Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Mimoza Hafizi: Këtë Kongres do na e kishte zili edhe Enveri

2016/04/01 at 9:26 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Sot në Asamblenë e PS-së/ Mimoza Hafizi: Pas Elbasanit ndihem e kërcënuar

TIRANE- Deputetja që ka kërkuar në mënyrë institucionale zhvillimin e zgjedhjeve për kreun e PS-­së Mimoza Hafizi thotë se referendumi është një proces pa fushatë e pa kandidat, që tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes me alternativa përmes parimit një anëtar, një votë.


Sipas saj, përmes referendumit, po i hiqet anëtarësisë së Partisë Socialiste e drejta e zgjedhjes së kryetarit të sanksionuar në statut. Në lidhje me miratimin e statutit në Kongres vetëm në parim, deputetja Hafizi shprehet se qëllimisht ai nuk u votua nen për nen për shkak se rregullimi i fundit në favor të një kryetari të përhershëm mund të krijonte kundërshti te delegatët e Kongresit.

Zonja Hafizi, ju keni bërë një kërkesë në Komisionin e Garancive Statutore për të interpretuar vendimin e marrë nga Kongresi për mbajtjen e referendumit në PS. Keni një përgjigje se kur do të konstituohet e më pas kur do ta marrë në shqyrtim ky komision kërkesën tuaj?

Në përgjigjen që kemi pasur nga Komisioni i Garancive Statutore për kërkesën tonë të një muaji më parë thuhej në mënyrë të qartë se çdo institucion i partisë, edhe Komisioni i Garancive Statutore, e mbaron mandatin e vet në momentin që fillon të funksionojë institucioni i ri i zgjedhur. Kështu, nëse Komisioni i ri i Garancive Statutore nuk është konsistuar ende, duhet të funksionojë Komisioni i vjetër, pra, Komisioni në detyrë. Kërkesa ime është dorëzuar para një jave, mos mbledhja e Komisionit në detyrë të Garancive Statutore është shprehje e fajësisë
dhe e arrogancës që ka pushtuar drejtimin e Partisë Socialiste.

Ju keni qenë kundër referendumit, ose më mirë jeni për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetarin e PS përmes parimit një anëtar, një votë. A po bëni ju një fushatë për të mbështetur këtë qëndrim tuajin se referendumi nuk e zgjidh çështjen e mandatit të kryetarit? 

Kemi kërkuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar, si institucioni i vetëm që mblidhet rregullisht në PS, që ky referendum të shoqërohet me fushatë të organizuar nga partia. Përgjigjja ka qenë negative, domethënë  organizatorët e referendumit preferojnë të nxjerrin masivisht në votim dhjetëra mijë socialistë, pa asnjë fushatë, pa dhënë asnjë shpjegim.

A mund të ketë një mënyrë tjetër më flagrante sesa kjo për të cenuar dinjitetin e dhjetëra mijë njerëzve? Unë nuk çuditem, në fakt, se diçka e ngjashme ndodhi në Kongres, ku 1500 delegatët u trajtuan pa respekt nga çasti i parë në çastin e fundit, përmes shkeljeve të njëpasnjëshme të procedurave të zhvillimit të një Kongresi normal. Në këtë situatë, ne do të kërkojmë të gjitha mundësitë për të kontaktuar socialistët e bazës e për të shpjeguar se pse secili prej tyre duhet të thotë me indinjatë: Jo Referendumit të 9 Prillit!

Ky referendum, ky proces pa fushatë e pa kandidat, po tenton të zëvendësojë procesin e zgjedhjes së kryetarit të Partisë Socialiste, proces që nuk do të mund të zhvillohej pa fushatë e pa kandidat. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të rejtën e votës për kryetarin e tyre dhjetëra mijë socialistëve. Ky referendum do të kujtohet gjatë si tentativa më e paprecedentë për t’u hequr të drejtën e kandidimit anëtarëve të PS­së.

Diskutimi juaj, por dhe i anëtarëve të tjerë të Asamblesë Kombëtare dhe në Kongres për ndryshimet statutore dhe mandatin e kryetarit, mendoni se është ezauruar pas votimit të statutit nga Kongresi dhe zhvillimit të referendumit?

Kongresi e kaloi statutin e ri pa u njohur me të. Kongresit iu mohua e rejta ta diskutonte atë nen për nen, për arsyen e thjeshtë që të mos zbulohej ndryshimi tinëzar i momentit të fundit, i bërë nga autorë të paidentifikuar, që neni “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet zgjedhjet e përgjithshme”, i miratuar në Asamblenë Kombëtare të zëvendësohet me nenin “Mandati i Kryetarit të Partisë ndërpritet kur Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme”.

Historikisht, që nga krijimi i saj, Partia Socialiste është votuar nga shqiptarët si forcë e parë politike në vend, çka bën të qartë se neni më sipër është ndryshuar për ta kthyer në të përhershëm mandatin e kryetarit të partisë. Kjo situatë e bën edhe më ilegjitim pozicionin e kryetarit aktual të PS­së. E si mund të quhet i ezauruar ky debat?

Një nga përfaqësuesit e rëndësishëm në PS, profesor Servet Pëllumbi, shtë shprehur se nëse ky debat vijon, do të thotë se ju nuk keni qëllime  përmirësimi të PS dhe zbatimit të statutit, por qëllime politike në dëm të PS dhe qeverisjes së saj. Keni gjë reagim ndaj këtij konkluzioni të profesor Pëllumbit?

E pashë që z. Pëllumbi kishte rekomanduar largimin tonë nga Partia Socialiste. Nëse kriteri i z. Pëllumbi dhe kujtdo tjetër për të qëndruar në
PS është nënshtrimi ndaj arrogancës dhe forcës, është pajtimi me shkeljet, me mungesën e respektit dhe cenimin e dinjitetit, ai dhe ata të ndihen të lirë ta kërkojnë përjashtimin tonë. Unë ndihem shumë mirë me pozicionin tim, qoftë para çdo socialisti, qoftë para çdo qytetari shqiptar. Unë ndihem e lirë për të thënë të vërtetën që i duhet çdo socialisti, pa asnjë frikë nëse do të përjashtohem apo jo nga PSja. Unë nuk e pranoj se në Kongres ishim pakica prej 3 vetash përkundër 1497 të tjerëve. Këtë rezultat do ta kishte pasur lakmi edhe shoku Enver.

Në këtë kongres thjesht nuk u verifikua vota, e cila në demokraci kalon përmes kutisë së fshehtë. Dhe pikërisht këtë po kërkojmë prej muajsh, që të ndërtohet një proces kandidimi për kryetarin e partisë, proces me otim të fshehtë, me fushatë dhe me kandidatë alternativë.

Vetëm atëherë mund të thuhet se cila është shumica dhe cila është pakica.

Nëse asgjë nuk ndryshon nga këto që ju thoni dhe kërkoni, e gjeni më eten në PS, mendoni të largoheni prej saj në një parti ndoshta të re?

Do të vazhdoj të kërkoj. “E pur si muove”!

*Marrë nga gazeta “Panorama”



Ju sugjerojmë

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
Aktualitet

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

9 Qershor, 2025 11:11 am
Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
Aktualitet

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

9 Qershor, 2025 11:09 am
U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
Bota

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

9 Qershor, 2025 11:04 am
Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
Aktualitet

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

9 Qershor, 2025 10:55 am
Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?
Bota

Rriten sulmet e inteligjencës ruse në Evropë, cilat janë qëllimet e Moskës?

9 Qershor, 2025 10:45 am
“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli
Aktualitet

“Kremi mbrojtës ka përbërës të rrezikshëm!” Si të mbrohemi nga dielli

9 Qershor, 2025 10:44 am
Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa
Kronikë

Gjykata dënon me 55 vite burg vrasësit e biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor, 2025 10:38 am
Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…
Aktualitet

Begaj në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës: Ky rol kërkon…

9 Qershor, 2025 10:31 am
Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë
Bota

Malajzi/ Autobusi përplaset me një furgon, humbin jetën 15 studentë

9 Qershor, 2025 10:20 am
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve

9 Qershor, 2025 10:04 am
Para
Video/Fëmija 3 vjeç rrihet barbarisht në Jetimore

Video/Fëmija 3 vjeç rrihet barbarisht në Jetimore

Metoda turke për heqjen e rrudhave

Metoda turke për heqjen e rrudhave

‘Skifterat’ shqiptarë bëjnë kërdinë në Itali

Kapet hajduti, ja banesat që bastisi në Tiranë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën

Urdhi i Psikologut/ Zgjedhjet miratuan një presidente të re, Treska nuk lë detyrën
9 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 5 qershorit për presidenten e re të Urdhrit të Psikologut, nxorrën si fituese Brunilda Labovitin. Pavarësisht këtij rezultati,...

Lexo më shumë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë
9 Qershor, 2025

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme....

Lexo më shumë

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

U qëllua në kokë/Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën
9 Qershor, 2025

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas një atentati të ndodhur gjatë...

Lexo më shumë

E hëna, dita më e ngrohtë e javës me temperatura deri në 38 °c

Vala e të nxehtit në Evropë, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun
9 Qershor, 2025

Java ka nisur me temperatura përvëluese. Dita më e nxehtë e kësaj jave është kjo e hëna dhe, sipas parashikimeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com