Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte ordiner, nuk u dërgua nga CIA

2016/09/27 at 11:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Ekrem Bardha: Xhevdet Mustafa ishte ordiner, nuk u dërgua nga CIA

Pjesë nga intervista me Ekrem Bardhën, filantrop, biznesmen shqiptaro-amëerikan dhe konsull I nderit të Shqipërisë në Michigan të SHBA dhënë gazetarit Roland Qafoku për emisonin “Debati në Channel One”.


Është problem nëse ne vazhdojmë të besojmë dokumentet e Sigurimit të Shtetit.

Ato nuk janë reale, nuk janë të vërteta, ashtu sikur historia jonë që nuk është e vërtetë gjatë 46 vjetëve. Filbi ishte një agjent që përfundoi në Rusi dhe tradhtoi vendin e tij. Nuk bëhet fjalë për aftësinë e Sigurimit të Shtetit. Ata ishin të paaftë dhe nuk kishin zotësi të shpartallonin bandat.

Pse Tony Bler ka thënë që shërbimi sekret ka pësuar 2 dështime, në Irak dhe në Shqipëri?

Kjo ishte tradhëtia, që Filbi tradhtoi CIA-n dhe vendin e tij. Nga ana tjetër është absurde të thuash që ata të sigurimit ishin heronj.

Cilët ishin heronj sigurimi, apo diversantët?

Për Sigurimin dhe ata që kanë nostalgji për atë kohë, ata janë heronjtë, për mua janë diversantët që donin të rrëzonin komunizmin, Amerika nuk donte të pushtonte Shqipërinë, por vetëm të rrëzonte komunizmin.  Nuk trajtohen njëlloj si Jugosllavia dhe Greqia që donin të aneksonin një pjesë të Shqipërisë.

Pra Irakli Koçollari deklaroi se CIA vrau 1000 shqiptarë, ushtarakë por edhe civilë.

Nuk është aspak e vërtetë. Nuk janë vrarë 1 mijë. Kur ka ardhur vëllai im e kam pritur, duke vënë në rrezik jetën time, në bisedat që kam bërë me të  e kam pyetur nëse kishin ardhur për të vrarë. Dhe më tha se kishin urdhër të mos preknin asnjë njeri. Nuk është vrarë asnjë civil. Vetëm në kufij, mund të jenë vrarë rreth 50 persona, 100, 200, jo më shumë.

Po 300 diversantë të kapur e të vrarë a është shifër e saktë?

Kjo mund të jetë e saktë.

Ai e nënvlerëson Kim Filbin, ai ka qenë arkitetki i bandave të diversantëve, ai ishte kryesori, tradhtari i vendit të tij.

A kishin veti të veçanta specialistët e sigurimit të shtetit?

Kishin, ata ishin mjaft të organizuar, në bashkëpunim me inteligjencën ruse dhe kjo i ka përgatitur, por nuk mund t’i bëjmë heronj.

Kur shikoni sot ndonjë rrugë me emrin e ndonjë oficeri të sigurimit si ndiheni?

Oficerët që mbaj mend unë, Josif Pashko nga zona ime, ai nuk dënonte me 10-20 vjet burg, por dënonte me pushkatim. Apo Nevzat Haznedari, një kriminel që arriti të bëhej dhe zëvendësministër. Ai bënte tortura çnjerëzore. Ai dënonte vetëm me vdekje.

Zoti Koçollari përmendi që kishte bashkëpunim edhe me shërbimin grek. A kishte nga këto banda që bashkëvepruan me grekët në dëm të vendit?

Kjo është shumë domethënëse për mua, në vitet 1967-68 kolonelët grekë, kishin qëllim të merrnin një pjesë në Gjirokastër, kam një dokument që thuhet se në asnjë mënyrë nuk do të lejohen kërkesat e grekëve. Diversantët të stërvitur nga anglezët dhe amerikanët nuk kishin qëllim të hynin në Shqipëri dhe të okuponin vendin, por të rrëzonin regjimin. Jugosllavët dhe grekët donin të aneksonin pjesë të Shqipërisë. Për fat të keq, një pjesë e grupeve punonin për inteligjencën jugosllave dhe greke, numri ishte i vogël, unë vetë i kam njohur dhe i kam cilësuar tradhtarë. Më kanë thënë se urrenin komunizmin, por kjo është tjetër gjë, ata tradhtonin edhe  atdheun.

Për çfarë e bënin, a merrnin para?

Po, sigurisht që merrnin para.

Sa mund të kenë qenë të tillë?

Nuk e di saktësisht, por unë vetë kam njohur mbi 15 të tillë për Greqinë, sepse për pjesën jugosllave nuk kam shumë informacion. Ata kishin detyrë të jepnin informata për Asfalinë greke dhe ti shërbenin asaj që në fakt e kanë bërë këtë. Asfalia dhe shteti kërkonte aneksimin e disa zonave në Jug të Shqipërisë dhe fatkeqësisht një pjesë, ndonëse e vogël i kanë shërbyer asaj. Por është tjetër gjë që të ishte kundër komunizmit dhe kundër regjimit të Hoxhës dhe tjetër gjë të ishe kundër atdheut tënd. Unë kurrë nuk pranova personalisht ta punoja kundër atedhut dhe vendit tim. Pas arratisjes sime në Greqi, edhe mua ma ofruan këtë gjë, por kundërshtova në mënyrë kategorike. Mbaj mend që ime më më tha: Nëse ti do ti shërbesh Asfalisë greke, nuk je më im bir. Mjafton këto pasazhe për të kuptuar se sa të qartë ishim ne si familje për atë që kërkonim të bënim. Fatkeqësisht kishte nga ata që e ngatërruan këtë çështje dhe punuan kundër kombit shqiptar.

 

Zoti Bardha, si është e vërteta e bandës së Xhevdet Mustafës?

Mos ma zini në gojë Xhevdet Mustafën. Ai ishte një rrugaç ordiner dhe nuk ka lidhje fare as me antikomunizmin, as me CIA-n amerikane dhe as me gjë tjetër.

Si nuk ka lidhje me CIA-n? Zyrtarishtë është thënë se ai erdhi në Shqipëri për të vrarë Enver Hoxhën?

Ai të vriste Enver Hoxhën? Ti hante….Pallavra. Xhevdet Mustafa ishte një ordiner që nuk e konceptoj dot se si iu bë aq jehonë. Por këtë e bëri Sigurimi i Shtetit. Xhevdet Mustafa ishte një hiç dhe kaq. Ai erdhi me kokën e vet në Shqipëri dhe nuk kishte asnjë plan e asnjë objekt.

Por ai vrau 5 vetë?

Unë e thashë më lart, ai ishte turp për diasporën ndërsa ju na e bëtë sikur çfarë të ishte. Në SHBA njihej si rrugaç dhe kaq. Unë e kam njohur si çdo shqiptar tjetër atje që e njihte si unë.

Po si vepronte diaspora për të rrëzuar komunizmin?

Kur e pam që SHBA kishte në plan të parë luftën në Kore, kuptuam që Shqipëria nuk kishte më inters për ata. Por në plan të parë doli çështja e Kosovës. Por unë mbaj mend një moment kur kryeministri Mehmet Shehu erdhi në OKB dhe mbajti atë fjalimin e famshëm. Sapo ai u fut në pallatin e OKB në New York u organizuam nja 300 shqiptarë dhe mbajtëm pankarta në duar në të cilat shkruhej: Poshtë KomuniZmi! Poshtë Enver Hoxha! Poshtë Mehmet Shehu etj. Ishim të lumtur që arritëm të bënim protestën e parë publike kundër komunizmit. Por kjo u venit shumë shpejt. Pak metra më tutje shikojmë një grup protestuesisht grekë që po protestonin edhe ata kundër Mehmet Shehut me pankarta në të cilat shkruhej: Jugu i Shqipërisë i takon Greqisë! Rroftë Vorio Epiri! etj. Atëherë në këtë moment ne i flakëm pankartat tonë kundër komunzimit dhe iu sulëm të rrihnim grekët që kërkonin Jugun e Shqipërisë. Bëmë një përleshje të madhe dhe i rrahëm ata dhe i përzumë nga protesta. Pra, akuza e kombit fitoi ndaj kauzës kundër komunizmit. Ishim të bindur që më mirë një Shqipëri komuniste se sa një Shqipëri e copëtuar.

A ishte disapora e bashkuar?

Jo. Madje Sigurimi i Shtetit kishte edhe atje agjentët e vetë në SHBA. Shumë shqiptaro-amerikanë spiunonin dhe ishin vegla të Sigurimit Shqiptar. Kjo ishte një gjë shumë e rëndë për diasporën. Ata merrnin si shpërblim ndonjë vizitë që bënin në Shqipëri./ Intervista marrë nga emisioni “Debati në Channel One” i gazetarit Roland Qafoku

 



Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Trajneri i Atalantës: Portieri? Për momentin titullar mbetet Etrit Berisha

Trajneri i Atalantës: Portieri? Për momentin titullar mbetet Etrit Berisha

“Rruga e Kombit”, reagon IFC: Tarifa do paguhet në tunelin e Thirrës

Zbardhet skandali, si u dha dhe u anulua koncensioni i Rrugës së Kombit

Sherri me thika në ish-Bllok, ja kush është i plagosuri

Sherri me thika në ish-Bllok, ja kush është i plagosuri
















TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com