Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Haradinaj: Sot dal në gjykatë, javën tjetër mbyllet procesi

2017/02/01 at 9:27 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTOT/ Njihuni me avokaten simpatike që do të mbrojë në Francë Ramush Haradinajn

Ramush Haradinaj në një intervistë për Radio Evropa e Lirë deklaroi se deri më 9 shkurt të mbyllet gjykimi i tij në Francë dhe të kthehet në Kosovë.


Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, në ç’fazë janë procedurat gjyqësore në procesin që po zhvillohet ndaj jush?

Ramush Haradinaj: Kemi qenë në pritje të lëndës nga Serbia. Gjykata më ka bërë ftesë që sot (e mërkurë) të paraqitem në gjykatë, në Calmar, ku është dorëzuar akt-akuza nga Serbia. Pra, këtu janë procedurat. Ne pastaj do të kërkojmë menjëherë një seancë për ballafaqim me këtë lëndë, do të thotë ta hedhim poshtë këtë akt-akuzë dhe këtë kërkesë të tyre për ekstradim e cila është krejtësisht politike.

Pra, diku nga mesi i javës tjetër, pritet të përmbyllen këtu procedurat gjyqësore.

Radio Evropa e Lirë: Sa është shqetësuese për ju kërkesa e Serbisë për ekstradim?

Ramush Haradinaj: Është pak a shumë e habitshme për mua kthimi në logjikën e mëhershme të viteve të luftës nga zyrtarët në Beograd. Kjo është një lojë politike e tyre. Ata janë në prag të zgjedhjeve. Po e shoh një garë mes udhëheqësve në Beograd, të presidentit, kryeministrit, të ministrit të jashtëm, të koordinatorit Gjuriç rreth kësaj teme. Por, duke e ditur faktin që populli i Kosovës ishte viktimë në luftën e fundit nga regjimi i Milosheviqit dhe duke e pasur parasysh edhe rolin e disa prej këtyre udhëheqësve në atë regjim, siç është Daçiç që ishte vartës i Millosheviqit, pastaj të Nikoliqit e Vuçiçit të cilët u kanë prirë formacioneve paramilitare të asaj kohe, është e habitshme që i bëhet kaq shumë, ta quaj, respekt ligjor një aktakuze që është e thatë, është politike dhe që vjen prej atyre që vërtetë kanë kryer krime.

Radio Evropa e Lirë: Kur thoni nga mesi i javës, prisni që të përmbyllen të gjitha procedurat dhe të merret vendimi nga ana e Gjykatës?

Ramush Haradinaj: Po, nga mesi i javës tjetër. Por, Serbia ka luajtur me kohë dhe e ka vonuar materien me qëllim të zvarritjes së procesit. Por, tani është në gjykatë dhe besoj që tani do të shfrytëzohen afatet kohore që të mbyllet procesi.

Për lëndën që bëhet fjalë, është e vitit 2004 të cilën e kanë sajuar mbetjet e Millosheviçit në sistemin e drejtësisë në Beograd, ajo lëndë dhe çdo gjë tjetër si informatë dhe si materie ka ekzistuar edhe në Tribunalin e Hagës, por prokuroria nuk e kishte vlerësuar si relevante dhen uk e ka përfillu dhe siç dihet, procesi ishte përmbyllë me shpalljen e pafajësisë sime. Njëkohësisht edhe spekulimet për gjoja pengim të dëshmitarëve i ka hedhur poshtë prokurori i atëhershëm Bramers në Beograd, ku ishte konstatuar se në procesin Haradinaj, në rastin e rigjykimit, nuk ka pasur asnjë pengesë për asnjë dëshmitarë dhe të gjithë dëshmitarët në listë kanë dëshmuar në bazë të procedurave ligjore.

Pra, kjo është një logjikë e kohërave të luftës e cila është kthyer në Beograd dhe ndërlidhet me zgjedhjet e atjeshme. Mirëpo, kjo nuk nënkupton që kësaj logjike duhet t’i detyrohet i gjithë Ballkani dhe ne shqiptarët. Ne jemi të interesuar, unë jam i interesuar për paqe në Ballkan. Jemi të interesuar për paqe dhe integrim të Ballkanit në BE dhe në NATO. Këto logjika të Beogradit janë të papranueshme dhe unë, si shqiptarë asnjëherë nuk do t’u nënshtrohem.

Unë jam në të drejtën time. Gjatë këtyre ditëve mua më ka ardhur një përkrahje e gjerë shqiptare nga kudo, por jo vetëm shqiptare por edhe e aleatëve që e synojnë një Kosovë stabile e të qëndrueshme./Radio Evropa e Lirë

 



Ju sugjerojmë

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Rajoni

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

29 Korrik, 2025 10:56 pm
Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
Bota

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

29 Korrik, 2025 10:52 pm
Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
Bota

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

29 Korrik, 2025 10:28 pm
Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
Bota

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

29 Korrik, 2025 9:36 pm
Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën
Sport

Ky është çmimi që Chelsea ka vendosur për Brojën

29 Korrik, 2025 9:11 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Lezhë/ Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë, fëmija niset drejt Traumës

29 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje
Bota

Zjarret në Spanjë, digjen 500 hektarë pyje

29 Korrik, 2025 8:36 pm
Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin
Bota

Britania mund ta njohë shtetin palestinez, Izraeli: Shpërblim për Hamasin

29 Korrik, 2025 8:01 pm
Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët
Bota

Gaza/ Bandat vjedhin ndihmat, shumë pak shpërndahen tek palestinezët

29 Korrik, 2025 7:40 pm
Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?
InstaBIZ

Publikohen fotot, Katy Perry dhe ish-kryeministri i Kanadasë në një romancë?

29 Korrik, 2025 7:36 pm
Para
Vdes në mënyrë të mistershme shqiptari në aeroportin e Malpensas

Vdes në mënyrë të mistershme shqiptari në aeroportin e Malpensas

Konflikti/ Tentoi të hidhej nga pallati, policia arrin të zbresë gruan

Konflikti/ Tentoi të hidhej nga pallati, policia arrin të zbresë gruan

Foto/ Për Lori Hoxhën ka vetëm pushime, ja ku ndodhet tani

Video/ Rrëfimi i Lori Hoxhës për pasurinë: “Hajde ti falim të gjitha që të bien njerëzit rehat...”
















TE FUNDIT

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Serbia dhe Kina përfundojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
29 Korrik, 2025

Pjesëtarët e Brigadës së 72-të për Operacione Speciale në ushtrinë serbe dhe njëra prej brigadave speciale në ushtrinë e Kinës,...

Lexo më shumë

Putin i përgjigjet Trump duke goditur 73 qytete dhe fshatra në Ukrainë

Dy ditë nga zgjedhja e Trump, Putin: Rendi i ri botëror po ngrihet
29 Korrik, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se të paktën 22 persona kanë humbur jetën, teksa 85 të tjerë janë plagosur...

Lexo më shumë

Trump thirrje Putin: Ke 10 ditë kohë për të arritur armëpushimin me Ukrainën

Kremlini konfirmon bisedën telefonike Putin- Trump: Është planifikuar për të martën
29 Korrik, 2025

Duke filluar nga data 29 korrik, Vladimir Putin ka 10 ditë kohë për të arritur një armëpushim me Ukrainën, ndryshe...

Lexo më shumë

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar

Kina nën pushtetin e ujit. Të paktën 30 viktima dhe mbi 80.000 të evakuuar
29 Korrik, 2025

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e fortë në Pekin dhe zonat përreth kanë shkaktuar të paktën 30 të vdekur dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com