Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Luiza Gega: Ja pse shtetit s’më vlerëson si Kombëtaren

2016/07/13 at 10:09 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Luiza Gega rrëfen zhgënjimin pas medaljes: Nuk kisha as uniformë…

Përveç disa fansave dhe familjarëve, Luiza Gegën nuk e priti askush nga autoritetet e sportit. E ndërgjegjshme se nuk mund të kishte një pritje si ajo e Kombëtares, Luiza Gega thotë se të paktën dikush duhet të ishte në Rinas, pasi medalja e argjendë në atletikë nuk ishte arritur më parë. Gega sqaron edhe çështjen e përfolur ditën e djeshme në rrjetet sociale. Nënkampionia e Evropës, tregon se realisht zbriti nga limuzina, por për të takuar familjarët e saj…


Luiza, nënkampionia e Evropës në atletikë; si u ndjetë për këtë trofe kaq të rëndësishëm?

Sigurisht që shumë e emocionuar. Nuk ishte një garë e lehtë, dhe për rezultatin që kisha, natyrisht që do të pretendoja për më shumë, pasi isha renditur e treta. Megjithatë, gara është garë dhe nuk dihet se si shkon. Doja medoemos të futesha në finale, dhe kjo ndodhi. Kishte shumë emocion dhe u mundova të mos bëja asnjë gabim, dhe më vjen mirë që ia dola. Gjatë fundit, kur pashë që isha shkëputur nga vendi i tretë, më kapi një emocion dhe po prisja të mbërrija te finishi. Doja të falënderoja trajnerin tim, Taulant Stermasin, që ka punuar fort me mua dhe është mbështetja ime kryesore.

Si të pritën shqiptarët kur u kthyet?

Erdhën shumë njerëz që unë kisha bërë krenarë. Më pritën me lule, flamur dhe parulla ku më thoshin që ‘ti je kampionia jonë’. Natyrisht që ishin edhe familjarët e mi, prindërit. Këto ditë pres të kem disa pritje edhe me qeveritarët.

Megjithatë qeveritarët munguan në Rinas; a u zhgënjyet?

Nuk di të them u zhgënjeva apo jo. Megjithatë është diçka që nuk ndodh shpesh. Është një arritje, një medalje që nuk është marrë kurrë më përpara nga një shqiptar. Edhe mediat e huaja i kanë dedikuar një shkrim. Mendoj se dikush edhe mund të ishte aty.

Çfarë mendoi Luiza kur Kombëtarja e futbollit u prit me një festë të madhe, ndërsa ju ju presin vetëm miq e dashamirës?

Futbolli është pa dyshim sporti më popullor, dhe unë personalisht jam shumë tifoze. Nuk është se prisja që të më prisnin siç pritën Kombëtaren tonë, edhe pse nënkampione Evrope nuk do të thotë pak. S’di çfarë të them për këtë pjesë.

Çfarë pret Luiza nga shteti shqiptar?

Kjo mbetet për t’u parë pas takimeve që do të kem me qeveritarët. Sigurisht që pres një mbështetje më të madhe, një vlerësim për punën time të lodhshme. Kam 15 vjet që sakrifikoj dhe punoj fort për të arritur në këtë ditë dhe në këtë trofe.

Në çfarë kushtesh stërvitesh, si janë kushtet e atletikës shqiptare?

Në periudhën e dimrit është edhe më e vështirë. Unë përgjithësisht përpiqem të iki jashtë, kryesisht në Kenia për stërvitje, ku marr dhe një bursë. Megjithatë kjo nuk mund të zgjasë gjithë vitin, sepse është shumë e kushtueshme. Ndaj jam e detyruar të stërvitem në Shqipëri. Jam stërvitur në Elbasan, sepse në Tiranë s’kam ku stërvitem, pasi stadiumi është prishur. Aktualisht po stërvitem në Korçë, në Dardhë, duke qenë se është vend i lartë dhe është disi më fresk. Është e lodhshme, por është një zgjidhje. Shpresoj shumë që të mundësohen kushte më të mira.

Sa paguhesh si profesioniste në atletikë, sa fitimprurës është ky sport?

Thashë që më ka ndihmuar një bursë që unë kam marrë nga jashtë. Nga Federata kam marrë vetëm një milion lekë të vjetra në vit. Aq është fondi i akorduar nga ministria, në fakt. Është shumë pak, sepse vetëm rruga që unë duhet të bëj, kushton aq.

Nga ana tjetër punoni në Ministri të Mbrojtjes; çfarë pozicioni keni në këtë institucion?

Unë jam ushtare profesioniste. E ndjej veten shumë të mbështetur nga ministria dhe vetë Ministrja. Kam një mbështetje morale, ku unë e ndjej veten shumë të vlerësuar. Vetë ministrja kishte bërë një status në “Facebook”, një urim, ku ishte shprehur se ishte krenare që unë isha pjesë e Forcave të Armatosura.

Çfarë lidhje ka një sportiste në Ushtri?

Në gjithë shtetet e botës, Policia Ushtarake kërkon që sportistët t’i mbajë pranë. Organizohen edhe aktivitete, qoftë në atletikë, apo edhe në disiplina të tjera. Kjo është një mundësi tjetër që unë të përfaqësoj Shqipërinë.

Pas kësaj gare, kush janë prioritetet e Luizës, ku do t’ju shikojmë?

Do të jem pjesë e Olimpiadës. Është një aktivitet ndërkombëtar, dhe shumë i vështirë, pasi marrin pjesë të gjitha vendet e botës. Do të ketë sportistë që fizikisht do të jenë edhe më mirë se ne. Do të mundohem shumë që të futem në finale.

Ndërkohë është shumë e përfolur fotoja e limuzinës, ku ju dukeni se keni zbritur pak metra pasi hipët; si është e vërteta?

Presidenti i Federatës, kishte mirësinë ta organizonte atë udhëtimin tim. Ndoshta nuk kishte mundësinë të më priste si u prit Kombëtarja e futbollit, sepse unë jam thjesht një individ. Unë hipa, po isha e detyruar të zbrisja, sepse më kishin ardhur disa njerëz të familjes që kisha vite pa i parë dhe m’u desh t’i takoja. Hapëm krahun dhe ndalova t’i takoja.

Me çfarë ikët në shtëpi si përfundim?

Nuk ika me limuzinë, sepse thashë, desha të kaloja kohë me familjarët e mi.

Si është jeta e Luizës jashtë sportit?

Jemi një familje shumë e lidhur. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me prindërit, motrën dhe vëllain. U bënë tetë vite që unë jetoj në Tiranë tashmë, për shkak të punës sime. Jam shkëputur totalisht nga Durrësi. Jeta ime rrotullohet e gjitha rreth sportit. Pasi, nuk është vetëm stërvitja, por duhet të mbaj një regjim ushqimor, të kujdesem për veten përgjatë gjithë kohës. Janë shumë sakrifica që më çuan deri te medalja/GSH



Ju sugjerojmë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Para
Emrat/ Ja shqiptarët që trafikuan 800 kg kanabis në Itali

Emrat/ Ja shqiptarët që trafikuan 800 kg kanabis në Itali

Video/Burg Gjutës, babai mohon dhunën: Burg të bëjë sa të dojë, por mos ..

Gjuta mbetet në burg, ja për çfarë akuzohet

Foto-galeri/ Më pikantet nga festa e PS-së

Gjithë detajet nga festa e PS dhe darka e Ramës, ja kush mungoi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com