Life Style

Intervista me Dianën me dokumente false,gazetari i BBC:Nuk desha ta dëmtoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:10 - 23/05/21 |
Opi Nion

Martin Bashir, gazetari që ka realizuar intervistën me princeshën Diana në vitin 1995, është shfaqur i penduar kundrejt princërve  Uilliam dhe Herri.

Duke folur për herë të parë që nga moment që u zbulua se kishte marr intervistën e tij me nënën e tyre në vitin me një mashtrim dhe me reputacionin e tij të shkatërruar, Bashiri shfaqet si një njeri i lënduar.

Megjithatë, ai nuk pranon se i bëri padrejtësi princeshës. “Unë kurrë nuk kam dashur ta dëmtoj Dianën në asnjë mënyrë dhe nuk besoj se e kam bërë,” pohon ai. “Gjithçka që bëmë në lidhje me intervistën ishte ashtu siç dëshironte ajo, nga momenti që ajo donte të paralajmëronte pallatin, deri në momentin kur u transmetua, te përmbajtja e saj … Unë dhe familja ime e donim Dianën”, pohoi ai./Opinion.al

Pas