Sport

Interi bën ndryshime, “pronoton” 19-vjeçarin e skuadrës angleze


               Publikuar në : 16:21 - 22/06/19 |
Opi Nion

Interi po bën ndryshime të mëdha si në stafin drejtues ashtu dhe në merkato.

Mësohet se zikaltërit po tentojnë që të firmosin me Ryan Sessegnon, i cili vlerësohet me rreth 50 milionë euro nga skuadra e tij, Fulham.

Sipas “The Sun”, anteri nuk e do për dëshiron 19-vjeçarin këtë verë, por po tenton ta “pronotojë” për sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, “Tuttosport” raporton se teknik i zikaltërve, Piero Ausilio ishte i pranishëm në humbjen 2-1 të Anglisë në Francë në Kampionatin Evropian U-21, ku ka pasur si qëllim të shikoj nga afër aftësitë e Sessegnon.

Interi nuk është skuadra e vetme që dëshiron shërbimet e Ryan Sessegnon, pasi ka një konkurencë të fortë si Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund./ Opinion.al E.Xh.

Pas