Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista në “Debati në Channel One”/ Zbulime të reja nga Konica, Fan Noli: Këtu s’ka as vajza për qejf….

2016/12/13 at 1:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista në “Debati në Channel One”/ Zbulime të reja nga Konica, Fan Noli: Këtu s’ka as vajza për qejf….

Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Koicën në 74 vjetorin e vdekjes së tij. I pari lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale dhe i dyti me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Washingtion, që të dyja të konsideruara të zhdukura që nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942. Por ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e bibliotekës Kombëtare, arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave. Mbi bazën e një pune prej dy dekadash, Alibali tashmë të gjithë studimin e tij e ka përfshirë në një libër me titull “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Kushdo që e njeh sado pak veprën e Konicës do të ketë menduar se pas disa studimeve që janë botuar për të, nuk mund të kishte më të reja për figurën e tij. Por Alibali e ka përmbysur këtë supozim. Fakte të reja, dëshmi, dokumente, fotografi dhe natyrisht biblioteka dhe arkiva e Legatës janë baza e studimit të Alibalit duke sjellë një Konicë në një dimension krej të panjohur. I ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibali bëri publike për herë të parë një pjesë të tyre.


Libri i Alibalit

Si arkivi i Legatës dhe biblioteka personale e Konicës kanë plotësuar njëra-tjetrën në studimin e Alibalit. Po si ra Alibali në gjurmë të bibliotekës? Gjatë emisionit të gazetarit Qafoku ai tregoi se ndihmën kryesore për këtë e ka dhënë Pol Athanas, djali i biznesmenit shqiptaro-amerikan Antoni Athanas i cili ndërroi jetë vite më parë. Sipas Alibalit, librat ndodheshin në ambientet e shtëpisë së familjes Athanas në Boston. “Pol u tregua shumë i gatshëm për të plotësuar amanetin e Konicës që biblioteka të bëhej pjesë e bibliotekës Kombëtare pas vdekjes së tij”, tha Alibali. Kjo i ka shërbyer shumë Alibalit edhe në studimin e tij ku një vend të rëndësishëm zë i gjithë aktiviteti i tij diplomatik e deri tek marrëdhëniet me armikun dhe mikun e tij Fan Noli. Alibali ka zbuluar edhe një letërkëmbim unikal mes tyre me çështje dhe tema nga ato patriotike e deri te ankesa se “nuk po gjenin vajza për qef” .

Arkivi i Legatës, një thesar

Por edhe më e vështirë ka qenë gjetja e arkivit të Legatës Shqiptare në Washington. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939 Legata u suprimua dhe askush nuk dinte se çfarë ishte bërë me arkivin. E vetmja e dhënë ishte një deklaratë e Kostë Çekrezit, historianit shqiptaro-amerikan, i cili e akuzonte Konicën se këtë arkiv e kishte shitur te italianët. Studiuesi Alibali ka bërë një punë ekstra duke bashkëpunuar edhe me historianin e njohur Pëllumb Xhufi. Dhe pas shumë kontaktesh, Alibali bën zbulimin e bujshëm: 6 dosje me dokumente të Legatës shqiptare ndodhen në arkivin e shtetit në Romë. Madje sipas ligjeve ndërkombëtare këto dosjet janë pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë duhet të kthehen në arkivat tonë. Pikërisht aty është bërë edhe pjesë me rëndësishme studimore e librit.

Thënie të Faik Konicës dhe të të tjerëve për Faik Konicën në Librin “Faik Konica, Dritëhijet e një diplomati” të studiuesit Agron Alibali

“Kam hyrë në shërbimin diplomatik  tetë vjet më parë vetëm si gjest paqëtimi, për të tërhequr rreth qeverisë nacionalistët dhe intelektualët shqiptarë të pakënaqur, të cilët deri atëherë ishin mënjanuar nga shërbimet publike të shtetit shqiptar. Unë, pra, me të drejtë nuk mund të konsiderohem si diplomat profesionist”.

Faik Konica, 1930. SHBA.

konica5

“Mendoj se më keni ngatërruar me vëllanë tim: në moshën 19-vjeçare, ai (Mehmeti) hyri në shërbimin diplomatik të ish-Perandorisë Turke, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria. Më pas kaloi në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe ka më shumë të drejtë të merret në konsideratë për tu anëtarësuar ai në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare”.

Faik Konica, 1930. SHBA.

Konica 2

“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Washington”. Gazeta amerikane “Constitution Tribune”, 1933.

konica1

 

“I kam parë dy numrat e parë të Albanisë dhe mbaj mend këshillën që të dhashë në një nga letrat e mia: Kërko para vetëm për punë”. Fan Noli

Konica 3

“Këtu jeta është e padurueshme: Nuk ka as verë, as shokë e as vajza për qef. Anëtarët e Vatrës më janë qepur pas dhe duan të më zënë vendin. Me katandinë në vend të huaj, me vëllain e syrgjynuar në Kavallë, me nënë e kunatën dhe dy motrat vejusha, si dhe me një duzinë e gjysmë fëmijë në shtëpi, pa asnjë burrë për t’i mbrojtur, unë jam vërtetë shumë i mërzitur.

Fan Noli letër për Faik Konicën. Dhjetor 1915, SHBA.

Konica4

 

“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Ëashington”.

Gazeta amerikane “Constitution Tribune”, 1933, SHBA.

Konica6

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Tragjedia në Korçë/ Marsela Toshi përplaset në TV me nënën: Boll se më ke lënë rrugëve

Tragjedia në Korçë/ Marsela Toshi përplaset në TV me nënën: Boll se më ke lënë rrugëve

5 këshilla si të kurseni karburant

5 këshilla si të kurseni karburant

12 ushqime që përmirësojnë jetën seksuale

12 ushqime që përmirësojnë jetën seksuale
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com