Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Cila është qasja e Bushatit për kufirin Kosovë-Serbi

2019/01/19 at 10:01 AM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Cila është qasja e Bushatit për kufirin Kosovë-Serbi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka dhënë një intervistë të gjatë për kryeredaktorin e ADN, Alqi Koçinaku, ku ndër të tjera ka shpjeguar edhe qëndrimet e tij mbi atë që përflitet si një marrëveshje e mundshme ose jo për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Po kështu z. Bushati ka folur edhe ku ndahet ai me kryeministrin Rama lidhur mbi këtë temë debati.


Pjesë e shkëputur nga intervista, dhënë për kryeredaktorin e ADN, Alqi Koçinaku

 Qartë. Meqë folëm për nuancime, kam një parantezë: Qëndrimi juaj i shprehur lidhur me çështjen e dialogut Serbi-Kosovë, e më konkretisht mbi idenë e ndryshimit të kufijve, ka qenë i qartë kundër këtij opsioni, dhe e keni arsyetuar përse. Ndërkohë kryeministri ka qenë më elastik në formulim, duke ua lënë marrëveshjen dy palëve të interesuara, të cilat mjafton të bien 100% dakord dhe Shqipëria do të ishte e kënaqur për ta mbështetur. A mund të presim, pikërisht në kuadër të këtyre “nuancimeve”, një modifikim të qëndrimit të Shqipërisë mbi këtë çështje?

-Është një çështje mjaft delikate dhe për pasojë, kërkon një rrahje mendimi sa më shterues dhe gjithëpërfshirës. Në rradhë të parë, nevojitet bërja e një inventari të arritjeve dhe dështimeve të procesit të dialogut Serbi-Kosovë, për t’i krijuar mundësi opinionit publik dhe politikëbërësve të kuptojnë se sa realisht janë normalizuar sot marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në gjykimin tim, ka pasur hapa pozitivë përpara, sikundër ka patur raste kur dialogu ka ngecur, apo angazhimet e marra në letër nuk kanë sjellë efektet e pritshme në praktikë.

Së dyti, është e rëndësishme të kuptojmë se thelbi i gjithë procesit ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Kam vënë re, sidomos gjatë vitit të kaluar, një intensifikim të përpjekjeve për ta trajtuar këtë proces vetëm nga prizmi i njohjes së mundshme të Kosovës nga ana e Serbisë; a thua se kemi të bëjmë me një suksedim* të Kosovës nga Serbia. Besoj se nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare, shpallja e pavarësisë së Kosovës, vendimmarrja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, – që është gardiani, autoriteti numër Një i intepretimit të së drejtës ndërkombëtare – janë përgjigja më e mirë për këdo që tenton ta shohë këtë çështje thjesht dhe vetëm nga prizmi i njohjes eventuale të Kosovës nga ana e Serbisë.

Po kështu, dua të them që normalizimi është një proces i dyanshëm, i nevojshëm – si nga Serbia ashtu dhe nga Kosova – pavarësisht fuqisë apo dobësisë që mund të kenë për çështje të ndryshme Kosova dhe Serbia. Pse flas për fuqi dhe dobësi? Është fakt që Kosova është e njohur nga një shumicë dërrmuese e vendeve të botës demokratike. Është po fakt i pakundërshtueshëm, se pavarësisht se nuk njihet edhe nga vende që kanë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, si Rusia apo Kina; apo nga disa vende të G20-ës, apo nga vetë Serbia; është po Serbia ajo që ka një ngërç të madh, qoftë me këto vende të botës demokratike, që janë aktorë kryesorë në skakierën ndërkombëtare, qoftë me ecurinë drejt anëtarësimit të mundshëm në Bashkimin Europian.

Çështja e tretë që gjithashtu duhet analizuar është efekti i prekshëm për qytetarët e dy vendeve. Sot për sot, mungon analiza se sa i ka shërbyer ky proces qytetarëve, qoftë nga pikëpamja e lëvizshmërisë, apo nga zhvillimi i marrëdhënieve shoqërore dhe ekonomike.

Më tej, procesi i normalizimit do të duhej të pasohet edhe me procesin e pajtimit, duke qenë se Serbia dhe Kosova kanë në histori të përgjakshme. Shpresoj që ky do të jetë edhe një proces që do hapë dritën e gjelbër për të dyja vendet, për të qenë pjesë e familjes europiane.

-Të mbetemi edhe pak këtu, duke marrë shkas nga vizita e djeshme e Presidentit rus Putin në Beograd. Nëse deri tani violinë e parë ka qenë BE-ja; a e shihni si të nevojshme, efikase, të udhës, të mundshme, një përfshirje direkte SHBA-Rusi në finalizimin e dialogut Serbi-Kosovë, për çka po shtohen zërat së fundmi?

-Mendoj që parimet udhëzuese të Grupit të Kontaktit, pjesë e të cilit ka qenë edhe Rusia, duhet të mbeten parime orientuese për gjithë procesin e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Ashtu sikundër transferimi i këtij procesi nga selia e OKB-së në atë të Bashkimit Europian, përveçse simbolik, është edhe një mundësi e mirë për t’i treguar si Serbisë, edhe Kosovës, se përmes këtij procesi dhe kompromiseve të natyrshme në një dialog që shpie drejt njohjes së ndërsjellë, të dyja vendet do të sigurojnë në të ardhmen bashkëjetesën si vende anëtare të BE-së.

Pozicioni i SHBA-së është qartësisht në mbështetje të punës që po bën BE dhe përfaqësuesja e politikës së jashtme, zonja Mogherini, si një lehtësuese e dialogut mes dy vendeve./ ADN/

 

 

Etiketa: ditmir bushatikosove-serbindryshimi i kufijve


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë
Aktualitet

Seanca në GJKKO, Belinda Balluku del nga gjykata në më pak se një orë

22 Nëntor, 2025 9:49 am
Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë
Aktualitet

Moti i keq/ Prurjet e Devollit detyrojnë hapjen e portës së emergjencës në Moglicë

22 Nëntor, 2025 9:22 am
Para
“U arratis i zhveshur”,rrëfimi që përballi gruan dhe dashnoren e El Chapos

"U arratis i zhveshur",rrëfimi që përballi gruan dhe dashnoren e El Chapos

Meghan Markle shfaqet me barkun e rrumbullakosur, zbulohet kur lind bebja

Video/"Je e shëndoshë", si reagoi Meghan Markle ndaj komentit të pahijshëm

Flet vajza me aftësi të kufizuara, si më përçudnoi shqiptari në tualet

Flet vajza me aftësi të kufizuara, si më përçudnoi shqiptari në tualet
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com