Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista me Nexhmijen Hoxhën: nostalgji për të keqen

2016/02/09 at 7:56 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista me Nexhmijen Hoxhën: nostalgji për të keqen

Nga Justinian Topulli    

Është hera e dytë, që një gazetare, që nuk di sesi ta etiketojë, merr peng edhe njëherë tjetër një televizion me shikueshmëri kombëtare, me intervistën e së vesë së diktatorit komunist shqiptar!

Njerëz si kjo gazetare, nuk janë edhe aq të paktë në Shqipëri, por më e keqja është se këta njerëz i gjen me shumicë pikërisht aty ku nuk duhet të jenë, dhe që absolutisht nuk reflektojnë ndërgjegjen e këtij populli, por janë manipuluesit e tij.

Ligësinë, deri në gjenezë të filozofisë komuniste dhe pjellën e tij kriminale, këta njerëz të paidentitet e përjetojnë si diçka ekzotike, si një e keqe interesante, pse jo edhe për t’i dhënë hapësirë të flasë dhe të shfajësojë vetveten…

Ka mjaft mënyra për të bërë show dhe tërhequr audiencën e publikut, por kjo është mënyra më e shëmtuar dhe perverse për të trazuar plagën dhe ndërgjegjen një populli të përvuajtur në gjysmëshekulli.

Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë të vërtetat e vogla të N. Hoxhës për të shoqin, edhe nëse janë të tilla, sepse ajo që ata përjetuan gjatë pushtetit të tij dhe langonjve të tjerë komunistë, është një vërtetë më e madhe, të cilën e dëshmojnë plagët e qindra mijëra njerëzve të vrarë, torturuar, burgosur dhe internuar.

E dëshmon dehumanizimi i “njeriut të ri socialist”, ky mutacion komunist nga i cili Shqipëria vazhdon të vuajë akoma.

Për respekt të jetës njerëzore, media dhe kushdo tjetër duhet t’i harrojë se këta njerëz si N. Hoxha jetojnë akoma. Por, nuk duhet harruar për asnjë çast e liga që soji i saj, i mbrujtur me një ideologji kriminale, i solli këtij vendi.

Të tilla të “vërteta” ironike, se diktatori ishte tolerant me festat fetare, se teprimet në ndalimin e fesë… etj dokrra si këto, ishin produkt i masave dhe jo i “udhëheqësit”, le t’i marrë me vete në varr dhe t’i tregojë

Ditën kur do të dalë para Zotit, pa qenë nevoja të trazojë ditën e disa miliona njerëzve që e jetuan atë periudhë dhe shfytyrojë panoramën, për disa të tjerëve që nuk e jetuan atë mynxyrë.

Autori është Kryetar i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë

*Qëndrimet e mësipërme janë të autorit

Ju sugjerojmë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Para
Foto/ A janë këto rivalet e motrave Kardashian?

Foto/ A janë këto rivalet e motrave Kardashian?

Nëse hani çokollata gjatë shtatëzanisë, fëmija del më i bukur ?

Nëse hani çokollata gjatë shtatëzanisë, fëmija del më i bukur ?

Çfarë lidhje ka mes boronicave dhe seksit?

Çfarë lidhje ka mes boronicave dhe seksit?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
6 Qershor, 2025

Burrë e grua të plagosur me armë zjarri, vajza e tyre e lënduar. Është ky bilanci i një ngjarjeje sa...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
6 Qershor, 2025

Shqipëria vijon të jetë një nga historitë më të suksesshme të turizmit në Europë. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com