Aktualitet

Interes për ish-Bashkimin Sovjetik? Çfarë shihet në profilin e rusëve të arrestuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:57 - 21/08/22 |
Opi Nion

Vajza në foto është Svetlana Timofoeva, 33-vjeçarja që një ditë më parë u ndalua pranë uzinës së armëve në Gramsh.

E identifikuar në instgram me emrin Lana Sator, e reja duket e interesuar dhe fokusuar në fotografimin e objekteve të vjetra, të braktisura dhe atyre ushtarake. Në profilin e saj ajo shkruan se është fotografe dhe gjithashtu guidë e tuneleve në Gjeorgji. Duket se Timofoeva ka një interes të veçantë për vendet ish-komuniste dhe mbi të gjitha republikat e Bashkimit Sovjetik, mbi rrëzimin e të cilit ajo ka punuar edhe në një dokumentar.

Ndërkohë 25-vjeçari ukrainas me inicialet F.A, ndërsa shkruan se është inxhinier kompjuterash, e kishte vizituar edhe më herët Shqipërinë, kur një vit më parë kishte qenë edhe në tunelin e Porto Palermos.

LEXO EDHE –  FOTOT/NGA TUNELET TEK FISHEKËT, ÇFARË FOTOGRAFUAN RUSËT NË SHQIPËRI

Edhe pse të rinjtë kanë deklaruar se janë blogerë, është e paqartë dhe dyshuese sjellja e tyre dhe sulmi me spray neuro-paralizues ndaj ushtarëve në Gramsh./Opinion.al

Pas