Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista-Ekskluzive/ E rrallë, vetëm 20 ditëshe, vajza e kampiones shqiptare pjesëmarrëse në Olimpiadën Botërore të Shahut

2016/09/20 at 10:00 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Intervista-Ekskluzive/ E rrallë, vetëm 20 ditëshe, vajza e kampiones shqiptare pjesëmarrëse në Olimpiadën Botërore të Shahut

Intervistoi: Dritan Laci


Është një intervistë e një natyre krejt të veçantë. Jo vetëm për një sport që dikur prodhonte kampion të mëdhenj në skakierë por edhe për personazhe që pavarësish sakrificave që duhet të bëjnë për ta mbajtur të gjalle legjendën e shahut shqiptar dinë në të njejtën kohë të tregojnë se sporti dhe dimensioni human i vazhdimësisë së brezave nuk mund të jenë asesi të ndarë nga njëri-tjetri.

Ajo që ka ndodhur në Olimpiaden e fundit Botërore të Shahut në Baku të Azerbajxhanit është një rast unikal që meriton të shënohet në analet e këtij sporti si sublimimi i jetës dhe pasionit. Kjo pasi në këtë Olimpiadë mori pjesë “shahistja” më e re në historinë e kětij eventi. E cila quhet Bora. Dhe ishte vetëm 20 ditëshe kur “u rreshtua” midis finalistëve nga e gjithë bota dhe mbi të gjitha ajo që na gëzon është fakti që Bora është shqiptare. Vogělushja eshtë vajza më e vogël e shumë herë kampiones së Shqipërisë në Shah Rozana Gjergji. E cila edhe pse Bora ishte vetëm 20 ditëshe vendosi ta marrë me vete në Azerbajxhan ku shpejt Bora e vogěl fitoi simpatinë e shahistëve të tjerë pjesëmarrës të cilët e kthyen motivin e ditëve të tyre.

Një histori që e përcjell për Opinion.al vetë kampionia jonë Rozana e cila na rrëfen edhe durimin që tregoi Bora gjatë ditëve të Olimpiadës, ku për kuriozitet një nga pjesëmarrëset më të forta ishte edhe Ministrja e Financave të Letonisë e cila mundi kampionen e botës në fuqi. Por si u soll Bora gjate kësaj Olimpiade, cilin ishin miqtë që ajo fitoi me praninë e saj, dhe mbi të gjitha si mundi Rozana ti bënte të dyja edhe kujdesin për ndeshjet edhe atë për Borën, lexoni për më shumë intervistën e mëposhtme…

86780ca4-3e6f-43c4-b9dd-79cb7fb422de7406810f-0871-4b37-b57c-04066d8e7b7d

Rozana përshendetje. Sapo jeni kthyer nga Olimpiada Botërore e Shahut që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit. Fillimisht si mund ta vlerësoni këtë eksperiencë tani që ajo ka përfunduar?

Sapo jemi kthyer nga Olimpiada e 42-të e Shahut, eventi më i rëndësishëm në botën e shahut, e cila organizohet një herë në dy vjet ku mori pjese edhe Shqipëria. Për mua ishte Olimpiada e 10-të por edhe më e mira e organizuar ndonjëherë

Shqipëria u përfaqësua me ekipin e meshkujve dhe të femrave. Qëllimi i ekipeve tona është kryesisht të përmirësojmë rezultatet e olimpiadës së kaluar dhe kjo u arrit.

Rezultati im ishte i pëlqyeshëm. Grumbullova 5 pikë në tavolinën e dytë. Shorti na penalizoi ndeshjet e fundit pasi u përballëm me ekipe shumë të forta si ai i Meksikes dhe Malit të Zi, ku sporti i shahut është në nivele të larta

Me një short më të favorshëm mund të kishim dalë shumë më mirë

Kë mund të konsideroni ndeshjen tuaj më të fortë në këtë Olimpiadë dhe si u zhvillua ajo?

Ndeshja e parë në tavolinën e parë përballë përfaqësueses së Hungarisë, duke pasur parasysh që Hungaria ka qenë edhe kampione olimpike por edhe në këtë olimpiadë u pozicionua në vendet e para të planetit. Një super lojë e barabartë deri në fund të saj e humbur në fakt prej meje si rezultat i mungesës së kohes, nga presioni i kohës …. por do të përmendja dhe barazimin me përfaqësuesen e Argjentinës apo fitoren kundër Danimarkës apo Zelandës së Re ….

2e02fd2e-17d2-4eac-b8c5-47b7d889b51400e4bf59-b129-4a23-872d-d00100eec73d

Një nga “shahistet” më të reja të Olimpiadës ishte edhe Bora, vajza juaj vetëm një muajshe. Para se të kalojmë te ditët e Borës në Olimpiadë, si ishte mberritja e saj në familjen tuaj?

Bora na lumturoi me ardhjen e saj më 10gusht 2016. Dhe ne u nisëm për në garë më 1 shtator kur ajo ishte vetem 20 ditëshe.

Unë me shaka e quajta Olimpiadën e saj të parë dhe jam e sigurtë se duke qenë se i shijoi shumë do ta përmbysë rekordin duke marrë pjesë në më shumë se 10 olimpiada, pse jo duke thyer edhe rekordin e mamit. Bora është bekim i perëndisë për familjen tonë. Ka sjellë shumë gëzim jo vetem për mamin dhe babin por edhe për motrën Ajkunën dhe vëllain Danielin, të dy shahistë të cilët me zor presin ta stërvisin motrën e tyre për ta bërë kampione.

dc7b714d-dab6-48ff-8b00-33c56dcfad0562483538-d62d-4a57-82b9-b008c877089f

Por Bora ka qenë shoqëruesja juaj në aktivitetet ndërkombëtare të shahut edhe kur ajo nuk kishte ardhur ende në jetë…

Bora na ka shoqëruar nëpër gara që para se të lindte si psh në Grand Canarie në mars dhe në Kampionatin Europian në Gjakovë në muajin maj. Ku dhe ka kontribuar në rezultatet e larta.

E kishit marrë vendimin që Bora do ishte me ju në Olimpiade që përpara se ajo të vinte në jetë? Dhe si ka qenë ky vendim duke qenë se Bora ishte vetëm 20 ditëshe dhe koha për në Olimpiadë nuk priste…

Patjetër. Edhe planifikimi i shtatëzanive të mia kanë qenë të tilla që të mos më pengonin të luaja në evente të kësaj natyre duke qenë se shahu për mua është më shumë se një hobi…

Pra po më thoni se çdo gjë e kishit planifikuar?

Shahistët nuk bëjnë asgjë pa planifikim dhe analizë. Përndryshe jane të destinuar të dështojnë.

c640b35f-9906-412d-b409-8b3cd1b6ea0460b92269-c739-47fb-a8a2-8b4349665fb3

Si ishte sjellja e Borës gjatë Olimpiades? Më trego diçka më shumë si arritët të organizoje ndeshjet në Olimpiadë ndërkohë që duhet të menaxhoje edhe vajzën e vogël…Mos më thuaj që e kishe me vete edhe gjatë ndeshjeve

Bora ka qenë një ëngjëll… e duruar, më ka përkrahur shumë me sjelljen dhe qetësinë e saj… Paradite ishim bashkë gjithkund dhe në stervitje dhe në restorant apo xhiro bregut të detit deri pasdite vone. Varet sa zgjaste ndeshja.

Ajo qëndronte me një zonjë nga Azerbajxhani e cila u bë gjyshja e saj azere. I lija qumështin tim për t’u ushqyer. Dhe vrapoja nga Bora në ndeshje dhe nga ndeshja te Bora

Dmth Bora që tani me durimin që ka treguar mund të cilësohet një shahiste e ardhshme. Si u prit Bora nga shahistët e tjere, ku në mos gaboj mes tyre ishte edhe ministrja e Finances së Letonisë, e cila garonte në Olimpiadë për vendin e saj…

Nëpër hotel shahistët ndërkombëtarë e konsideronin si shahiste të kategorisë së tretë. U desh nga të gjithë. Madje shumë prej tyre më ofronin ndihmë. Duke e marrë në krah dhe duke e shëtitur, ndërkohë që unë mund të ushqehesha në qetësi. Me ministren e Letonisë nuk u takuam pasi qëndronim në hotele të ndryshme, por zonja ishte një fenomen më vete, duke qenë se mundi edhe Kampionen e Botës në fuqi.

Më thatë gjatë bisedës paraprake që Bora u bë aq e famshme midis shahistëve ndërkombëtarë sa kanë filluar ti dërgojnë edhe ftesa në evente të ndryshme…

Është e pabesueshme por Bora ka  filluar të ftohet që tani nëpër turne madje èdhe ti ofrohet stërvitje on line sapo të rritet pak nga lojtarë elitar të shahut botëror.

Është e mundur një gjë e tillë?

Po. E para sepse u afeksiouan me te dhe si fillim vazhdojne të ftojnë mamin që ta ritakojnë Borën, deri sa ajo të jetë në gjendje të jetë vetë pjesëmarrëse në gara. Ndërkohë që për stërvitje on line është diçka që bëhet sot nëpër botë, ku një lojtar Grand Master, mjeshtër i madh nga Rusia përshembull trajnon on line një indian apo anasjelltas. Teknologjia ka bërë mrekullira. Nuk është e thënë që sot të kesh fqinj trajnerin.

Dhe një pyetje të fundit. Do të dëshironit që Bora të ndiqte rrugën tuaj?

Edhe Ajkuna edhe Danieli jane anëtarë të Klubit të Kampionëve, ekipi më i ri i shahut i vendit tonë. Por Bora duke qenë se do të rritet në ambjentin e shahistëve ku jo vetëm mami por edhe pjese tjetër e familjes luajnë shah do të jetë më komode në zgjedhjen e saj për tu bërë pjese e ekipit. Jam e bindur se s’do jem unë ajo që do ta drejtojë atë drejt shahut, por do të jetë ajo që do ta kërkojë të bëhet pjesë e kësaj bote.

Etiketa: intervistaolimpiadarozana gjergjishahu


Ju sugjerojmë

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..
Aktualitet

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..

31 Korrik, 2025 12:28 pm
Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë
Aktualitet

Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

31 Korrik, 2025 12:26 pm
7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…
Aktualitet

7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…

31 Korrik, 2025 12:10 pm
“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani
Aktualitet

“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani

31 Korrik, 2025 12:09 pm
Millosh Pleskoviç dënohet me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë
Te Fundit

Millosh Pleskoviç dënohet me 15 vite burg për krime lufte në Kosovë

31 Korrik, 2025 11:52 am
“SPAK nuk është përfshirë në…”/Dumani: Kodi Penal ka nevojë për ndryshime
Aktualitet

“SPAK nuk është përfshirë në…”/Dumani: Kodi Penal ka nevojë për ndryshime

31 Korrik, 2025 11:50 am
Krimet zgjedhore/Altin Dumani: 43 procedime penale, 39 ende në hetim
Aktualitet

Krimet zgjedhore/Altin Dumani: 43 procedime penale, 39 ende në hetim

31 Korrik, 2025 11:38 am
Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Aktualitet

‘Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike’, Rama: Së shpejti konsultat me..

31 Korrik, 2025 11:26 am
Bashkia e Tiranës miraton mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja
Aktualitet

4 nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës japin dorëheqjen

31 Korrik, 2025 11:20 am
Shkodër/ Lirimi i hapësirave publike, Beci: I jep qytetit më shumë frymëmarrje
Aktualitet

Shkodër/ Lirimi i hapësirave publike, Beci: I jep qytetit më shumë frymëmarrje

31 Korrik, 2025 11:16 am
Para
Armina bëhet gati për javën e modës në Milano

Armina bëhet gati për javën e modës në Milano

Sozia e Xhemi Shehut e ka emrin Martin

Sozia e Xhemi Shehut e ka emrin Martin

A mund t’u besojmë partnerëve kur thonë “je më e mirë e pagrimuar”?

Kjo këngëtare shqiptare e "urren" grimin... Shikoni sa e bukur duket ujë e sapun
















TE FUNDIT

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..

Frikë nga kufizimi i kompetencave? Dumani: Vendim i politikës! SPAK është..
31 Korrik, 2025

Pyetjes nëse ka frikë se mund t’i kufizohen kompetencat, kreu i SPAK, Altin Dumani u shpreh se ‘nëse politika vendos...

Lexo më shumë

Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë

Vrau të dashurën 52-vjeçare, i riu del sot para Gjykatës për masën e sigurisë
31 Korrik, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Korçës shtetasi Ilirjan Selmani, i cili akuzohet se vrau partneren e tij 52-vjeçare Kozeta Teço...

Lexo më shumë

7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…

7 pyetjet e Veliajt/Dumani: S’kemi asgjë për të reaguar,të pandehurit i përgjigjemi…
31 Korrik, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka reaguar ditën e sotme lidhur me pyetjet e bëra një ditë më...

Lexo më shumë

“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani

“Respektojmë vendimet Kushtetueses’-A ndikojnë në hetimet e SPAK? Përgjigjet Dumani
31 Korrik, 2025

Institucionet e drejtësisë duhet të punojnë në harmoni dhe respekt ndaj njëra-tjetrës. Kështu është shprehur kreu i SPAK, Altin Dumani,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com