Mauro Icardi nuk do të jetë më kapiten i skuadrës së Interit. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, klubi ka bërë publik vendimin duke bërë me dije se kjo detyrë tashmë i kalon portierit Samir Handanovic.
Ky vendim i drejtuesëve të klubit ka ardhur në një moment ku diskutimi mbi rinovimin e Icardit ishte kthyer në një çështje shqetësuese, dhe sigurisht që tani vihet në diskutim nëse Icardi do të qëndrojë sërish tek Interi.
Tani tifozët po presin reagimin e Icardit dhe sigurisht bashkëshortes së tij, Wanda Nara./E.M