Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

INTERVISTA/ Bylykbashi: Ja kush penalizohet nga ligji i dekriminalizimit

2015/12/18 at 5:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
INTERVISTA/ Bylykbashi: Ja kush penalizohet nga ligji i dekriminalizimit

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, një ditë pas miratimit të ligjit, flet per opinion.al mbi detajet e zbatimit të këtij ligji kaq të diskutueshëm. Ndër të tjera ai sqaron dhe disa nga rastet si dhe kohen kur saktësisht do të nisë ky proces.


Intervistoi: Desada Metaj

Të enjten me gjasa parlamenti do të miratojë ligjin e shumëpërfolur të dekriminalizimit.  Kur do të nisë konkretisht, pas kësaj, procesi për “pastrimin” e parlamentit?

Parlamenti miratoi me një shumicë prej 131 votash ndryshimet kushtetuese dhe më pas ligjin e dekriminalizimit. Amendamentet kushtetuese kanë hyrë që dje në fuqi, menjëherë sapo u votuan. Presidenti i Republikës dha pëlqimin me dekret për këtë. Pikërisht kjo i hapi rrugë votimit pa vonesë edhe të ligjit. Vetë ligji do të hyjë në fuqi me procedurën standarte. Pra pritet dekretimi i presidentit dhe me pas botimi. Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit.

Do të punojmë që të përgatisim aktet zbatuese që do të miratohen me vendim të Kuvendit. Sapo ligji të hyjë në fuqi, këto akte do futen për votim dhe miratim në Kuvend.

Një element me rëndësi në këto akte është miratimi i formularit të vetëdeklarimit. Subjektet e ligjit, duke filluar nga funksionarët më të lartë kushtetues, do të bëjnë një vetëdeklarim nëse kanë apo jo ndonjë nga kushtet që i pengojnë të vazhdojnë ushtrimin e funksionit në rastin e funksionarëve aktualë apo nëse mund të zgjidhen apo emërohen në të ardhmen.

Ky është element thelbësor. Nëse pranojnë që kanë një dënim apo rrethanë tjetër si psh proces i hapur penal në një vend të BE-së, apo dëbim për  një krim nga një nga vendet e caktuara me ligj, rrethanë kjo që e pengon, personi humbet mandatin menjëherë. Nëse nuk e dorëzon formularin, humbet mandatin njësoj. Nëse ka fshehur faktet që përbejnë ndalim apo i ka ndryshuar ato dhe kjo zbulohet më pas, përsëri humbet mandatin por jo vetëm kaq. Personat që mashtrojnë me deklarim të rremë të dhënash, dënohen penalisht për falsifikim të formularëve shtetërorë.

Do të thotë, të mendohet mirë kushdo para se ta firmosë formularin e vetëdeklarimit. Nëse ndokush ka mizën nën kësulë, mund edhe të largohet me vullnet nga institucionet shqiptare. Qëllimi final është spastrimi i institucioneve nga kriminelët.

A mund të na thoni konkretisht procedurën që do të ndiqet në këtë rast? A përfshihen këtu vetëm të zgjedhurit në parlament?

Së pari, ky ligj aplikohet ndaj të gjithë funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar, në organe kushtetuese apo të krijuara me ligj. Pra fillon me Presidentin e Republikës, Kryetarin e kuvendit, Kryeministrin, ministrat, deputetët, gjyqtarët kushtetues dhe ata të lartë, gjyqtarët dhe prokurorët, funksionarët në shërbimin civil, diplomatik, policinë e shtetit, ushtri, sherbimet inteligjente, ne postet drejtuese të administratës publike vendore e qëndrore që nuk janë shërbim civil, ndërmarrjet me kapital shtetëror apo që menaxhohen nga shteti.

Pra siç e shihni, nuk ka përjashtime. Përjashtimi i vetëm është për zyrtarët që kanë integritet të vërtetë përballë krimit. Ligji përfshin në ndalimet e tij edhe veprat e korrupsionit. Kush është dënuar apo do të dënohet për korrupsion, nuk mun të jetë më zyrtar shteti për një kohë shumë të gjatë.

Siç e shpjegova, zyrtarët do të duhet të plotësojnë dhe depozitojnë formularin e vetëdeklarimit. Më pas, nëse egzistojnë të dhëna, indicie, për përfshirjen në krim të zyrtarëve të caktuar, ligji parashikon një listë me subjekte që kanë të drejtë të kërkojnë verifikim. Ligji parashikon edhe organet kompetente ku depozitohet kërkesa për verifikim dhe që duhet të nisin procesin e verifikimit. Afatet janë të shtrënguara dhe nëse titullari i organit që duhet të nisë verifikimin nuk e bën këtë, mban përgjegjësi penale për shpërdorim detyre.

Pra kemi një shkëputje midis kërkuesit të verifikimit dhe organit kompetent. Kjo me qëllim që, psh, mos të jetë thjesh në dorën e Kryeministrit të verifikojë ministrat e tij. Kjo është në dorë të kërkuesve.

Po kështu, verifikimin nuk e bëjnë këto organe por Prokuroria e Përgjithshme. Jo vetëm ky organ ka njohuritë dhe instrumentat e duhura ligjore dhe teknike, por është edhe organi më i mirëpozicionuar për të kryer verifikimet jashtë Shqipërisë. Siç e ka treguar edhe kjo legjislaturë, Kryeministri Rama peshkoi kriminelë me CV ndërkombëtare.

Të mos harrojmë, shenjat e gishtërinjve janë një instrument themelor për verifikim të personave që kanë ndryshuar identitet, përfshirë kryetarë aktualë bashkish apo funksionarë të tjerë. Të dhënat do të merren nga baza e të dhënave të letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike. Ju kujtohet që Kryeministri refuzoi gjatë për këtë ccështje, por në fund u tërhoq. Është një zgjidhje mëse logjike dhe ligjore.

Pas konkluzioneve nga Prokuroria e Përgjithshme, organet kompetente që marrin fillimisht kërkesën, do të jenë edhe organet që do zbatojnë konkluzionet e verifikimit. Nëse personi është konstatuar se ka një dënim apo rrethanë tjetër penguese për funksionin publik, do të largohet nga organi kompetent. Dhe nëse ka mashtruar me vetëdeklarimin, organi ka detyrë të bëjë edhe kallëzimin penal.

Gjithashtu, ligji i heq të drejtën për të votuar personave të dënuar për krime të rënda. Kjo është risi e legjislacionit kushtetues. Kjo ka qëllim që të mbrojë maksimalisht institucionet nga influenca e kriminelëve jo vetëm nëpërmjet zgjedhjes në ato institucione, por edhe nëpërmjet votimit nga kriminelët për persona që mund të promovojnë interesa kriminale në organet politikëbërëse.

Në rast se do të ketë kontestime, cili organ do të merret me verifikimet e më tej me vendimin për personin, prezenca e të cilit në Kuvend bie ndesh me ligjin?

Ndryshimet kushtetuese nuk e lanë as këtë aspekt garantist jashtë vëmendjes. U zgjerua rrethi i organeve kushtetuese që verifikon Gjykata Kushtetuese në rast ankimi. Për organet jokushtetuese, mbeten gjykatat. Por kjo ka të bëjë me verifikimin e procesit të përjashtimit nga organet dhe jo me faktin sepse kjo rregullohet nga ligji.

PD ka qënë një nga iniciatorët e këtij procesi, a keni bërë llogari se sa deputetë do të mbeten jashtë Parlamentit pas kësaj procedure?

Hartimi i një ligji udhëhiqet nga parimet dhe jo nga emrat. Parimi është pastërtia e institucioneve nga kriminelët, integriteti dhe besueshmëria e këtyre institucioneve në sytë e publikut. Por sigurisht që emra ka. Disa prej tyre Kryeministri Rama i hoqi me ccdo kusht para se të hapte dritën jeshile për miratimin e ligjit. Ju duket rastësi dorëheqja e deputetit të Ramës, Mark Frroku? Ai do të ishte padyshim një prej emrave të parë.

Madje duket i njëjti obsesion për të pastruar grupin para hyrjes në fuqi të ligjit edhe kapërcimi jokushtetues në zëvendësimin e Mark Frroku me deputeten më të re, znj. Ferracaku. KQZ nuk mund të kapërcejte Arben Frrokun. Me kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, KQZ duhej t’ia jepte mandatin Arben Frrokut, i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i arratisur me bekimin e kreut të mazhorancës. Po të ishte zbatuar Kushtetuta dhe Ligji, Arben Frroku deputet me dënim për krim, do të largohej nga ligji i dekriminalizimit. Pra kuptohet pse u nxitua mazhoranca të fuste deputeten e tretë në vend të atij që ishte i dyti në radhë.

Më shumë se sasia, besoj se edhe kaq sa janë janë një turp i madh, aq i madh sa na detyroi të ndryshonim Kushtetutën e të miratonim një ligj që duket si ligj për karantinë nga murtaja. Ambasada e SHBA, pasi e përshëndeti fort, e quajti me të drejtë si ligjin më të ashpër në Europë. Kjo sepse vërtet situata është më e rënda në Europë. Aq sa raporti i DASH u desh të shkruante posaccërisht për trafikantë njerëzish me mandat deputeti. Të gjithë e dimë që e kishte me mazhorancën.

A do të implementohet ky ligj edhe në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme?

Sigurisht, përveç pastrimit nga kriminelët në funksionet aktuale, ligji do aplikohet në zgjedhjet e ardhshme, qoftë edhe të parakohshme. Për fat të keq mazhoranca e bllokoi ligjin para zgjedhjeve të 21 qershorit, por për fat të mirë, nën presionin e opozitës, publikut dhe të ndërkombëtarëve, ky proces u mbyll me një fiore të madhe të kauzës së Partisë Demokratike, por mbi të gjitha të shqiptarëve.



Ju sugjerojmë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
Bota

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

1 Qershor, 2025 9:58 pm
Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
Aktualitet

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

1 Qershor, 2025 9:36 pm
Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

1 Qershor, 2025 8:59 pm
“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj
Aktualitet

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

1 Qershor, 2025 8:25 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme
Bota

Afganët përballen me dëbim dhe përndjekje, pasi SHBA hoqi mbrojtjen e përkohshme

1 Qershor, 2025 7:12 pm
“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri
Aktualitet

“Nuk e kam dashur kurrë”, tragjedia nën hijen e një emri

1 Qershor, 2025 6:43 pm
Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll
Bota

Ukraina dërgon delegacion për negociatat në Stamboll

1 Qershor, 2025 6:09 pm
Para
Elvira Dones: Edi Rama është një idiot

Elvira Dones: Edi Rama është një idiot

Lirohet Martin Shkreli, miliarderi shqiptar i ilaçeve. Ja shuma marramendëse që pagoi

Lirohet Martin Shkreli, miliarderi shqiptar i ilaçeve. Ja shuma marramendëse që pagoi

Protesta e 21 Dhjetorit, të rinjtë demokratë para Kuvendit

Protesta e 21 Dhjetorit, të rinjtë demokratë para Kuvendit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës

Shuhet zjarri në masivin pyjor të Darëzezës
1 Qershor, 2025

Zjarri, i cili përfshiu mesditën e sotme masivin pyjor të Darëzezës është fikur. Sipas asaj që raporton gazetarja e Klan...

Lexo më shumë

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
1 Qershor, 2025

Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Tiranë, zbardhen detaje të reja: Ngjarja aksidentale…

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
1 Qershor, 2025

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri, pasditen e kësaj të diele, në zonë e njohur si Ali Demi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com