Skuadra e Interit është në kërkim të një sulmuesi tjetër, pas blerjes së Laurato Martinez.
Zikaltrit po tentojnë të marrin në skuadër sulmuesin e Sassuolos, Matteo Politano.
Agjenti i lojtarit, Davide Lippi ka mbajtur një takim me drejtuesit zikaltër pasditën e sotme në selinë e klubit Sunning.
“Ne jemi duke punuar me Politanon që ta dërgojmë në Inter. Ata janë të interesuar”, tha agjenti Davide Lippi për Sky Sport Italia.
Skuadra e Sassuolos kërkon 25 milionë euro për lojtarin.
Interes për Politano-n kanë shfaqur edhe skuadra e Napolit, Milanit dhe Romës.