Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet nëna e Klaudia Pepës: Mu kthye jeta në rrokullimë kur mësova ….

2017/09/30 at 6:35 PM
në Aktualitet, InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Flet nëna e Klaudia Pepës: Mu kthye jeta në rrokullimë kur mësova ….

Divorci mes Klaudia Pepës dhe Albi Nakos ka shkaktuar shumë diskutime dhe sidomos sulme ndaj Klaudias. Ka qenë nëna e saj Lume Pepa ajo që në një intervistë për GSH ka rrëfyer gjtihçka për të gjithë këtë situatë. Mes të tjerash ajo ka sqaruar edhe pse Klaudia e quajti Albin vëlla.


Është përfolur shumë në media ndarja e vajzës suaj nga Albi Nako, si nënë si e ke përjetuar këtë divorc?

Si çdo nënë. S’kam dashur ta besoj, m’u kthye jeta rrokullime mbrapsht. Të qenurit e tyre në atë pozicion përpara gjithë syve të atyre që i njihnin dhe që i donin bashkë ishte një “hall” më vete.

Po fjalët e njerëzve sa ju kanë shqetësuar?

Fjalët? Gjuha puth, pështyn, lavdëron dhe shan. Sigurisht që fjalët negative janë ato shqetësueset. Keqardhja nuk shprehet me sharje, këtë nuk arrij të kuptoj. Nëse dikujt i vjen keq për ndarjen e tyre, pse duhet patjetër të përbaltin njërin prej të dyve. A nuk janë ata artistë edhe veç e veç? Sepse fillimisht ata pëlqehen për artin që servirin, ndërsa marrëdhënia si bashkëshortë u takon vetëm atyre të dyve dhe nëse ofendojmë njërin, kemi ofenduar edhe tjetrin, pasi ata të dy kanë respektuar vendimin e tyre, t’i respektojmë edhe ne.

Ndërkohë që kjo çështje është sjellë sërish në vëmendje të njerëzve ditët e fundit, kur Klaudia e quajti Albin vëlla, juve si nëna saj, si ju duk etiketimi vëlla për ish-bashkëshortin?

Fjala “vëlla” e shprehur në shkallën më të lartë për një marrëdhënie të mirë, për mua nuk përben aspak alarm, e quaj kështu sepse u alarmuan disa komentues, të cilët do doja të ishin më të butë, sepse fjala “vëlla” nuk ishte vrastare sa po e bëjnë, përkundrazi Klaudia u shpreh e çiltër, e pastër, ashtu siç e njeh ai të cilit iu drejtua.Klaudia ka dashur të përmbledhë me atë fjalë që ne jemi bashkë në një marrëdhënie dhe unë do ta kem si vëllain e madh, tek i cili mbështetet më i vogli për mendime dhe bashkëpunime në vazhdimësi dhe jo vëlla siç e morën, ata të cilët u irrituan.

Si i keni ndjekur reagimet e ashpra në rrjetet sociale?

Tani filloi beteja duke iu kundërvënë me shfryrje, fyerje dhe fjalë të pamerituara. Klaudia, figura, emri i së cilës ngriti dhe rriti krenarinë e çdo shqiptari në Itali, masakrohet padrejtësisht dhe për çfarë?! Nga fyerjet çdokush nuk ndihet mirë. Nëse dikujt s’i ka pëlqyer shprehja, jam dakord, por a ka një rrugë tjetër për t’u informuar për paqartësinë? Pse rruga e vetme duhet të kalojë nëpërmjet fyerjeve?! A ka fyer ajo qoftë edhe njërin prej gjithë atyre që kanë shkruar si u kanë ardhur fjalët, pa i situr mirë? Jo! A mund të tregojmë respekt për jetën e tjetrit, personalitetin dhe dinjitetin e një njeriu, pastaj të një artisti? A është ajo një njeri me ndjenja, prej mishi e gjaku njësoj si ne? Ishte një moment kur Albi shpërtheu në lot, a mendoni se ka ende ndjenja për vajzën tuaj? Albi u emocionua nga mesazhi i Klaudias, por më shumë më duket u emocionuan shikuesit, që derdhen mbi lotët e ëmbla të Albit, pluhur të helmosur për Klaudian. Ata e njohin mirë njëri-tjetrin dhe kanë shprehjet dhe përkëdheljet e tyre, që iu përkasin vetëm atyre të dyve.

Po Klaudia ka ende ndjenja për Albin?

Më vjen keq që s’të përgjigjem, dot sepse nuk më përket mua të flas për ndjenjat e Klaudias…

Cila ishte arsyeja e divorcit të tyre?

Arsyen e dinë ata të dy. Është e vërtetë që ka qenë Klaudia që i ka kërkuar fëmijë dhe Albi s’ka pranuar?Albi i shprehu vetë ato që ndjente në TV edhe në lidhje me kërkesën e Klaudias për një fëmijë.

A i keni dhënë një këshillë vajzës suaj kur keni parë që marrëdhënia e tyre nuk funksiononte më?

Unë e mora vesh atëherë kur u bë publike. Albi vinte tek ne dhe ndërkohë bisedonte me Klaudian gjatë kohës që rrinte te ne. (Ata flasin çdo ditë bashkë dhe nëse Klaudia do ishte një përfituese apo mosmirënjohëse siç kam lexuar të thonë, si mendojnë ata që e kanë cilësuar të tillë, Albi do ta donte akoma?). Vendimin e kanë marrë të dy dhe arsyeja u përket atyre.

Çfarë ju ka thënë Klaudia në lidhje me Albin?

Unë kam folur me Klaudian, sigurisht, por pa influencuar, duke respektuar pa dëshirë këtë vendim. Ata janë të rritur dhe fjala ime ka qenë: Ndarja juaj më mirë të kishte ndodhur pasi të kisha vdekur unë.

A keni folur me Albin gjatë kësaj periudhe, çfarë ju ka thënë?

Me Albin? Po, flasim dhe përshëndetemi qoftë dhe me një mesazh. Ruajmë respektivisht relatat e mëparshme.

Si është jeta e Klaudias tashmë që po korr sukses jashtë kufijve të Shqipërisë?

Klaudia sapo nxori videon e parë të baletit me koreograf amerikan, të mbështetur nga menaxheria e saj italiane, Agata Imbrogiano, me të cilën kanë shumë projekte të cilat po i realizojnë një e nga një. E që jam e bindur që të gjithë ata shqiptarë që u treguan të nxituar duke i pickuar Klaudias krenarinë, do t’i kërkojnë falje në ditët në vazhdim.



Ju sugjerojmë

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
Aktualitet

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

31 Korrik, 2025 8:41 pm
Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
Sport

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

31 Korrik, 2025 8:22 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

31 Korrik, 2025 7:43 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

31 Korrik, 2025 7:27 pm
Qëllohet me thikë një person në Shkodër
Kronikë

Qëllohet me thikë një person në Shkodër

31 Korrik, 2025 7:04 pm
Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës
Aktualitet

Rrezikonin të mbyteshin, Policia Detare shpëton 5 persona në Durrës

31 Korrik, 2025 7:02 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

31 Korrik, 2025 7:01 pm
VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin
Bota

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin

31 Korrik, 2025 6:43 pm
Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit

31 Korrik, 2025 6:38 pm
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump pezullon përkohësisht tarifat ndaj Meksikës

31 Korrik, 2025 6:34 pm
Para
E fundit/ Aksident i rëndë, përplaset me karrotrecin, humb jetën drejtuesi i automjetit

E fundit/ Aksident i rëndë, përplaset me karrotrecin, humb jetën drejtuesi i automjetit

Flet modelja: Djemtë e showbizzit i ngacmojnë të gjitha, pastaj ku të ngecin

Flet modelja: Djemtë e showbizzit i ngacmojnë të gjitha, pastaj ku të ngecin

Video/ Kush e ka nxehur kryeministrin?! Rama përplas telefonin i nervozuar në Kuvend

Video/ Kush e ka nxehur kryeministrin?! Rama përplas telefonin i nervozuar në Kuvend
















TE FUNDIT

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve

Emërohet drejtoresha e re Galerisë së Kombëtare të Arteve
31 Korrik, 2025

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot Adela Demetjan si drejtoreshë të Galerisë Kombëtare të Arteve. “EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT...

Lexo më shumë

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime

Guardiola, trajneri i parë që shpenzon mbi 2 miliardë euro në transferime
31 Korrik, 2025

Manchester City po punon për sezonin e ri. Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, Pep Guardiola, trajneri...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 persona të plagosur
31 Korrik, 2025

Numri i të vdekurve nga një seri sulmesh ruse me dronë dhe raketa në Kiev është rritur në 15, ndërsa...

Lexo më shumë

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
31 Korrik, 2025

Zbardhen identitetet e të plagosurit dhe autorit në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Brigel Bizi, i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com