Interi ka mundur Bolonjën 3-1 duke vënë nën presion Milanin që kryeson Serie A. Zikaltrit e Contes kanë shkuar në avantazh në minutën e 16 ’me një dominim të Lukakut, ndërkohë që në minutën ‘45 Hakimi thelloi avantazhin. Ai shfrytëzoi gjithashtu një pasim të Brozovic në minutën e 70-të dhe shuajti shpresat e Bolonjës që arriti vetëm një gol me Vignaton në minutën e 67-të.
Tre gola, tre pikë dhe fitorja e tretë radhazi në kampionat. Interi i Contes duket se ka gjetur rrugën e duhur pas disa lëvizjeve në fillim të sezonit, me dy figura kryesore si Lukaku dhe Hakimi./Opinion.al