Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista e Bekim Balaj: Me çfarë e bëra golin? Rëndësi ka që shkoi në rrjetë

2016/09/07 at 5:27 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista e Bekim Balaj: Me çfarë e bëra golin? Rëndësi ka që shkoi në rrjetë

Të jesh në vendin e duhur, në momentin e duhur. I ndodhte shpesh legjendës Filippo Inzaghi. Për SuperPipon thuhej se “goli ishte i dashuruar me futbollistin dhe jo e anasjellta”. E pra, premiera kuqezi në fazat eliminatore duket se është e dashuruar me Bekim Balajn. Shënoi golin e fitores në Aviero, 3 vjet më parë, në ndeshjen e vlefshme për fillimin e eliminatoreve të Europianit 2016. Një déjà-vu edhe në Shkodër, ndaj Maqedonisë, në një nivel vështirësie më të madh, sigurisht, pasi ishin vetëm 15 minuta plus shtesa në dispozicion. Aq sa shërben edhe pauza mes dy pjesëve zakonisht. E megjithatë, një prekje e lehtë mjaftoi që topi të përfundonte në rrjetë dhe Balaj të gëzonte gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Nuk mund të përfundonte 1-1 me Maqedoninë, kurrsesi… E të mendosh që pikërisht për “Sport Ekspres”, ditë më parë ndeshjes, Bekimi tha se “do të mjaftonte edhe një gol i Etrit Berishës”… Portieri i cili na shpëtoi, tek Ibrahimi, në fund. Ja rrëfimi i shkodranit.

Ju patëm thënë që do të shënonit në “Loro Boriçi”…
– Thuajeni më shpesh! (Qesh.)
– Historia përsëritet… Aveiro dhe Shkodër, dy fillime të Shqipërisë në dy eliminatore të ndryshme. Të dyja me fitore, të dyja me tripikësha. Ogur i mirë ky gol, si mendon?
– Në radhë të parë mendoj se e kemi merituar këtë fitore, edhe pse shumëkush mund të thotë se ndoshta mund të jepnim më shumë. Por, nuk është e lehtë. Sepse, kundërshari mbrohet mirë dhe sidomos përpiqet që të humbasë kohë, ashtu si edhe bëri, për të na nervozuar. Ishim favoritët dhe, pas një peripecie prej dy ditësh, morëm tri pikët. Çdo gjë tjetër, nuk ia vlen të diskutohet. Por, tani s’kemi kohë për festë, sepse s’kemi bërë asgjë. Eshtë vetëm fillimi.
– Atëherë, vazhdojmë me titullin “Një Bekim për Shqipërinë”?
– (Qesh.) Bekimi i Shqipërisë s’vjen nga Balaj, por nga i gjithë shqiptarët. Më duhet të falenderoj sidomos edhe tifozët, ata që ishin të pranishëm dhe në një orar të pazakontë, por edhe ata që një mbrëmje më parë sfiduan të ftohtin dhe shiun e vazhdueshëm dhe na përkrahën. Kemi një tifozeri vërtet për t’u pasur zili.
– Tri pikët e para kuqezi, grupi ka nisur shumë mirë. Edhe pse, Italia e Spanja janë dy klientë të frikshëm dhe gjithashtu kanë fituar ndeshjet e tyre
– Sigurisht, e kemi thënë dhe stërthënë që Spanjë dhe Italia do të luajnë një kampionat më vete, por kjo Shqipëri, ashtu si thashë përpara disa ditësh, do të luajë shanset e saj.
Doni ta dini motivin?
– Cili?
– Sepse nuk kemi presion dhe tashmë i dimë kufijtë tanë. Ashtu sikurse edhe në Europian, tashmë e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe mos bëjmë.

– E megjithatë, ju shpëtoi Berisha, sepse mund të vinte barazimi 2-2 i Maqedonisë, që do të kishte qenë vërtet një dramë, për mënyrën se si shkuan gjërat. Kështu që, le të themi që keni ende shumë gjëra për të përmirësuar. –
Sigurisht, asnjëherë nuk kënaqemi me pak. Dhe trajneri ishte i mërzitur për atë rast që i dhamë Maqedonisë.
– Si ka mundësi që sa shënoni hiqni prizën?
– Nuk është se heqim prizën, por edhe kundërshtari ndryshon tip loje dhe ndoshta nga menaxhimi që bëjmë gjendemi të papërgatitur, por do të përpiqemi që ta përmirësojmë këtë pjesë, sigurisht.
– Si është të shënosh në stadiumin ku je rritur?
– Fantastike. Ishte një moment që doja të mos përfundonte. Edhe pse ktheva kokën dhe nuk ishte i mbushur, në atë çast mendova se shumë po na ndiqnin nga TV-ja.
– Fituat ju, barazoi Kosova. Më mirë se kaq, për shqiptarët…
– Pashë me episode dhe gola Kosovën, në “Youtube”. Mendoj se kanë bërë një ndeshje të bukur. U uroj suksese të mëtejshme.
– Ka pasur shumë kritika për sulmin kuqezi pas sfidës ndaj Marokut, ose edhe gjatë Europianit. Por, në dy ditë, dy gola… edhe pse një ndeshje e ndarë në dy pjesë ishte për shkak të motit.
– Nuk e di për kritikat, pasi të gjithë bëjnë punën e tyre, por përgjigjia erdhi nga golat. Unë dhe Sadiku, por edhe raste të tjera të krijuara. Edhe Cikalleshi ka bërë mjaft mirë. Mendoj se në tërësi ka konkurrencë të bukur.
– Na tregoni pak, me kokë apo me sup… – Për çfarë e keni fjalën? (Qesh.)
– Goli, normalisht. – Me të dyja… Përtej shakave, rëndësi ka që shkoi në rrjetë. Dhe fituam.

– Megjithatë, trajneri De Biazi duhet të mendojë më shumë për të dhënë hapësira.
– Këtë nuk di ta them. Di të them që unë për këtë fanellë nuk do të kursehem kurrë dhe do të jap më të mirën.
– Përpara ndeshjes, për “Sport Ekspres” deklaruat se edhe nëse shënonte Berisha do të ishit të lumtur.
Berisha shënoi, sepse ajo pritje në fund ishte një gol, apo jo?
– E vërtetë. Dhe, shkuam ta përgëzonim, sepse na dha fitoren. Jo më kot e them se jemi grup, jemi familje e madhe, të bashkuar ia dilet.
– Disa nuk patën guximin të shihnin minutat e fundit nga stoli.
– Edhe unë do ta kisha të vështirë.
– Në Beograd u ndërpre në barazim dhe fituam në tavolinë. Këtu u ndërpre, por fituam në fushë.
– E vërtetë. Situatë e pazakontë, në fakt. Dje, teksa ishim në hotel, mendonim: si do të luajmë vetëm 15 minuta. Të zë paniku, në një farë mënyre, pasi duhet të nxitosh.
– Çfarë ju tha De Biazi?
– Thjesht të ruanim qetësinë. Edhe pse kemi pak minuta, goli, nëse e kërkonim në mënyrën e duhur, do të vinte. Pastaj, ne shënuam pas 9 minutash një ditë më parë, pse të mos ta bënim edhe këtë herë?

Etiketa: bekim balaj


Ju sugjerojmë

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
Kryesore

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

14 Maj, 2025 8:49 pm
“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
Aktualitet

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

14 Maj, 2025 8:20 pm
Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Para
Gazetari francez: “Pogba duhet të mendojë më pak për marketingun”

Gazetari francez: "Pogba duhet të mendojë më pak për marketingun"

Foto/ Skandal pedofilie në Greqi, arrestohen 1 shqiptar dhe 3 grekë

Foto/ Skandal pedofilie në Greqi, arrestohen 1 shqiptar dhe 3 grekë

Tenderi për rrugën Durrës-Kukës/ Përmbyset rezultati, fitojnë shqiptarët

Tenderi për rrugën Durrës-Kukës/ Përmbyset rezultati, fitojnë shqiptarët
















TE FUNDIT

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!

Mbledhja në selinë blu, drejtuesit e qarqeve komentojnë humbjen e PD: Na vodhi Rama!
14 Maj, 2025

Kreu demokrat Sali Berisha mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu të gjithë drejtuesit e qarqeve të PD, në një...

Lexo më shumë

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër

“Nga ora 06:00-18:00 ndalohen automjetet dhe këmbësorët”,ja zona më e bllokuar nesër
14 Maj, 2025

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë...

Lexo më shumë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com