Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e Mësuesit dhunues: Ja pse e rraha nxënësin

2016/01/01 at 12:30 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista e Mësuesit dhunues: Ja pse e rraha nxënësin

Gjykata e Durrësit e ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e mësuesit Flamur Pajo, i cili akuzohet se ushtroi dhunë mbi nxënësin e klasës së shtatë në shkollën 9­ vjeçare, “Hasan Koçi”.


Trupi gjykues, i përfaqësuar nga gjyqtarja Nurjeta Tafa, vendosi si masë sigurie atë të detyrimit të paraqitjes dy herë në muaj pranë organeve kompetente, çdo të hënë të javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.

Njëkohësisht me kërkesë të prokurorit Dritan Gina, nisi edhe gjykimi i shkurtuar ndaj Pajos.

Ai akuzohet për “kryerje të veprimeve arbitrare”. Por mësuesit të BioKimisë i kushtoi vendin e punës “kurthi” i përgatitur nga nxënësit e tij.

Rroga e tij si mësues ishte e vetmja e ardhur për familjen e tij me tre anëtarë.

Flamur Pajo thotë se, pa dashur u përfshi në një situatë të vështirë, ku për një minutë u shumëzuan me zero mbi 20 vjet punë në arsim.

Ai e konsideron të ekzagjeruar vendimin që mori fillimisht drejtoria e shkollës dhe më pas drejtoria arsimore për largim të

menjëhershëm nga puna.

Gjatë një interviste për “Panoramën”, mësuesi shprehet se ishte provokuar vazhdimisht nga nxënësit e klasës së shtatë, ndërsa shpreh pendesë që vuri dorë mbi 14­ vjeçarin, për të cilin thotë se nuk kishte asgjë personale.

Pajo, si u përfshitë në dhunën ndaj nxënësit tuaj të klasës së shtatë?

Mua më vjen shumë keq për këtë situatë të krijuar, pasi ka marrë përmasa shumë të mëdha dhe unë humba vendin e punës dhe përfundova në burg. Me atë punë mbaja familjen, pasi vetëm unë punoja. Tani që më larguan nga puna, nuk e di se çfarë do të ndodhë.

E pranoj që nuk duhet të kisha ngritur dorë, pasi s’e kisha bërë një veprim të tillë për më shumë se 20 vite në arsim, por u ndjeva i fyer dhe i ofenduar, ndaj dhe e ekzagjerova me reagimin tim.

Në polici jeni shprehur se ndiheshit të provokuar prej disa kohësh nga nxënësit…Çfarë ndodhi realisht atë ditë dhe si ishte marrëdhënia juaj me nxënësit e shkollës?

Unë kisha marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë nxënësit e shkollës.

Gjithashtu, të njëjtën marrëdhënie kam edhe me stafin pedagogjik. Klasa e shtatë është klasa pak më problematike e shkollës, pasi ka disa elementë pak më të lëvizur sesa duhet. Madje kishim diskutuar edhe më parë me stafin pedagogjik dhe menduan të përçanim grupin, duke i shpërndarë këta elementë në klasa të ndryshme. Unë dola vullnetar dhe e mora njërin në klasën time kujdestare dhe për pak kohë, u kthye në nxënës shembullor.

Ishte ora e tretë ku kisha për të dhënë mësim në këtë klasë. Sizakonisht ana formale, mungesat dhe detyrat e shtëpisë. Ndërkohë, një përfaqësi prej dy­tre djemsh, pak më të hedhur se pjesa tjetër, por nuk janë djem të këqij, nisën të bënin zhurmë, duke bërë veprime të ndryshme për të bërë për të qeshur nxënësit e tjerë.

U kërkova disa herë të qetësoheshin, pasi ishte e pamundur zhvillimi normal i mësimit. Por nuk më dëgjonin dhe vazhdonin sërish, me imitime, duke më qëlluar me stilolaps kur shkruaja në dërrasën e zezë, etj.

I them këtij djalit të qetësohej, por ma ktheu në mënyrë ironike… Kur u ktheva, më tha që të pastroja veshët. Unë nuk ia fal vetes atë veprim, por nxënësit e ekzagjeruan, më ofenduan rëndë.

Humba kontrollin dhe e kapa për krahu. E qëllova disa herë.

Po më pas çfarë ndodhi? Konstatove në ato momente se po filmoheshe duke ushtruar dhunë kundrejt një të mituri?

Ata ishin përgatitur për ta filmuar… E pashë që më filmoi njëri prej nxënësve, por nuk mendova se ai veprim do të më kushtonte shumë shtrenjtë. Nxënësi u ankua në drejtori dhe diskutuam me bordin drejtues atë që kishte ndodhur në klasë. Drejtoria e konsideroi vepër shumë të rëndë dhe propozoi shkarkimin tim nga detyra, vendim që e mori Drejtoria Arsimore Rajonale Durrës. Kjo ishte hera e parë në kaq vite eksperiencë pune që kam ngritur dorë mbi një nxënës dhe nuk ia fal vetes. Por këtë po e paguaj shumë shtrenjtë, me Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën dhe vendin e punës. Mendoj se nuk ishte nevoja për ta bërë kaq të madhe.

Pra ju mendoni se u morën masa drastike nga ana e institucioneve të përfshira në këtë ngjarje kundrejt jush?

E përsëris. Është absolutisht gabim të ngresh dorë mbi nxënësin, por nuk besoj se ka mësues në Shqipëri që nuk ka ngritur dorë një herë të vetme. Besoj se nuk mund të hidhen poshtë mbi 20 vite arsim për një rast të tillë, si dhe një mësues në moshë të përfundojë në polici dhe gjykatë për diçka që mund të ishte evituar. Unë dua t’i hedh pas krahëve këto momente të vështira dhe dëshira ime e vetme aktualisht është rikthimi në vendin e punës. Nxënësit kanë kërkuar rikthimin tim, prindërit gjithashtu./ Panorama.al

mesuesi2

 



Ju sugjerojmë

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
Aktualitet

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

5 Qershor, 2025 12:50 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

5 Qershor, 2025 12:40 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

5 Qershor, 2025 12:23 pm
Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
Aktualitet

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

5 Qershor, 2025 12:22 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

5 Qershor, 2025 12:05 pm
“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria
Aktualitet

“Shpërthen” Spiropali: S’bëhet opozitë në dyert e Brukselit, poshtërohet Shqipëria

5 Qershor, 2025 11:54 am
Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/S’do jenë në stadium,Tifozat Kuq e Zi: Përballë…, jemi aty për kombin

5 Qershor, 2025 11:50 am
Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!
Aktualitet

Balla-opozitës: Mbylleni Berishën në shtëpi se turpëroi familjen!

5 Qershor, 2025 11:40 am
Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave
Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia “blindon” Tiranën! Zbulohet plani i masave

5 Qershor, 2025 11:38 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!

5 Qershor, 2025 11:27 am
Para
Alarm për sulm terrorist në Gjermani

Alarm për sulm terrorist në Gjermani

Vjen në jetë fëmija i parë i vitit 2016

Vjen në jetë fëmija i parë i vitit 2016

Alarm sulmesh në Mynih, evakuohen dy stacionet hekurudhore

Alarm sulmesh në Mynih, evakuohen dy stacionet hekurudhore

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!

Dashnor Sula në Parlament thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD!
5 Qershor, 2025

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka bërë një thirrje publike drejtuar...

Lexo më shumë

Pjesë e dy grupeve kriminale, SPAK çon për gjykim 37 persona

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
5 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për gjykim të 37 të pandehurve, të akuzuar si...

Lexo më shumë

Rrjet droge deri në Finlandë, GJKKO lë në burg nëntë anëtarët e grupit kriminal

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
5 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg nëntë anëtarët e bandave kriminale që merreshin...

Lexo më shumë

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve

Sali Berisha flet për bandat në Bruksel: Rama u ka dhënë portin Troplinve
5 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po denoncon atë që ai e cilëson “farsë elektorale”, ndërkohë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com