Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Interpelancë me ministren Gjonaj, Maliqi flet me emra konkretë

2020/02/03 at 11:49 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Interpelancë me ministren Gjonaj, Maliqi flet me emra konkretë

Ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj është thirrur gjatë seancës së sotme në interpelancë nga një grup deputësh të opozitës parlamentare të cilët përfaqësoheshin nga deputeti Lefter Maliqi.


Shqetësimi për të cilin ministrja ishte thirrur në interpelancë ishte gjendja e rënduar sipas tyre në burgje dhe shkarkimet dhe emërimet që janë ndërmarrë se fundi.

Maliqi e hapi fjalën e tij me ngjarjen e fundit të ndodhur në burgun e Peqinit ku u gjet i pa jetë Andon Mëhillaj.

“Sot vdiq një i burgosur në Peqin, ka vajtur polici e ka gjetur pa ndjenja dhe e kanë cuar në spital të vdekur. Kjo për shkak se të burgjet, por tërë administratë është bërë KCK, nuk ka infermiere, nuk ka mjekë, 287 vetë që mungojnë që nga policia, shëndetësia, edukimi, janë kthyer burgjet në pronë private, ku komandohet, lirohen, transferohen, për shkak të emërimeve të oligarkëve. Peshku është qelbur nga koka, të këpusim kokën e peshkut është vota e lirë dhe zgjimi popullor. A ka ky drejtori të shkuar kriminale, ca lidhje ka ky me kryeministrin, e ke propozuar ti apo të dhanë urdhër. A ka qenë i liruar si agjent i SHIK-ut në 97 në Vlorë, a ka qenë në ndjekje penale te komisariati 3 për shkak të ngjarjes me Sokol Koçiun? Ty të komandon drejtori i Burgjeve, nuk e komandon ti, pse i ka shkarkuar tërë drejtorët e Lleshit, me nipin e vet, ish sekretari i përgjithshëm, bënte tenderat dhe e hoqi dhe e coi këshilltar pranë vetes kryeministri, se tenderat i firmoste ai”, tha Maliqi.

Ai komentoi gjithashtu se paketa “anti-KÇK” do të përdoret për të goditur opozitën.

“Interpelanca e parë është me ministren e Drejtësisë, minitrja është edhe drejtuese e task forcës, drejton një nga ministritë e rëndësishmë, e kemi parë me akuza ndaj ligjit KÇK, se këta e mbyllën antimafian, KÇK paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ja dëgjoni krismën, kësaj polici-shtet që do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë”.

Maliqi foli me emra konkretë dhe akuzoi ministren se komandimet në administratën e Burgjeve që duhet të jenë 3 mujore i kanë shkelur afatet, ndersa nënvizoi se shumë të shkarkuar nga puna po fitojnë gjyqet dhe këto para do dalin nga xhepat e qytetarëve.

“Drejtori i burgut të Korcës ushtartak mbi 3 muaj i komanduar? Po ca ndodh aty brenda? Largoi drejtorin jkuridik anëtar i asamblesë së tyre, e largoi e degjeneroi do vesh jurist i thjeshtë i tha. Shefi i auditit mik i familjes Rama, gruaja e tij ka dalë nuse te shtëpia në Myslym Shyr. Shantazhoi punonjësit e DAP, fitoi e gjyqin për rikthim në detyrë, ka 10 muaj që auditi është i mbyllur në zyrë nuk kontrollojne ca ndodh në burgje. Shef personieli mbi një vit të komanduar, shef logjistike, të komanduar e shkarkon ,fiton gjyqin si shefja e auditit, kush do i paguajë. Drejtori i 302 ka fituar gjyqin, se kanë lekë këta, 290 veta i kanë mangut, drejtorin e Vlorës e shakrkojnë e cojnë ndjekje penale, del e thotë emëron në Vlorë një që e akuzoi vet për lidhje me krimin dhe e heq pastaj, drejtori i 313 e njëjta gjë. Heq Arben Cukon që u ka dhënë dhjetra kuti me vota, hoqën Stefan Cipën, e hoqa për punë të shkëlqyer tha, sëmur dhe ai dy ditë në Greqi ne një operim të vështirë, akoma s’e kanë uruar një pjesë e tyre i urojmë jetë të gjatë. Kunatën e Vasilikës donte ta hiqte, por ndërhyri Vasilika, te Elbasani ndërhyri Taulanti por ja hoqi. Keni liruar specialiste të ministrisë, ky drejtori i klanit famoz e emëron shefe ligjistike në Krujë, as është prezantaur as emëruar, pas dy ditësh dorëzon detyrën, pas dy ditësh kërkon specialist për burgjet, e keni bërë KCK te administrata e burgjeve”, tha Maliqi.

“Kam ardhur këtu të mbrojë institucionin, s’jam këtu për t’ju përgjigjur mllefeve e inateve personale me persona specifikë apo me të gjithë drejtuesit. Nuk po kuptoj cili ishte meraku juaj, ndryshe ishin pyetjet, një panoramë me emra që s’di pse ishin më shumë persona të dënuar se cfarë duhet të përmbante problematika. Unë nuk i jap kaq rëndësi emrave, nëse ka shkelje cohet në prokurori dhe këtu përfundon.

Një pjesë të informacioneve e keni të vjetëruar mos merrni info në kafene ku ish drejtues ju japin të dhëna, por s’janë fakte, ju ngatërrojnë mbase me kastile por shikojni më mirë që kur të vini në interpelancë të mos thoni gjëra të paqëna“, ishte përgjigja e ministres Gjonaj.

“Interpelanca më shumë është për shqiptarët, faktet janë kokëforte, mos më trego kafenenë mua se unë do takohem po ti informacionet e ke nga shoferi jot, por sigurisht në kafene do i marr informacionet se kam, lidhjet e mia, por ç’ligj moj kush do mbajë përgjegjësi për këta që po fitojnë ligjet, pa më thuaj ndonjë llaf, më vjen keq për ty, s’ka asgjë personale, ti e bën shumë mirë detyrën ku të kanë vënë por kjo është e zeza mbi të bardhe ca ndodh në burgjet, administratë e si ndërhyn politika, situata është e zezë në administratën e burgjeve dhe jashtë, pse 7 të burgosur kanë dalë vetëm me këtë drejtor tani e del thotë gjyqtari kck me radhë, ndërkohë që shteti lufton shtetin.” shtoi Maliqi /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
Bota

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

7 Korrik, 2025 7:44 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!
Bota

Akuzat ndaj ish-presidentit brazilian,Trump-autoriteteve të Brazilit:Lëreni rehat!

7 Korrik, 2025 6:48 pm
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot
Sport

Egnatia pret Breidablik në Rrogozhinë, stadiumi mbushet plot

7 Korrik, 2025 6:20 pm
Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…
Aktualitet

Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…

7 Korrik, 2025 6:12 pm
Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën
Rajoni

Mbi gjysmë milioni euro për një Kuvend që nuk e ka nisur punën

7 Korrik, 2025 5:50 pm
Para
Ish-ministri Tahiri angazhon kompani amerikane lobimi

Ish-ministri Tahiri angazhon kompani amerikane lobimi

Foto/ Al Paçino rrëzohet gjatë kalimit në tapetin e kuq të çmimeve “BAFTA”

Foto/ Al Paçino rrëzohet gjatë kalimit në tapetin e kuq të çmimeve “BAFTA”

Xhansu e “Fate të kryqëzuara”më e dashuruar se kurrë me aktorin turk

Xhansu e "Fate të kryqëzuara"më e dashuruar se kurrë me aktorin turk
















TE FUNDIT

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
7 Korrik, 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së, që vendosi vijimin e masës së sigurisë "arrest...

Lexo më shumë

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Shkon në 90 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik, 2025

Të paktën 91 persona janë konfirmuar të vdekur, pas përmbytjeve të menjëhershme në Teksasin qendror. Sipas BBC, mësohet se përpjekjet...

Lexo më shumë

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
7 Korrik, 2025

Kabinat pa leje në Theth, që janë bërë objekt debati mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës, janë në...

Lexo më shumë

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet e 11...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com