Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Abuzimi seksual me fëmijët. E kujt është përgjegjësia?

2016/09/13 at 2:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Abuzimi seksual me fëmijët. E kujt është përgjegjësia?

Nga Alteo Hysi


Ditën e djeshme u raportua nisja e hetimeve nga Prokuroria e Elbasanit për një baba që kryente marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, në sy të fëmijës së mitur.

Po ashtu, opinioni publik është tronditur së fundmi nga rasti i një babai nga Dibra, i akuzuar për përdhunimin e vajzës së tij 15 vjeçare.

Rasti më skandaloz i ditëve të fundit mbetet ai i Fierit, ku vajza 12 vjeçare përdhunohej nga njerku në prezencën dhe me miratimin e nënës së saj.

Çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare? Sa dhe si e trajtojmë abuzimin seksual dhe incestin si dukuri, në familje, në shkollë? Cilat janë pasojat për  viktimat e mitur dhe si mund të realizohet kthimi i tyre në jetën normale?

Për sociologen Entela Binjaku, abuzimi seksual  si “ana e errët e familjes”, është tregues i krizës së kësaj të fundit, që vjen si rezultat i keqfunksionimit të familjes si institucion social.

Sipas saj, shoqëria shqiptare duhet të rreshtë së trajtuari incestin si dukuri që ndodh larg nesh dhe ta trajtojë atë më tepër në shkolla, në shoqëri, në debatet publike, për të edukuar vetveten, familjen, individin, me të drejtat dhe përkushtimin për të cilin ka nevojë fëmija.

-Zj Binjaku, si i shihni këto ngjarje të fundit, në raport me individin dhe familjen si bërthamë e shoqërisë?

Në literaturën tonë ka disa çështje që njihen si “ana e errët e jetës familjare” që lidhen me abuzimin apo shfrytezimin seksual, dhunën brenda familjes dhe me raportet e incestit. Njihen si të tilla sepse njerëzit flasin me vështirësi për to, ose nuk flasin aspak, dhe kur mësohet për to zakonisht ndodh kur ka një ngjarje ekstreme. Si kudo, edhe në shoqërinë tonë këto dukuri ndëshkohen si nga pikëpamja e normave shoqërore dhe mbështetet ky qëndrim edhe nga normat ligjore. Shoqëria jonë ka njohur kriza të familjes si rezultat i disfunksioneve familjare dhe kur shërbimi dhe përkushtimi ndaj këtij institucioni nuk kryhet, familja është e destinuar të shkojë drejt shpërbërjes, sic edhe ka ndodhur në mjaft raste. Në këtë histori që ndodhi në fshatin Mbyet, shihet një familje që jetonte në kushtet e varfërisë ekstreme, një grua e cila në janar të këtij viti ishte proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni dhe një e  mitur që është abuzuar edhe nga nëna, sic mendohet të ketë qenë viktimë e shfrytëzimit por edhe sic e mitura pohon e abuzuar edhe nga ajo figurë mashkullore që pranë saj erdhi falë nënës.

-Abuzimi seksual me të miturit dhe incesti si dukuri , sa dhe si trajtohen në familjen shqiptare?

Në familjet tona nuk flitet për këtë temë, edhe kur flitet kjo ndodh nën zë, as nuk pranohet të ketë qenë ndonjëherë dukuri në shoqërinë tonë dhe kur ndodh është vështirë të besohet.  Keqtrajtimi emocional, abuzimi fizik thuajse nuk janë tema diskutimi për shumë prej familjeve shqiptare. Rreziku i abuzimit seksual aq më pak, ndërkohë që kur ndodh ky abuzim ka prirjen të shkojë drejt ashpërsimit dhe në raste të tilla viktima kërkon ndihmë dhe opinioni mëson.

-A flitet për to në shkollat shqiptare, sa dhe si i trajton shoqëria jonë?

Mendoj që shkolla jonë ka pësuar ndryshime në drejtim të pasurimit të kurrikulës me tema që janë trajtuar me vështirësi nga brezat e mëparshëm, tema që flasin për dhunën brenda familjes, apo rrezikut që ju kanoset të miturve prej pedofilisë etj. Mendoj që për shkak të një psikologjie sociale të trashëguar ende nuk ju jepet rëndësi temave që vijnë nga raportet intime që lidhin njerëzit; në mjaft shkolla mësuesit ose i neglizhojnë ose nuk kanë njohuri të mjaftueshme, ose i konsiderojnë si tema që ndodhin larg nesh.

entela

-Cilat janë pasojat  e abuzimit seksual te vetë viktima, i mituri?

-Pasojat janë afatgjata në rast se nuk ndiqen në kohë. Ato lidhen me zhvillimin e një të mituri që ka  përjetuar një traumë dhe si të tilla mund të flasim për crregullime të stresit post-traumatik. I mituri përjeton ankth dhe crregullime të ankthit, ka rënie të entuziazmit për të ardhmen, ka pasiguri për të ndërtuar raporte me të tjerë, humbet besimin te vetja, jeton me ndjenjën e turpit,  etj.

– A lë kjo shenjë në memorien dhe botën e tyre emocionale?

Fëmijëria është segmenti më delikat në jetën e një individi ku vendosen shumë pikëta per të ardhmen. Një fëmijëri që ka jetuar një traumë është një fëmijëri e pajetuar. Ky fëmijë nesër i rritur, ka prirjen të shfaqë pasiguri te vetja, mund të përhetojë ndjenjën e fobisë sociale, mund të bëhet pre e sjelljeve deviante, prej të cilave mund të vuajë pasoja afatgjata jo vetëm ai, por edhe të tjerë pranë tij.

-Si mund të kurohet trauma dhe si mund të bëhet i mundur kthimi i tyre në jetën normale, sociale?

– Trauma ka nevojë të njihet së pari, së dyti të ekzaminohet burimi i saj, të kutpohet lidhja emocionale mes të miturit dhe autorit të veprës, fëmijët zakonisht nuk kanë dëshirë të flasin për abuzimin dhe shpesh herë e vonojnë zbulimin e saj apo tregojnë vetëm një pjesë.

Shërbimi psikologjik falas, shërbimet mbështetëse, informimi i familjes, trajtimi i mirë i fëmijës, të qenët përkrahës dhe optimist kundrejt familjes, të gjitha këto I vijnë në ndihmë rehabilitimit të një të mituri që ka vuajtur një abuzim.

– Modele të tilla, që pasqyrohen në media me një lloj pompoziteti, si e ndikojnë shoqërinë shqiptare?

Shoqëria duke u “bombarduar” me raste të tilla mund të fillojë të jetojë me psikozën e frikës për cfarë ndodh, me humbjen e besimit tek raportet mes njerëzve, jeton me dyshimin për cdo të rritur që I afrohet një të mituri etj. Megjithatë shoqëria në të njëjtën kohë rrit solidaritetin në radhët e saj kundër këtyre ngjarjeve.  Shoqëria duhet të njihet edhe me të drejtat e fëmijëve dhe instrumentat ndërkombëtarë që ka nënshkruar shteti ynë në mbrojtje të tyre sepse në to është marrë në konsideratë interesi më I lartë I fëmijës. Vetë shoqëria ka nevojë të njihet me këto dokumenta të rëndësishëm që të ndihmojë vetëveten me edukimin mbi konceptin e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe te fëmijëve në vecanti, pasi për to flitet realisht pak: Konventa e OKB-ë për të drejtat e fëmijevë, Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, konventat e OKB-së për të drejtat e fëmijëve- të drejtat e fëmijës për t’u dëgjuar. ( viti 2009, komenti 12). Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi drejtësinë miqësore për fëmijët etj.

Opinion.al

 

Etiketa: abuzimi seksualentela binjakufemijetintervistasociologe


Ju sugjerojmë

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
Bota

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

4 Korrik, 2025 10:34 pm
Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

4 Korrik, 2025 9:55 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

4 Korrik, 2025 9:26 pm
Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
InstaBIZ

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

4 Korrik, 2025 9:08 pm
Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë
Bota

Vendi “digjet” nga i nxehti dhe zjarret, dëborë e pazakontë në verilindje të Turqisë

4 Korrik, 2025 8:34 pm
Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Futbollisti i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

4 Korrik, 2025 8:17 pm
Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë
Bota

Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja,Ukraina akuza Rusisë

4 Korrik, 2025 8:08 pm
Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë
Bota

Teksas/ Vdes 9-vjeçarja nga i nhxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë për 8 orë

4 Korrik, 2025 7:59 pm
VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë
Bota

VIDEO/ Momenti kur rojet amerikane hapin zjarr ndaj civilëve palestinezë

4 Korrik, 2025 7:54 pm
Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës
Kryesore

Mbyllet procesi i rinumërimit për qarkun Durrës

4 Korrik, 2025 7:41 pm
Para
Të mirat e ujit të ngrohtë

Të mirat e ujit të ngrohtë

Mourinjo pranon: Ishte shumë e vështirë të bindja Pogbanë

Mourinjo pranon: Ishte shumë e vështirë të bindja Pogbanë

Hungaria “duhet të përjashtohet nga BE-ja”

Hungaria “duhet të përjashtohet nga BE-ja”
















TE FUNDIT

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve

Francë/ Policia përdor thika për të dëmtuar gomonet e emigrantëve
4 Korrik, 2025

Autoritetet franceze kanë nisur të përdorin taktika të reja për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve përmes Kanalit të...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Deklarata e Hamasit: Pranojmë marrëveshje për armëpushim, po të ndalet lufta në Gaza
4 Korrik, 2025

Hamasi ka pranuar propozimin për armëpushim dhe marrëveshjen për pengjet, megjithëse ka kërkuar disa ndryshime të vogla në formulim, raporton...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ 14 vatra zjarri gjatë ditës, 4 prej tyre mbeten aktive

Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
4 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një bilanc për ditën e sotme lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas...

Lexo më shumë

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom

Ndahen Katy Perry dhe Orlando Bloom
4 Korrik, 2025

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë, tre vite pas shpalljes së fejesës së tyre. Çifti, që ka një vajzë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com