Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista në ‘Opinion’/ Kouchner: Kam njohur Rugovën dhe Berishën, nuk është e njëjta gjë…

2016/10/12 at 11:58 PM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista në Opinion/ Kouchner: Në Francë nuk vritej asnjë, këtu vriteshin të gjithë

Bernard Kouchner është një politikan francez, në të shkuarën ka qenë ministër shëndetësie dhe ministër i punëve të jashtme. Në vitet 1999-2000, ka pasur postin e kryeadministratorit të Kosovës. Mbrëmjen e sotme, vjen në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan.


Desada Metaj: Cilat janë arsyet që ju pranoni të merrnin një çmim nga UET dhe të riktheheni në Tiranë? 

Kouchner: E kam pranuar që prej shumë vitesh dhe këtë herë më morën kaq përnjëherësh dy ambasadorët, thuajse më sollën përdore, si ambasadori francez në Tiranë, ashtu edhe ai shqiptar. Jam i gëzuar që kam ardhur këtu. Ajo që më mërzit është se… kam njohur Rrugovën, kam njohur Berishën, nuk është e njëjta gjë. E kam njohur më parë, ai ka kryer studimet tek Miljez dhe para se të bëhej një politikan i rëndësishëm këtu. E njoh edhe kryeministrin dhe ndiej keqardhje, ndonëse vendi ka ndryshuar, politika është më qartë, prezantimet politike janë normale, pasi këtu nuk flitet mjaftueshëm. E njëjta gjë ndodh edhe në Francë. Do të vijë dita që njerëzit inteligjentë si ata të kenë projekte të përbashkëta.

sigurisht do të ketë të majtë dhe të djathtë sepse duhen të paktën dy parti që demokracia të funksionojë, jam dakord, por dialogu duhet të jetë i vazhdueshëm. Këtu dialogu nuk është i vazhdueshëm. Kjo është fatkeqësi. As në Francë nuk është i tillë. Megjithatë vendi ka evoluar, është më i hapur,  shqiptarët kanë qenë të frikshëm gjithandej. Pandehnin sikur ishin terroristë, mafia. Ky imazh ka ndryshuar, marrëdhëniet me Italinë janë të mira, me Francën të shkëlqyera. Nuk mund të themi se gabuam… Enver Hoxha vdiq, për fat të mirë, se nuk mund të ishte i përjetshëm.

Ne duam që gjërat të bëhen shpejt, duam rezultate të menjëhershme.

Në Kosovë, në fund të një dite të gjatë pune, natën vonë, rreth orës 2 apo 3 kishte restorante ende hapur ku hanim një sallatë, ka qenë shumë e keqe, bënim bilancet dhe kuptonim sa shumë kishim punuar, sa shumë ishim përpjekur dhe ishim të kënaqur.

Kur largohesh, kupton që ka ende probleme dhe asgjë nuk është e përkryer.

periudha që i dha fund regjimit tiranik, komunizmit, por nuk i ka dhënë fund dhunave të tjera, tregon që është më mirë, evolucioni është bërë. Vendi është i hapur. Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm në detin Adriatik, dua një shtëpi në bregdet, hapni fjalën që dua të blej tokë në bregdet.

Nuk është aspak keq. Nuk është shpërblyer gjithë ajo vuajtje, por evolucioni është i dukshëm. Shikoni Rusinë, ka plot gjëra për të thënë për Putinin, për oligarkët, por megjithatë gjërat kanë ndryshuar.

Ndër të tjera, po e përsëris, jo për t’ju dekurajuar, madje uroj që të jeni pjesë e Evropës së bashkuar, sikurse uroj që Evropa e bashkuar të jetë më politike, më federale dhe e aftë për të pritur emigracionin, njerëzit që vdesin në Mesdhe. Ne nuk qemë të aftë ta bëjmë këtë, për fat të mirë Znj.Merkel e shpëtoi duke i mbajtur vetë kostot nderin e Evropës.

Por duke mos patur forcën për të shpëtuar këta njerëz që braktisin vendin e tyre duke u larguar prej luftës me familjen dhe fëmijët e që vijnë të vdesin tek ne, para syve tanë, ne plazhet tona, nuk është gjë e mirë për Evropën. Uroj që futja juaj në Evropë të sjellë më shumë romantizëm dhe humanizëm.

Desada Metaj: Shqiptarë ju duan shumë dhe ky titull është një shenjë.

Jam i lumtur dhe i nderuar që shqiptarët më duan, edhe unë i dua. Edhe kosovarët i dua.

Ambienti në universitet më duket i mrekullueshëm. ju keni bërë universitet privat, ne francezët jemi njerëz të shtetit, universitetet janë publike. Nuk do ishte keq edhe për ne që universitete tona të përshtaten me kohën. Është një tradite që nuk e mohoj.

Ju me sa kuptoj imitoni universitet amerikane, sigurisht Harvardi është me mirë.

Universiteti juaj kishte një atmosferë të ngrohtë mbrëmë, kishte 500 apo 1 mijë persona, këtë nuk e di mirë sa. Keni një arsim që është i hapur drejt modernizimit.

Pastaj gratë shqiptare janë kaq të bukura, zonjë, dhe janë të lira. Unë mbaj mend ato gratë e mbledhura kruspull në ato vitet e hershme, edhe pse komunizmi kishte bërë diçka në emancipimin e grave. keni një rini të mrekullueshme. Në Universitetin Evropian të Tiranës dhe jam shumë krenar për titullin Honoris Causa ishte vërtet një ambient i gëzueshëm.

Shiko videon:  

 

Etiketa: intervistekushneropinion


Ju sugjerojmë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
Kronikë

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

5 Tetor, 2025 2:16 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Kronikë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

5 Tetor, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

5 Tetor, 2025 12:20 pm
Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Para
Video-Funny/ Tifozët më të çmendur që kanë hyrë ndonjëherë në fushë, disa kanë bërë dhe gol

Video-Funny/ Tifozët më të çmendur që kanë hyrë ndonjëherë në fushë, disa kanë bërë dhe gol

Ngjarja fatale me 3 viktima, arrestohen drejtuesit e mjeteve

Aksident i rëndë në Sukth, katër të vdekur

Aksident tragjik në autostradë, makina lëvizte në sens të kundërt, vdesin 3 vajza, 1 djalë

Aksident tragjik në autostradë, makina lëvizte në sens të kundërt, vdesin 3 vajza, 1 djalë
















TE FUNDIT

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”

I armatosur në makinë, përplasi 7 automjete në tentativë për t’i ikur “Shqiponjave”
5 Tetor, 2025

Ka përfunduar me përplasjen e 7 automjeteve dhe një motori ndjekja e 31-vjeçarit Imer Krrashi nga ana e forcave ‘Shqiponja’....

Lexo më shumë

Sauk/Personi i armatosur përplas me makinë efektivin e policisë dhe disa persona

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
5 Tetor, 2025

Një person i armatosur ka përplasur me makinë disa persona në zonën e Saukut, ku mësohet se nga përplasja janë...

Lexo më shumë

Nga Kolumbia për shërbime seksuale në Shqipëri, zbulohet rrjeti i trafikut

Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
5 Tetor, 2025

Një rrjet kriminal që rekrutonte dhe dërgonte gra nga Kolumbia në vendet e Europës, përfshirë edhe Shqipërinë është zbuluar nga...

Lexo më shumë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com