Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista Foto Strakosha/Cili është mendimi i tij për De Biasin?

2015/11/20 at 5:43 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Intervista Foto Strakosha/Cili është mendimi i tij për De Biasin?

Foto Strakosha është një emblemë e portës së Kombëtares së Shqipërisë së viteve ’90 dhe mesit të viteve 2000.  Si i tillë ai mbetet një ikonë si edhe një nga futbollistët më të respektuar të këtyre viteve të vështira për Kombëtaren e Shqipërisë por që nuk pati mundësinë të prekte nga afër suksesin e arritjes së një kompeticioni të madh. Në një intervistë të dhënë për “Filasthlos.gr”, Strakosha  flet për punën e De Biasit, për Greqinë dhe pse bërja e shqiponjës me duar nuk është shenjë nacionalizmi.


 

Kombëtarja shqiptare ka arritur që, për herë të parë, të kualifikohet në Europian. Si e vlerësoni?

Është një ëndërr e bërë realitet. Jo vetëm për ne tani, por edhe për brezat që kanë qenë përpara nesh apo me siguri edhe për ato që do të na pasojnë. Është një arritje shumë e madhe dhe që na ka bërë të gjithëve krenarë.

Çfarë do të thotë për Shqipërinë ky kualifikim?

Është një vend me rreth 2.5 milionë njerëz. Kualifikimi për herë të parë është diçka e jashtëzakonshme. Shqipëria ka traditë të gjatë në futboll që fillon prej shumë kohësh dhe i mungonte një pjesëmarrje e tillë në një kompeticion të rëndësishëm. Duke parë që morën edhe nderim nga presidenti, është tregues se çfarë gëzimi u jep futbolli.

Përse mendoni se ka ardhur ky sukses i Shqipërisë pikërisht tani?

Nëse i marrim lojtarët një e nga një, ata janë pjesë e ekipeve cilësore kudo në botë. Secili prej tyre ka tipare interesante dhe kur i sheh të gjithë bashkë si skuadër janë me të vërtetë mjaft cilësorë. E pamë gjatë gjithë kualifikueseve që bënin shumë për njëri­tjetrin dhe kjo është një pikë e fortë në çdo ekip.

Si e vlerësoni punën e trajnerit De Biazi?

Arritja e tij fillon me përzgjedhjen e lojtarëve dhe formimin e grupit, për të mos thënë që është edhe më e madhja. Më duket sikur Shqipëria do të ndjekë shembullin e Greqisë dhe Portugalisë. De Biazi bëri diçka që trajnerët e tjerë nuk kanë arritur kurrë t’i shkojnë deri në fund.

Sa e ka ndihmuar Shqipërinë e vogël fakti që ka kërkuar lojtarë cilësorë nëpër Europë (gjetja e talenteve)?

Është e vërtetë, pasi kemi arritur të grumbullojmë shumë lojtarë cilësorë në Greqi, Gjermani apo në vende të tjera. Kemi marrë lojtarë me të ardhme, të cilët kemi arritur që t’i bëjmë bashkë në një ekip. Është diçka që unë nuk kam pasur guximin ta bëj dhe është duke e bërë De Biazi aktualisht. Ka shumë lojtarë me origjinë shqiptare që mund të formojnë dhe të ndërtojnë një ekip të fortë. Megjithatë, më e rëndësishmja është që këta lojtarë e shohin Shqipërinë si diçka të veçantë dhe ekstra për karrierën e tyre. Është një faktor interesant fakti që këtyre futbollistëve të mund t’u imponosh sensin e sakrificës për njëri­tjetrin.

Festimi me shqiponjë është diskutuar shumë gjatë në Greqi…

Festimi me shqiponjë nuk ka asnjë gjë të rëndë apo provokuese. Është vetëm forma e simbolit të flamurit tonë kombëtar dhe nuk fsheh asnjë nacionalizëm të tepruar apo asgjë për t’u keqkuptuar.

Si jeni ndier sa herë që keni luajtur kundër Kombëtares greke?

Kanë qenë ndeshje të vështira. Nëse do të bëhet fjalë për përballje të tanishme, do t’i këshilloja lojtarët që të mos e shohin si luftë.

Duket se e keni trashëguar si duhet pasionin dhe profesionin tuaj…

Po, Tomas është aktualisht te Salernitana dhe kam parë që ka bërë disa paraqitje të mira në Kupë dhe në kampionat. Ka dëshirë për të punuar dhe në moshën që është, ka më shumë cilësi sesa kam pasur unë.

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës
Aktualitet

Divjakë/ Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në kanal vaditës

10 Maj, 2025 7:14 pm
Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Para
Cili është mesazhi që terrorizoi Romën?

Cili është mesazhi që terrorizoi Romën?

“E pasjellshmja” Dafina Zeqiri…

"E pasjellshmja" Dafina Zeqiri...

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një fëmijë 5 vjeç

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën një fëmijë 5 vjeç

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
10 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë mbrëmjen e sotme në postim në rrjetet sociale ku ka denoncuar një...

Lexo më shumë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
10 Maj, 2025

E ndërsa disa orë na ndajnë nga nisja e procesit të votimit në mbarë vendin për zgjedhjen e qeverisë së...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
10 Maj, 2025

Partia Demokratike ka kundërshtuar kërkesën e PS paraqitur në KQZ për shtyrjen e orarit të votimit në disa qendra në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com