndihmuar popullsinë siriane. Le të vijë dëshmitar në gjyq pasi 3 vjet i ka lejuar shqiptarët që të shkojë lirshëm nga Rinasi.

Unë kam qenë kuzhinier dhe nuk kam bërë thirrje. Nëse më pyet mua “a duhet të shkoj?” atëherë mund t’ju them që unë edhe pse jam gjynahqar duhet të shkoja i pari për të ndihmuar popullsinë në Siri. Ky nuk është krim por është mirësi.
Nëse unë marr vesh që dikush ju ka marrë peng, a duhet të vij që t’ju shpëtoj? Myslimani nuk gënjen. Atë që bën e bën për hir të zotit dhe nuk i trembet prej kurrkujt veç atij.

Kemi me mijëra motra myslimane atje dhe me to Basharal–Assad josh ushtarët e vet për t’i nxitur në luftime. Përdhunohen, lëndohen dhe dhunohen. OKB hesht kur me qindra bomba hidhen nga lart edhe vrisnin njerëz të pafajshëm. Çfarë duhet të bëjmë, pse myslimanët në Irak dhe në Siri janë pula?

Çfarë qëndrimi keni për të ashtëquajturin “shtet islamik”? Pajtoheni me aktet barbare kur priten koka gazetarësh, shkaktohet kaos dhe vriten njerëz të pafajshëm?

Shteti islamik kërkon që të vendosë drejtësi në tokë dhe të sundojë ligji i zotit. Nuk është terrorizëm. Kjo është kërkesa jonë e vetme. Ai u krijua për të hedhur poshtë diktatorin Basharal–Assad ku edhe prindërit e gjyshërit e tij kanë drejtuar po me të njëjtën mizori.

Pse nuk përdoret termi terrorizëm i krishterë, budist por veç islam? Nuk ndjehet SHBA dhe Evropa për këtë.
Sa i përket pyetjes suaj mbi gazetarët dua t’ju them se reporteret e “CharlieHebdo” u tallën me të dërguarin e Allahut. Ata kanë bërë shumë mirë, dhe Allahu i shpërbleftë. Ashtu janë tallur në Shqipëri edhe Ben Blushi apo Kastriot Myftaraj që do t’i vijë dita.

Po në rastet kur sulmet bëhen në vende publike si në Francë, Belgjikë apo Gjermani? Vdesin burra, gra dhe fëmijë të pafajshëm që nuk kanë asnjë lidhje me zhvillimet në Siri…

Nëse unë mësoj se ju do të shkoni të vrisni fëmijët dhe nënën time në Elbasan, s’mund t’ju them faleminderit por do të hakmerrem ndaj jush. Unë nuk them të vrasin njerëz të pafajshëm por kjo është e vetmja zgjidhje. Kur s’kam tanke, avionë dhe helikopterë për luftë të barabartë, atëherë kjo është e vetmja rrugë. Ata kanë kryer sulme terroriste në shtetet që kanë marrë pjesë në luftime. P.sh ju kujtoj se në Brazil apo Kili nuk kanë shkuar ushtarët e ISIS. Ç’punë ka Amerika, Rusia, Franca dhe vende të tjera që ndërhyjnë me avionë bombardues për të shfarosur atë vend? Po u zemërua Allahu e shkatërron Donald Trump-in, Edi Ramën, Angela Merkel-in, Vladimir Putin dhe cilindo që bën si gangster në botë.

Po edhe Shqipëria është aleate e NATO-s. Pra ju në njëfarë mënyre mendoni se nëse ata vijnë dhe kryejnë akte terroriste shqiptarët do ta meritonin?

Vendi ynë është thjesht një koloni dhe jo aleat i NATO-s. Ne jemi të aftë të bëjmë gjithçka që kërkojnë ata, madje edhe duke miratuar martesat midis homoseksualëve. Këta bëjnë gjithçka. ISIS e di shumë mirë që Shqipëria nuk ka rol vendimmarrës dhe komandohet nga SHBA. Ata mund të hakmerren nëse shqiptarët do të shkojnë që të kryejnë sulme. Shteti ynë dërgoi 20 milione fishekë për atë luftë atje në një kohë kur atyre fëmijëve duhet t’i çoheshin karamele dhe jo plumba. /Gazeta TEMA

Etiketa: Fadil Myslimaniinvervista nga burgu


Ju sugjerojmë

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm
Aktualitet

Jugu i Tiranës, probleme me ujin e pijshëm

4 Korrik, 2025 4:37 pm
Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur
Aktualitet

Aksident në Kryebushat/ Humb jetën 37-vjeçari, plagoset gruaja me dy fëmijët e mitur

4 Korrik, 2025 4:19 pm
Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..
Aktualitet

Policia, aksion ndaj drejtuesve të monopatinave/ Kërkon ashpërsimin e ligjit për..

4 Korrik, 2025 4:10 pm
Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030
Aktualitet

Mbyllja e Legjislaturës së X/ Spiropali: Plani ynë Shqipëria në BE në vitin 2030

4 Korrik, 2025 3:57 pm
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep të dhënat e fundit: 4 vatra aktive në vend

4 Korrik, 2025 3:36 pm
Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..
Aktualitet

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

4 Korrik, 2025 2:59 pm
Para
Foto/ Oriola Marashi ka disa fjalë për Noizyn

Foto/ Oriola Marashi ka disa fjalë për Noizyn

opinion lajm i fundit

Rrëshqitje gurësh në Dukagjin, 80 persona mbeten të bllokuar

Në këto ditë të vështira për socialistët, ja çfarë e gëzon Taulant Ballën

Video/ Taulant Balla bën publik një moment të ëmbël familjar!
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com