Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Eduard Ndocaj: Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Partinë e ka marrë peng

2016/02/02 at 12:11 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
INTERVISTA/ Eduard Ndocaj: Rama nuk i fitoi zgjedhjet. Partinë e ka marrë peng

TIRANE- Eduard Ndocaj, deputeti i PS dhe kandidati i vetëshpallur për kryetar i PS ka thënë një intervistë ku tregon se pse është favorit për të fituar. Ai flet për gabimet e Ramës, pse nuk e do Ilir Metën dhe pse Basha nuk mund të quhet lider. Intervista është dhënë për gazetarin Elvi Fundo të Citynews.


Çfarë ju shtyu të kandidoni?

Siç e kam thënë në reagimet e mia, kandidimi im u hodh si “shashkë” në media, nga disa që menduan se mund të më përdornin dhe të më bënin pjesë të një loje turpi për një çështje të rëndësishme, siç është gara për kreun e PS, partisë më të madhe në vend. Kur, doli lajmi isha në një studio televizive. Edhe pse ky lajm u nis si lojë nga disa, mora mijëra telefonata nga socialistët e thjeshtë që pa e ditur të vërtetën, me entuziazëm më komplimentuan dhe më dhanë mbështetje për ta vazhduar seriozisht këtë betë. Sfidat më kanë pëlqyer shumë, po ashtu për Partinë Socialiste kam kontribuar shumë, dhe mendoj se e njoh mirë. Për këtë vendosa të garojë dhe kjo do të jetë një garë shumë serioze, ashtu siç duhet të jetë për këdo që përfaqëson logon e PS, një parti me një histori të madhe. PS, ka shumë probleme të brendshme dhe është në favor të anëtarësisë të PS dhe të sistemit politik shqiptar që të shërohet dhe të rikthehet fuqishëm në realitetin politik.

Ka zëra se s’do të ketë farë garë për kryetar, si e komentoni?

Aty ku ka zëra nuk është pa gjë. Megjithatë duhet theksuar, se Rama ka tre vjet që nuk bën zgjedhje dhe e drejton Partinë në mënyrë jo legjitime. Askush nuk ka të drejtë për ambicie personale të marr peng përfaqësimin e një milion shqiptarëve. Po ashtu në PS ka shtatë vite që nuk bëhen zgjedhje e Statuti parashtron e parashikon demokracinë e brendshme dhe zgjedhjet periodike. Çdo kongres është kongres zgjedhor dhe nuk ka asnjë lloj kongresi konfirmues, përveçse në modelet e partive komuniste të stilit Ndocaj eduardstalinist. Ne sapo kemi hyrë në një debat të brendshëm në lidhje me përgatitjet e Kongresit dhe kam përshtypjen, se do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të jetë i nxehtë. Rama, ka disa favore në lidhjen me garën për Kryetar, sepse ai ka shtatë vite që ka monopolizuar strukturat, që ka përjashtuar edhe të tjerë e ka krijuar kështu një frymë absolutizimi. Prandaj, nuk arrij ta kuptoj konceptin dhe dëshirën e tij për të mos bërë zgjedhje. Kryesia e PS vitet e fundit ka heshtur për çështje të rëndësishme të Partisë. Do të ishte e pafalshme që të heshtin edhe këtë radhë. Kam përshtypjen, se në PS ka shumë gjëra për të thënë dhe ky është shansi i vetëm që të thuhen.

Rama po na gjen një teori anglosaksone sipas të cilës ai që fiton zgjedhjet duhet të konfirmohet dhe jo të zgjidhet.

Së pari, kjo teori për sa kohë nuk është parashikuar në Statut nuk ka asnjë vlerë legjitime.

Së dyti, hajde të bëjmë ndryshime në statut dhe ta fusim si kriter pas 19 marsit.

Së treti, Rama nuk është fitues, sepse PS në zgjedhjet e fundit nuk fitoj, ka marr numrin më të vogël të deputetëve që nga koha e Nanos.

Pra, PS nuk arriti të kishte shumicën për qeverisje dhe një ndër arsye e kësaj ishte mungesa e guximi e Ramës për të  konkurruar i vetëm pa bërë marrëveshje me LSI.

Së katerti, model politik i Shqipëri nuk është i ngjashëm me atë të Anglisë, këtu nuk votohet Kryeministri e për këtë arsye fitorja apo humbja e një Partie politike nuk është kosto apo sukses i një personi.

Cilat janë gabimet e Edi Ramës?

Rama ka shumë gabime politike si çdo lider  për më tepër duke qenë lider në sistem politik shqiptar. Disa nga gabimet e Ramës është:

Përqendrimi i pushtetit dhe mos delegimi

Prishja e ekuilibrit e PS mes senatorëve dhe prurjeve të reja

Mungesa e debatit dhe frymës demokratike

Mbajtja peng e Partisë

Inkriminimi i strukturave duke njollosur imazhin e PS që dikur quhet Partia e “Profesorëve”

Krijimi i strukturave paralele

Mos respektimi i statutit

Këto janë vetëm disa.  Por, sigurisht ka edhe problematika të tjera. Nuk është çështja të invidentojmë problematikat, por që të gjithë së bashku tu japin zgjidhje. Kjo është çështja kryesore e në këtë këndvështrim duhet të shikohet Kongresi. Kam përshtypjen se deri më sot optika e vetme për Kongresin është a do të jetë apo nuk do të jetë më Rama kryetar partie.

Cili nga ministrat është më i korruptuar?

Nuk besoj se ka vend për emra të përveçëm. Korrupsioni vazhdon të mbetet një sëmundje e rëndë për pushtetin dhe partitë politike në Shqipëri. Ne erdhëm në pushtet në 2013 me slogane dhe entuziazëm për të luftuar korrupsionin. Ç’është e vërteta kam përshtypjen, se kemi bërë shumë pak në këtë drejtim. Këtë nuk e them unë, por e thonë raportet e ndryshme ndërkombëtare. Në këto vite u morëm më shumë me burgun dhe kush nuk paguan dritat dhe shumë pak me ndëshkueshmërinë.Lufta ndaj korrupsionit nuk është e lehtë se është natyrë e pushtetit për tu përligj me të, por ajo duhet të bëhet me vullnetin e shumicës.

Reforma në Drejtësi hap rrugën për një Shtet të së Drejtës me standarde europiane. Kjo reformë duhet të eduart ndocajrealizohet brenda parashikimeve dhe nuk duhet të trajtohet si çështje politike, por si një çështje kombëtare me prioritet absolutë.

Cilin ministër shikoni të suksesshëm?

Fjala sukses në Shqipëri mbetet një fjalë ëndrrash. Ne vazhdojmë akoma të jemi ëndërrimtar, por realiteti është krejt ndryshe. Nuk mund të quaj ministra të suksesshëm, por mund të vlerësoj disa ministra që duan dhe kanë dëshirën të punojnë me sukses.  Por, në tërësi kemi një kabinet të sëmurë e kjo vjen edhe për shkak të një aleance jo të natyrshme. Prioritet e PS nuk janë të ngjashme e të përbashkëta me ato të Aleatit dhe kjo ka bërë që PS të mos ketë një identitet të saj të fortë në Qeverisje. Pra, nuk kemi një model origjinal të PS në qeverisje.

Një mesazh për Ben Blushin?

Ashtu siç e thashë edhe sot në një reagim timin, mendoj se Blushi është një person që nxit debat tek PS, por kjo nuk mjafton. Nuk shikoj ndonjë cilësi lideri tek ai që mund të drejtoj PS. Po ashtu, ç’është e vërteta ai në mënyrë të dështuar është munduar me reagimet e tij të më fus në një thes me Ramën, por harron se ka disa vite që ai vetë është në një thes me të. Garimi i Blushit e rrit frymën e debatit në Parti, por nuk ka për të dhënë surpriza.

Ilir Meta?

Një politikan që ka dominuar këto vite politikën shqiptare, por që sipas meje e ka dominuar keq dhe negativisht. Është një politikan që luan mirë e me PS ka luajtur më mirë se me Berishën.

Nëse zgjidhem unë, Meta s’ka për të qenë kurrë aleat i PS, por të do të jetë një politikan kundërshtar. Mendoj, se Shqipëria ka nevojë për bipolarizëm e s’ka nevojë për shtojca që mendojnë vetëm për pushtetin dhe nuk sjellin alternativa.  Shtylla bazë e manifestit tim është prishja e kësaj aleancë, sepse PS ka dalë e humbur duke marrë një goditje të rëndë të imazhit. Nuk jam dakord me Kokëdhimën që mendon se pa LSI, Partia Socialiste është e mbaruar. Kjo është një gënjeshtër e radhës dhe aspak e vërtetë. Pas Kongresit përmes platformës time do të merrem seriozisht për ringritjen (ringjalljen e PS). Unë, skam fobi nga konkurrenca e brendshme dhe do e hap partinë duke rikthyer edhe disa figura të rëndësishme që janë lënë në harresë.

Si vlerësoni Lulzim Bashën?

Basha thotë se është lideri i Opozitës. Deri më sot këtë nuk e kemi parë. I them që ai të bëhet me të vërtetë lideri i Opozitës dhe perms lidershipit të tij ti shërbej politikës shqiptare dhe vendit në këto momente decisive. Basha duhet të kuptojë se problemi i tij politik nuk është Bunkieri, por çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me konceptin e mendësie të re të bërit politikë si brenda në PD, po ashtu edhe në Parlament./cityneës

 



Ju sugjerojmë

Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza
Aktualitet

Me çizme punëtorësh në garazh, banorët përmbyten nga ujërat e zeza

30 Maj, 2025 9:10 pm
Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!
Aktualitet

Alarmi për bombë në Tiranë, reagon policia: Dyshohet fals!

30 Maj, 2025 8:54 pm
Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në qytetin e Durrësit

30 Maj, 2025 8:32 pm
Para
Polic me kamera në trup, Rama: Nuk përgjojmë qytetarët, por efektivët

Polic me kamera në trup, Rama: Nuk përgjojmë qytetarët, por efektivët

Tjetër akuzë për Spiro Kserën: Trafik njerëzish në SHBA

Tjetër akuzë për Spiro Kserën: Trafik njerëzish në SHBA

VIDEO/ Ja ku është e vendosur kamera në trupin e policit

VIDEO/ Ja ku është e vendosur kamera në trupin e policit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com