Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Lorik Cana: Pengu im mosvajtja te Arsenali kur më ftuan

2017/04/09 at 7:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Intervista/ Lorik Cana: Pengu im mosvajtja te Arsenali kur më ftuan

Është tërhequr nga Kombëtarja në përfundim të Europianit, mirëpo zyrtarisht nuk i ka varur ende “këpucët në gozhdë”. I ftuar në një universitet në Prishtinë, Lorik Cana ka folur për hapat e parë të karrierës së tij, sukseset, momentet e veçanta gjatë saj dhe qëllimet për të ardhmen.


Ish-kapiteni i Kombëtares ka folur në lidhje me skuadrën e re përfaqësuese të Kosovës, duke bërë edhe një krahasim të saj me Shqipërinë. Në deklaratën e tij, Cana ka komentuar një gol të realizuar në Ligën e Kampionëve, synimet e tij në lidhje me fondacionin e bamirësisë që ka themeluar dhe për karrierën e tij të dytë.

A ka ndonjë gjë që njerëzit nuk dinë rreth jetës së Lorik Canës?

Kam lindur në vitin 1983 në Prishtinë, pavarësisht se shumë e dinë që jam nga Gjakova. Jam në të vërtetë gjakovar, prindërit i kam gjakovar dhe ndihem gjakovar. Gjithsesi, Prishtina ka rëndësi të madhe për mua, jo vetëm për faktin që kam lindur në këtë qytet, por edhe prej familjes sime, e cila është vendosur që në fundvitet ’50.

Më pas, babai im u bë lojtar i Prishtinës kur luante në ligën e parë të Jugosllavisë. Gjithashtu edhe familja e nënës, Vula. Unë gjyshin e kam pasur delegat, një nga të parët që kanë shpallur pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990. Kam kryer vetëm klasën e parë në Kosovë dhe prej trazirave jemi larguar drejt Zvicrës.

Kam mbetur dhjetë vite pa u kthyer në Kosovë, për shkak të statusit të refugjatit. Ajo ka qenë e vështirë për mua, sepse nuk kisha mundësi të kthehesha edhe pse kisha familjen, miqtë dhe të afërmit. Megjithatë, kjo situatë na ka mundësuar që të kemi një rrugë drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Si ka nisur karriera juaj si sportist?

Nuk kam zgjedhur që në fillim të bëhesha sportist, por duke pasur një baba futbollist, ai më tha: “Do të bëhesh futbollist”. Pas kësaj, unë ose do të bëhesha futbollist, ose do të bëhesha futbollist (qesh). Nuk kisha shumë zgjedhje.

Për të qenë i suksesshëm në një fushë, sidomos në sport, duhet të jesh i pasionuar dhe unë kam qenë i tillë pas futbollit. Ndërsa, pasioni tjetër që kam nuk ka lidhje fare me të, pasi është historia. Duke u stërvitur përditë, kam shfrytëzuar mundësinë që m’u dha për të vazhduar karrierën time.

Cila skuadër e madhe ju ka kërkuar?

Në një turne në moshën 14-vjeçare, më ka parë Arsenali. Në atë kohë, dhe fatkeqësisht edhe 17 vite më vonë, njerëzit tanë këtu në Kosovë vuajnë ende problemin e vizave dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më shpejt. Për shkak të këtij problemi, nuk kam pasur mundësinë që të shkoja në Angli dhe u drejtuam drejt Parisit.

Kjo, pasi ishte më lehtë që të kalonim kufirin Zvicër-Francë me makinë sesa zgjedhja që bënin disa të tjerë për të ikur fshehtas me kamionë drejt Anglisë. Pas luftës, prindërit i kthyen në Kosovë, mirëpo unë kalova pesë vite të suksesshme te PSG, ku edhe nisa hapat e parë si profesionist.

Cana, a e keni përfunduar karrierën si futbollist?

Po, e kam ndërprerë, edhe pse nuk e kam bërë këtë gjë zyrtarisht. Kam thënë pas Europianit që jam tërhequr nga Kombëtarja. Nuk e kam ndërprerë për zgjedhjen time, por pasi vuaj nga disa probleme shëndetësore, të cilat nuk më lejojnë që të praktikoj sportin në nivelet më të larta. Në momentin kur e arrita qëllimin që të kualifikoj Kombëtaren në një event botëror, aty vendosa që ta mbyll futbollin, kjo pasi njeriu ka disa gjëra më të rëndësishme siç është shëndeti i tij, familja dhe që të merrem me karrierën e dytë.

Po vazhdoj në Shqipëri diplomat e UEFA-s për trajner. Në të vërtetë, nuk është qëllimi im që të bëhem trajner, por gjithsesi mirë është që të jem i diplomuar për këtë post, por edhe në administratën sportive gjithashtu në rast se në të ardhmen do të kem dëshirë që t’i aplikoj. Përveç familjes e djalit tim, jam duke i kushtuar kohë fondacionit “Lorik Cana 5”, i cili është për bamirësi dhe në të mirë të interesit publik në fushën e sportit dhe kulturës.

Keni publikuar një sondazh për mundësitë e krijimit të ligës së përbashkët të futbollit…

Janë djem të suksesshëm në fushën e teknologjisë dhe kanë krijuar një portal mbarëkombëtar dhe një lloj “google” shqiptar. Me ta kemi krijuar një mundësi për të bërë pyetje e për të mbledhur informacione dhe mendimin e njerëzve. Aty, pyetja ka qenë se sa mund të realizohet një ligë kombëtare e futbollit të përbashkët. Përgjigjet kanë qenë rreth 90% që mund të bëhet diçka e tillë.

Kush mund ta bëjë të mundur diçka të tillë?

Dy federatat e futbollit.

A ekziston gatishmëria juaj për të punuar në këtë drejtim?

Unë kam qenë gjithmonë i këtij drejtimi. Unë e shumë të tjerë kemi qenë mbështetës që federata e Kosovës të pranohet në UEFA e FIFA. Sa i përket përfaqësimit, kjo është në nivel të dytë. Unë kam qenë i mendimit që për përfaqësuesen të mbetet vetëm një, gjithsesi kjo është rëndësia e dytë. Kryesorja është që të punohet fort për të rinjtë që të kenë kushte dhe mundësi shumë më të mira sesa i kanë, t’i kenë siç janë në Perëndim.

Në Kombëtaren e Shqipërisë, përveç futbollistëve, nuk ka asnjë person nga Kosova në staf apo as në strukturat e federatës. Pse mendoni se ndodh kjo gjë?

Në Kombëtare nuk ka as shqiptarë në staf. Sepse trajneri është i huaj dhe kanë stafin e tyre. Aktualisht, është vetëm trajneri i portierëve. Arsyeja kryesore është që një trajner vjen me stafin e tij. Para De Biazit, ftesa i është bërë Besnik Hasit…

Si e vlerësoni Kombëtaren e Kosovës?

Përfaqësuesen?

Po, përfaqësuesen…

Do të ketë një rrugë jashtëzakonisht të madhe sepse jemi shumë cilësorë. Djemtë edhe këtu do të kenë më shumë mundësi dhe ndoshta edhe një ligë të vërtetë. Për këtë, mendoj se ata që kanë luajtur nga paslufta deri tani kanë merita të veçanta sepse kanë luajtur për pasion. Shumë prej lojtarëve në Kosovë do të kenë mundësi që të ikin jashtë, apo edhe se shumica e lojtarëve të kësaj përfaqësueseje aktualisht vijnë nga kampionate të huaja.

Ka një ekip shumë cilësor dhe djem që do të rriten e do të marrin përvojë. Vetëm kur e shoh mesfushën dhe sulmin që e ka Kosova, në shumë reparte, e ka edhe më të mirë se Kombëtarja shqiptare. Do të rritet shumë shpejt. Sa u përket kualifikueseve aktuale, nuk duhet parë që ka vetëm një pikë, pasi ka grup jashtëzakonisht shumë të fortë dhe nuk e ka përvojën që të luajnë bashkë. Megjithatë, nga edicioni i ardhshëm, Kosova ka për të qenë e suksesshme dhe për këtë jam më shumë se i sigurt.

Në rast se keni një ofertë për të zëvendësuar Bunjakun, pavarësisht se “Dardanët” mund të kenë kundërshtimin e tyre, cila do të ishte përgjigjja juaj?

Unë jam pjesë e ‘Dardanëve’ sepse dardan jam vetë. Nëse një ditë do të kem dëshirë dhe do të më pëlqejë të jem trajner dhe më pas më bëhet oferta, nuk ka asnjë arsye që të mos jem trajner i Kosovës. Pse jo?!

Infrastruktura në sport është e mjerueshme, sa mund të ndikoni te krerët e federatës për të bërë më shumë?

Askush nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Ndoshta ka pasur përparësi të tjera dhe mund të kuptohet kjo gjë prej nevojave jetësore, por kur vjen puna te sporti, ndodh diçka me politikën tonë. Një mik po më thoshte: Në 364 ditë të vitit bëjmë pak për sportin. Ditën e 365-të, kur Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë, apo kur djemtë përfaqësohen si duhet në sport, në “Facebook” bëhen të gjithë krenarë dhe të gjithë mendojnë për Kosovën.

A e keni refuzuar Vllaznimin?

(Qesh) Do të rikthehem një ditë, por jo si futbollist. Madje, për këtë shpesh ngacmohem me babanë, Agimin, i cili edhe prej së shkuarës është me Prishtinën, kurse unë jam tek origjina, me Gjakovën. Ai është klubi im, i qytetit tim dhe dua ta shoh të suksesshëm. Nuk ka pasur asgjë konkrete, asgjë të vërtetë as me paga e diskutime.

Çfarë ndjesie ka qenë t’i shënonit Liverpulit?

Çdo gol që kam shënuar, e mbaj mend shumë mirë se nuk është që kam bërë shumë (qesh). Ai është i vetmi që kam shënuar në Champions Ligë dhe ka qenë i veçantë. Kam shënuar i pari dhe ishte lumturi e krenari e jashtëzakonshme. Mirëpo, atë ditë në 2008-ën përballë kishim një jashtëtokësor që quhej Xherard dhe na shënoi dy herë.

Çfarë ndjenje ishte kur u përballët me armikun në fushë?

Më fal, por për cilin prej tyre e keni fjalën se unë të gjithë kundërshtarët i kam parë si armiq?

Në Beograd e kam fjalën…

Aha, ata janë shumë armiq, nuk janë armiq (qesh). Gjëja më e rëndësishme ishte që të kualifikoheshim dhe përballë kishim një kundërshtar direkt. Kur kemi mbërritur në Beograd, ka pasur masa të rrepta sigurie, të cilat nuk i kisha parë asnjëherë. Për mua ishte hera e parë që shkoja në Beograd. Nga aeroporti deri te hoteli ishin afro 15 kilometra dhe në rrugë kishte çdo 50 metra polic, helikopterë dhe snajperë.

Gjëja pozitive ishte që shumica e lojtarëve nuk e njihnin gjuhën serbe, për të mos thënë të gjithë, se vetëm tre vetë ishim ne që e dinim, sepse ata kanë bërë ofendime shumë të rënda. Gjithsesi, secili nga ne ka qenë i fokusuar vetëm te fusha, te loja. Situata nuk doli jashtë kontrollit për shkak të flamurit.

Arsyeja e parë dhe më e madhja ishte se serbët, të cilët e konsiderojnë shqiptarin si racë inferiore, të përballeshin si të barabartë. Ata nuk kanë mundur ta përballojnë që ne të përballemi si të barabartë me ta, madje në tabelë ishim para tyre. Ata e kishin nga inati pse shqiptarët të shkonin në tokën e tyre me kokën lart.

Situata ishte shumë e tensionuar, pasi ne morëm lojën në dorë, kurse pasi hyri flamuri ata e shfrytëzuan këtë edhe u futën në fushë. Sa i përket banderolës, e vetmja gjë që dukej nga larg ishte flamuri kuqezi. Nuk mund të dallohej as çfarë harte kishte, për të mos thënë që 99% e serbëve nuk e dinë as si është harta jonë.

As nuk e dinë kush është Ismail Qemali e Isa Boletini. Rrahja e tifozit ishte spontane. Kur kam parë një tifoz që po goditi me karrige Bekim Balajn, në atë moment bën vetëm reagim spontan sepse ne jemi si vëllezër dhe këtë e kemi treguar në fushë. Ne kemi reaguar të gjithë, ne mbrojtëm lojtarët tanë dhe ishte gjëja më normale për ta bërë atë.

Me cilin lojtar keni pasur dëshirë që të bëni një foto?

Zinedin Zidan. Ai akoma nuk e di, por me shumë mundësi, për ndeshjen e parë të bamirësisë me fondacionin, do ta ftoj. Unë kam dëshirë që ta bëjmë në Prishtinë këtë ndeshje, por do shohim ku do të ndodhë. Ka shumë vite që kam pasur dëshirë ta sjell sepse është një yll i jashtëzakonshëm. Për këtë dhe për lidhjen që kam me Marsejën, kam kërkuar të bëj foto me Zidanin.

 



Ju sugjerojmë

Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!
Aktualitet

Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!

12 Maj, 2025 2:07 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e policisë, arrestohet 30-vjeçari në Cërrik

12 Maj, 2025 1:44 pm
Rifillon numërimi i votave në Dibër pas ndërprerjes orët e para të mëngjesit
Kryesore

Rifillon numërimi i votave në Dibër pas ndërprerjes orët e para të mëngjesit

12 Maj, 2025 1:42 pm
Nis numërimi i votave të diasporës / Kalon në avantazh PS
Kryesore

Nis numërimi i votave të diasporës / Kalon në avantazh PS

12 Maj, 2025 1:39 pm
Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen
Aktualitet

Bllokohet numërimi në Fier, debate mes kryetarit e nënkryetares të KZAZ për rinisjen

12 Maj, 2025 1:22 pm
Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit
Aktualitet

Delvina zgjedh PS-në, përfundon numërimi i kutive të votimit

12 Maj, 2025 1:17 pm
PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë
Aktualitet

PS kryeson në zgjedhje/ Rama inspekton organizimin për Samitin e BE në Tiranë

12 Maj, 2025 1:14 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Përmet/47-vjeçari hyri në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara dhe e ngacmoi…

12 Maj, 2025 12:59 pm
Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë
Kryesore

Vijon numërimi/ Kush janë kandidatët më të votuar në njësinë 10 dhe Vorë

12 Maj, 2025 12:49 pm
Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi
Aktualitet

Partia Socialiste fiton edhe Rrogozhinën, ja sa vota siguroi

12 Maj, 2025 12:41 pm
Para
Fotolajm/ Mbesa e Presidentit Nishani të tjera foto provokuese

Fotolajm/ Mbesa e Presidentit Nishani të tjera foto provokuese

Itali-Shqipëri/ Hodhi flakadanë në fushë, ja dënimi për tifozin shqiptar

Itali-Shqipëri/ Hodhi flakadanë në fushë, ja dënimi për tifozin shqiptar

Fotolajm/ Në cilin muaj të shtatzanisë është Tuna?!
















TE FUNDIT

Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!

Telefonatë nga Haga, Rama komunikon me Thaçin: Ishte tejet prekëse!
12 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se ka pasur një komunikim telefonik me ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Kujtojmë se...

Lexo më shumë

Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e policisë, arrestohet 30-vjeçari në Cërrik

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
12 Maj, 2025

Policia ka arrestuar në Cërrik një 30-vjeçar, i cili goditi punonjësit e Policisë. Mësohet se shtetasi E. M., 30 vjeç,...

Lexo më shumë

Rifillon numërimi i votave në Dibër pas ndërprerjes orët e para të mëngjesit

Rifillon numërimi i votave në Dibër pas ndërprerjes orët e para të mëngjesit
12 Maj, 2025

Si pasojë e lodhjes së komisionarëve procesi i numërimit votave në bashkinë Dibër u ndërpre mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që...

Lexo më shumë

Nis numërimi i votave të diasporës / Kalon në avantazh PS

Nis numërimi i votave të diasporës / Kalon në avantazh PS
12 Maj, 2025

Ka nisur në Parkun Olimpik procesi i numërimit të fletëve të votimit të diasporës.  Numërimi i votave filloi pas disa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com