Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Fiton çmim botëror nga Alenca Globale Kundër Tërbimit, Profesor Kastriot Korro: Ja lufta që po bëhet në Shqipëri ndaj sëmundjes

2016/10/24 at 2:29 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista/ Fiton çmim botëror nga Alenca Globale Kundër Tërbimit, Profesor Kastriot Korro: Ja lufta që po bëhet në Shqipëri ndaj sëmundjes

Kastriot Korro është një pedagog i njohur në Universitetin Bujqësor të Tiranës, aty ku prej shumë vitesh ushtron aktivitetin e tij si lektor në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare, ku mban gradën Assoc. Dr. I angazhuar në shumë studime shkencore mbi epidemologjitë në botën e faunës shtazore dhe ndikimin e tyre te njerëzit, ajo çfarë e ka sjellë edhe njëherë në vëmendje ditët e fundit Profesor Korron është fitimi i një çmimi tejet prestigjoz ndërkombëtar nga Aleanca Globale Kundër Sëmundjes së Tërbimit. Një sëmundje që për hir të së vërtetës shqiptarët e njohin shumë e pak dhe po kaq pak janë të ndjeshëm ndaj rreziqeve që sjellin epidemologji të tilla. Profesor Korro u përzgjodh si fitues në Ditën Ndërkombëtare të Sëmundjes së Tërbimit dhe ishte i nominuar në ndërmjet emrave më të njohur botërorë të fushës, si përfaqësues i Lindjes së Mesme, Afrikës së Veriut, Azisë Qendrore dhe Europës. Por çfarë është Sëmundja e Tërbimit dhe si do të ndikojë ky çmim për Shqipërinë? Cili është roli i qeverisë shqiptare në luftën kundër Sëmundjes së Tërbimit? Kush janë zonat dhe komunitetet më të prekura dhe si shpërndahet kjo sëmundje nga kafshët e egra te njerëzit? Për këto dhe pyetje të tjera Opinion.al nëpërmjet gazetarit Dritan Laci ka zhvilluar një bisedë me vetë Profesor Korron i cili na krijon edhe një tablo më të qartë rreth sëmundjes, vendit që Shqipëria zë në botë në hartën e Sëmundjes së Tërbimit dhe luftës që bëhet kundër saj.


Intervistoi Dritan Laci

 Profesor Korro, fillimisht urime për çmimin prestigjoz me të cilin u nderuat nga Agjencia Globale për Luftën Kundër Sëmundjes së Tërbimit. Fillimisht për ata që nuk e dinë ç’ farë përfaqeson Çmimi Ndërkombëtar për “28 Shtatorin -Ditën Ndërkombëtare kundër Sëmundjes së Tërbimit”?

Aleanca Globale Kundër Rabies ose Tërbimit në shqip është e përbërë nga një panel me organizatat ndërkombetare më të rëndësishme sikurse është OIE, WHO,  CDC, FAO dhe MDS për kontribut global kundër sëmundjes më të rrezikshme zoonotike (sëmundje që transmetohen tek njerëzit). Kjo Aleancë jep 4 çmime për kategorinë Individual rajonet e Azisë, Afrikës Sub Saharane, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Qendrore, Europën si dhe Amerikën. Unë në këtë rast jam fitues për kategorinë individual për Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut, Azinë Qendrore dhe Europën. Çmimi është ofruar për kontribute në publikimet shkencore në këtë fushë, në sensibilizimin e komunitetit dhe organizimin me shpenzimet e veta të Ditës Ndërkombetare Kunder Tërbimit për më shumë se 5 vite rresht.

Si u gjendët pjesë e kësaj përzgjedhje dhe sidomos për një vend si Shqipëria ku një sëmundje e tillë njihet shumë pak?                        

Të përzgjidhesh  nga një panel  kaq serioz i organizatave më të mëdha të botës, nuk është e rastësishme, pasi  procesi është i gjatë dhe mjaft i verifikueshëm. Përzgjedhja ime filloi nga nominimi i një profesori të nderuar në Universitetin e Lionit dhe vazhdoi me disa nominime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Më pas kandidatët e nominuar u verifikuan mbi bazën e kritereve të Aleancës dhe u bë check-imi i botimeve, background-ve dhe aktiviteteve. Në një fazë më tej u përzgjodhën short-lista, ose lista e shkurtuar nga një mori nominimesh. Në këtë fazë, unë jam njoftuar se jam perzgjedhur në short list. Më pas paneli i përbërë nga përfaqësues të organizatave më të mëdha të globit, si OIE (Organizata Botërore e Shëndetit të kafshëve me qendër në Paris, WHO (Organizata Botërore e Shëndetit), FAO (Organizata Botërore e Ushqimit), CDC (Qendra Botërore e Kontrollit të Sëmundjeve) MSD dhe GARC (Aleanca Globale për kontrollimin e Rabies) selektuan të gjitha kandidaturat prestigjoze të selektuara në short list dhe përzgjodhën 4 fitues për 4 rajonet e globit.

korrokk okkk2

(Njoftimi nga Aleanca Globale për Luftën Kundër Sëmundjes së Tërbimit për fituesin e çmimit Assoc. Dr. Kastriot Korro)

Për ata që se dinë çfarë është Sëmundja e Tërbimit dhe cila është situata epidemologjike e kësaj sëmundje në Shqipëri aktualisht dhe ç’vend ze Shqipëria në riskun botëror të kësaj sëmundje?

Sëmundja e Tërbimit, është sëmundja me e rrezikshme e njerëzimit, e cila sipas statistikave të WHO merr 55000- 70 000 jetë njerëzish ne vit ne rruzullin tokesor. Është si “një luftë e fshehtë” e cila vret pa bujë. Padyshim që vdekshmeria më e madhe është në Afrikë dhe Azi, por edhe pjesët e tjera të globit nuk mbeten pas. Shqipëria është në listat e vendeve që nuk janë të pastra, apo të lira nga tërbimi. 

Kush janë zonat më të prekura në Shqipëri nga kjo sëmundje?

Zonat më të prekura janë ato verilindore të vendit, të cilat janë  edhe më problematike, ku herë-herë kemi ekspozime të sëmundjes në kafshët e fermës, duke kërcënuar edhe jetën e njerëzve dhe fëmijve në përgjithësi. Mbartës të virusit të tërbimit janë kryesisht dhelprat e kuqe, të cilat e trasmetojnë tek kafshët e tjera dhe njerëzit nëpërmjet kafshimit. Ballkani Perendimor dhe Euroazia kanë qenë problematike për prezencën e këtij virusi në karnivoret e egër (mishngrënësit e egër). Nisur nga kjo situatë BE ka 2 vite që ka filluar zbatimin e një programi vaksinimi nëpërmjet ajrit të karnivorëve të egër, me qëllim shëndetësimin e tyre dhe sigurimin e pastërtisë së vendit ndaj kësaj semundje. Programi i vaksinimit që po zhvillohet në vendin tonë nën emrin PAZA Projekt ka edhe 1 vit tjetër afat për përmbushjen e këtij vaksinimi.  Pas këtij projekti ndoshta Shqipëria do të përfshihet në vendet e pastra ndaj tërbimit.

dhelprraaaterbimiii

(Dhepra e Kuqe një nga shtazorët shkaktarë të zinxhirit të Sëmundjes së Tërbimit dhe pasojat te njerëzit)

Ju folët për rolin që Organizatat e huaja kanë dhënë në kthimin e Shqipërisë në një vend të pastër nga Sëmundja e Tërbimit. Po vetë qeveria shqiptare sa e angazhuar është në këtë rol?

 Sëmundja e Tërbimit  është një sëmundje që ka rezervuar kryesisht karnivorët e egër dhe një sërë kafshësh të tjera të egra. Vaksinimi i tyre është mjaft i vështirë dhe i kushtueshëm. Shteti ynë pa mbështetjen e BE-së nuk mund ta kryente vetë këtë vaksinim dhe për rrjedhim të verë në zotërim sëmundjen. Për sa i përket sensibilizimit, ai pothuajse bëhet vetëm me cikle kur shfaqet ndonjë rast. Padyshim që puna që bëhet është e vakët ose e pamjaftueshme. Duke i shtuar këtu edhe riskun që vjen nga kafshët që tregtohen ilegalisht – rrezikshmëria rritet.

Po te vetë njerëzit apo komunitetet si qëndron shkalla e ndërgjegjësimit ndaj një sëmundje të tillë. Dhe kush janë kontigjenti më i prekur i popullatës?

Në zonat rurale  komunitetet nuk janë të informuara dhe shpesh mbajnë kafshë të egra të pavaksinuara apo të pakontrolluara për prezencë tërbimi. Disa tregtojnë këto kafshë për përfitime dhe neglizhojnë rregullat ndërkombëtare të tregtimit dhe vaksinimit të detyruar ndaj kësaj sëmundje. Edhe nxënësit e shkollave nuk kanë njohuri të plota mbi sëmundjen dhe mënyrën e të vepruarit në rastet e kafshimit nga një kafshë me tërbim. Mbetet shumë për tu bërë në aspektin e sensibilizimit të komuniteteve në risk, sikurse janë komunitetet e zonave hot-spot për tërbimin, nxënesit e shkollave, gjahtarët, tregtarët e kafshëve, doganierët e të tjerë..

tiranaaak3

(Ne foton majtas: Momente pune. Fakulteti i Mjekësisë Veterinare Tiranë. Në foton djathtas: Profesor Korro në Maison de la chasse& de la Nature Paris 29 June 2014 (Shtëpia e gjahtarve dhe natyrës në Paris))

Dhe një pyetje të fundit. Sigurisht që çmimi që ju keni marrë nuk ka thjesht vlera individuale. Sa e ndihmon një çmim i tillë Shqipërinë në kuadrin e vëmendjes globale kundër Sëmundjes së Tërbimit dhe çfarë të mirash i sjell?

Fitimi i këtij çmimi nuk ka vetëm vlera individuale, por edhe më gjerë. Ai është një vlerësim për vendin tonë, duke  i konsideruar studiuesit shqiptar si të barabartë me vendet e tjera. Çmimi është një inkurajim edhe për vlerësimin e kontributeve shoqërore vullnetare, pra është një vlerësim për punën e papaguar. Çmimi ka vlera edhe më të mëdha kur flitet se ai është një çmim ndërkontinental dhe është një shembull i mirë për studiuesit e rinj që punojnë në kushte të vështira pa mbështetje financiare dhe me laboratore dhe paisje të thjeshta.  Vlera e çmimit shtohet kur ky çmim i është dhënë një pedagogu të një Universiteti Unikal dhe automatikisht është vlerësim edhe për këtë universitet. Çmimi ka vlera edhe për Ministrin e Arsimit dhe atë të Bujqësisë së Shqipërisë, pasi në dedikimin e çmimit është përmendur se kandidati fitues është pikë fokale per faunën e egër e Ministrisë së Bujqësisë së Shqipërisë  pranë OIE-së. Është kjo arsyeja që ministri Panariti dhe ish-ministri i Arsimit Tafaj me uruan menjëherë, duke ditur se këta dy ministra janë shkolluar jashtë vendit dhe kanë punuar me organizatat  ndërkombëtare dhe e njohin vlerën e çmimit. Për sa i përket angazhimit të studiuesve shqiptar në studime më të thella për këtë sëmundje, mund të them që çmimi është inkurajues për të përfshirë në studime te thella evropiane dhe ndërkombëtare jo vetëm për këtë virus por edhe sëmundje të tjera zoonotike. Padyshim që ky çmim ka edhe një efekt tjetër të padukshëm: ai heq barierat për çdo studiues të ri, se komuniteti ndërkombëtar është mjaft vlerësues për çdo punë të realizuar me dëshirë dhe seriozitet, pavarsisht vendit që i përket kandidati./ Opinion.al

varshahaaa

Fakulteti i Biologjisë Varshavë. Specializim ne departamentin e Zoologjisë nga Erasmus Sigma Project

kas1

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
Kryesore

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

13 Maj, 2025 12:46 pm
Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
Aktualitet

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

13 Maj, 2025 12:40 pm
Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
Aktualitet

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

13 Maj, 2025 12:36 pm
43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
Kryesore

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

13 Maj, 2025 12:31 pm
Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu
Bota

Akuza për sulm seksual, dënohet me burg aktori francez Gérard Depardieu

13 Maj, 2025 12:19 pm
PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje
Kryesore

PS-ja në avantazh, PD-ja e rezervuar dhe në heshtje

13 Maj, 2025 12:16 pm
“Sa me sy të keq na shohin mor aman!”, Rama nga Durrësi: Nëse nuk do të ishim ne në qeveri, harrojeni që do kishit marrë shtëpi të reja pas tërmetit
Aktualitet

PS udhëheq, ja kur pritet dalja e parë pas zgjedhjeve e Kryeministrit Rama

13 Maj, 2025 12:02 pm
Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut
Rajoni

Partia e Arben Taravarit braktis qeverinë e Maqedonisë së Veriut

13 Maj, 2025 11:45 am
Përfundon numërimi në Bashkinë Has, kryeson koalicioni PD-ASHM
Kryesore

Tiranë, pezullohet për disa orë procesi i numërimit të votave

13 Maj, 2025 11:35 am
Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë
Aktualitet

Vlora qëndron socialiste, nis numërimi i votave për kandidatët në Himarë e Sarandë

13 Maj, 2025 11:29 am
Para
Koço Kokëdhima sonte në OPINION, ja për çfarë ka vendosur të flasë ai

Koço Kokëdhima sonte në OPINION, ja për çfarë ka vendosur të flasë ai

Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni verë të kuqe!

Dëshironi të humbni peshë? Konsumoni verë të kuqe!

“Miss Globe” kthehet në Tiranë, detajet nga spektakli dhe pjesëmarrëset

“Miss Globe” kthehet në Tiranë, detajet nga spektakli dhe pjesëmarrëset
















TE FUNDIT

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës

Balla: Presim të dalim forcë e parë në Shkodër për votën e diasporës
13 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në këto zgjedhje, Taulant Balla në një intervistë për gazetarin e Klan News, Enkel Xhangoli...

Lexo më shumë

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!

Jorida Tabaku: OSBE foli, ne nuk dimë të bëjmë zgjedhje!
13 Maj, 2025

Në një lidhje direkte për Klan News me Drini Zeqon, demokratja Jorida Tabaku falenderoi të gjithë komisionerët, të cilët janë...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…

Votat e Greqisë/PS ankimon vendimin e Celibashit:Të vijojë numërimi!PD: S’kërkuam…
13 Maj, 2025

Në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ, po diskutohet mbi bllokimin e numërimit të votave nga Greqia. Komisionerët e Partisë Demokratike...

Lexo më shumë

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend

43 deputetë nga lista e hapur në Kuvend
13 Maj, 2025

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 Majit tregojnë një epersi të mandateve të Partisë Socialsite. Nga votat e numëruara në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com