Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista Armina Mevlani/ Sa fëmijë dua me Shkëlzenin?

2015/11/22 at 3:00 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista Armina Mevlani/ Sa fëmijë dua me Shkëlzenin?

Armina  Mevlani në një intervistë të dhënë për Gazetën Shqiptare ka rrëfyer për planet e saj në të ardhmen me Shkëlzenin, djalin  e ish-kryeministrit Berisha. Ku rrëfen edhe një detaj interesant interesant se si e do ajo familjen me Shkëlzenin. Për më shumë lexoni një pjesë të shkëputur nga intervista që Armina ka dhënë.


Si nis një ditë e zakonshme e juaja, a keni ndonjë ritual të përditshëm?

Zgjohem në mëngjes, merrem me email­et dhe blogun. Ka ditë kur thjesht shkoj në dyqan dhe më pas drekoj me familjen time dhe rikthehem në dyqan për punë dhe për të shkuar në palestër në darkë, por ka dhe ditë të mbushura me sete fotografike, ashtu siç ka edhe ditë që më duhet të udhëtoj dhe të marr pjesë nëpër

takime pune. Nuk kam asnjë ditë që të jetë njëlloj me tjetrën, aq më tepër që tani fillon edhe shkolla dhe më duhet të ndjek leksione sa më shumë të kem mundësi.

Ju ka larguar puna nga Shkëlzeni, si e rikuperoni kohën e humbur?

Jo, përkundrazi më ka afruar më shumë me të pasi tani diskutoj dhe marr mendime edhe nga Shkëlzeni e mendoj se kjo gjë e bën marrëdhënien më të fortë. Ne gjithmonë takohemi gjatë ditës, ose në shtëpi në mbrëmje, pra gjejmë kohë për njëri­tjetrin sido që të jetë puna. Shpesh ai më shoqëron edhe në punët e mia dhe krahas si partner është dhe personi që do quaja shokun më të mirë.

Me Shkëlzenin kam biseduar për martesë, dua të kem shumë fëmijë

 

A ka më skeptik për lidhjen tuaj, apo dashuria i ka mundur të gjitha gojët e liga?

Përderisa vitet kanë kaluar dhe jemi prapë këtu, të lumtur, mendoj se kjo pyetje nuk ka më vend.

Si ndjehet Armina kur marrëdhënia e saj përdoret nga mediat, ka raste edhe politikisht?

Tashmë jam mësuar dhe e di që për sa kohë jemi të dy persona publik kjo gjë do ndodhë gjithmonë. Në fillim mërzitesha, habitesha, por tani nuk më bën aspak përshtypje.

Si ja keni dalë ti bëni ballë të gjitha sulmeve, dhe të qëndroni një personazh pozitiv në sytë e publikut?

Sado sulme të ketë një personazh (pasi kur je në media do kesh gjithmonë sulme),unë besoj shumë në faktin që publiku di të peshojë shumë gjëra, madje gjithmonë kam ecur me mendimin që publiku vetë di të të vlerësojë, të ndajë të mirën nga të keqen sado dhe sido mediat të duan ta paraqesin diçka disa gjëra ndonjëherë vetëkuptohen. Unë ndihem e lumtur që pjesa e madhe e publikut më mbështet, më ndjek, më shkruan dhe madje më takon shpesh në dyqanin tim, ashtu siç ka edhe publik që paragjykojnë, por kjo gjë nuk më afekton pasi jam e vetëdijshme që asnjë person publik s’mund të jetë 100% i pëlqyer nga të gjithë. Por gjithashtu besoj edhe tek koha, sepse mendoj që koha i filtron të gjitha dhe shumë njerëz me kalimin e kohës i shohin gjërat ndryshe dhe në pah delgjithmonë e vërteta.

Flisni për të shkuarën, por jo për të ardhmen, çfarë e pret marrëdhënien tuaj në të ardhmen?

Në fakt unë nuk flas për të shkuarën, por për të tashmen dhe e ardhmja është ajo që na bën të lumtur. Fakti që sot jemi bashkë dhe planet që kemi për të ardhmen mbushin çdo ditë të jetës sonë me lumturi. Autori ynë i preferuar (e kemi të përbashkët) Remark thotë në një ndër librat e tij se “shpresa” për të ardhmen është ajo që na mban gjallë, ndaj mendoj se çdo njeri bën përpjekje dhe investon në të tashmen për një të ardhme të mirë, kjo është ajo që edhe ne si çift po bëjmë.

A keni biseduar për martesën, si e dëshiron Armina dasmën e saj?

Si çdo çift që duhet këto gjëra diskutohen dhe ashtu si çdo femër edhe unë e ëndërroj ditën e dasmës sime. Gjithmonë kam dashur diçka të thjeshtë dhe me njerëzit që dua, por akoma nuk kam plan të qartë në kokë derisa ai moment të vijë dhe ta qartësoj tamam idenë.

Kur është momenti për të pasur një fëmijë?

Në këtë pikë jam tradicionale dhe gjithmonë kam dashur ti bëj gjërat në kohën e duhur. Fillimisht të shijoj lidhjen dhe të njoh partnerin për disa vite, më pas të

bashkëjetoj me të, më pas janë hapat e tjerë si fejesa, martesa dhe ardhja në jetë e fëmijëve. Kam shumë dëshirë që fëmijët të vijnë në jetë pasi të martohem dhe të kem krijuar një bazë të fortë për ta, një familje solide dhe të sigurt, e këtë gjë e krijon vetëm koha para se të merren vendime të rëndësishme. Kohën para e kemi ndaj asgjë s’është për t’u nxituar. Por më duhet ta pohoj që kam dëshirë të kem një familje të madhe me shumë fëmijë dhe më të gjithë të afërmit tonë në krah.

Përgjatë gjithë këtyre viteve, sa ka ndryshuar raporti juaj, po dashuria?

Raporti jonë ka ndryshuar, por ka ndryshuar për mirë dhe siç e lartpërmenda, koha është testi më i mirë i një marrëdhënie, ndryshe nuk do të isha këtu duke folur për lidhjen time. Nuk më pëlqen të flas gjëra që nuk janë, më pëlqen të them realitetin dhe realiteti është që me kalimin e viteve unë partnerin e njoh më mirë, siç ai më njeh mua. Kemi arritur ti pranojmë njëri­tjetrit të mirat dhe defektet dhe kemi krijuar besim tashmë tek njëri­tjetri, gjë kjo që nuk është aspak e vogël. Ndaj unë mendoj që me kalimin e kohës një marrëdhënie me bazë të mirë, vjen e bëhet gjithmonë më e fortë dhe

 

 



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Fotolajm/  Turku bën pazar në Stamboll me çantën “Edi Rama”

Fotolajm/ Turku bën pazar në Stamboll me çantën “Edi Rama”

Ka kalendar edhe për taksistët seksi

Ka kalendar edhe për taksistët seksi

Shorti Francë 2016/ Spanjollët duan Shqipërinë në grup

Shorti Francë 2016/ Spanjollët duan Shqipërinë në grup

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com